• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Ndërhyjmë në 18 rrugë, mbajmë premtimin për investimet

by A R
16/07/2016 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë mijë banorë që jetojnë në pjesën fundore të ish Fushës së Aviacionit do të kenë shumë shpejt në dispozicion infrastrukturë moderne. Bashkia e Tiranës po përfundon zbatimin e projektit të rikualifikimit urban të bllokut të banesave që kufizohet me Rr. Dritan Hoxha, Rr. Teodor Keko, Rr. Anesti Lubonja dhe Parkun tek Ish Pista e Aviacionit. Punimet për rikualifikimin e infrastrukturës në këtë bllok u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shpreh i kënaqur me ecurinë e tyre.

“Janë 18 rrugë, të cilat do ta ndryshojnë ndjeshëm nivelin dhe cilësinë e jetës urbane në njësinë 7. Ishte e paimagjinueshme që e gjithë kjo zonë në afërsi të doganës, pra hyrja në kryeqytetin e shqiptarëve, i ngjante në fakt një zone totalisht primitive dhe të degraduar nga ana e urbanistikës. Kemi qenë këtu edhe gjatë fushatës, ndaj na jep kënaqësi që 2 javë para se të mbushet viti nga marrja e detyrës, kemi zhbllokuar një projekt që zvarritej pafundësisht. Sot jemi në një fazë ku, një pjesë e madhe e punimeve kanë mbaruar. Besoj se para afatit 10-mujor të punimeve, pra në krye të 5 muajve, do të kemi mbaruar urbanizimin e zonës”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se pas urbanizimit, në këtë zonë do të vendoset edhe linja e re e autobusëve për stacionet e të cilëve është i mirëpritur edhe kontributi i qytetarëve. “Pas urbanizimit të zonës në këto 18 rrugë, do të fillojë edhe linja e re autobusëve, që të sigurohemi që jo vetëm asfaltojmë, por edhe shtojmë transportin për të lidhur qytetarët me njëri-tjetrin, po ashtu edhe lagjet e Tiranës me pjesët e tjera të qytetit”, tha ai. Një tjetër projekt që prek njësinë 7 është dhe nisma e bashkisë për ndërtimin e 20 shkollave të reja në të gjithë Tiranën. Ndërkohë, Veliaj kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të krijuar hapësirat e nevojshme publike brenda zonave të banuara.

“U bëj thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës, me kompanitë zbatuese, për të tërhequr avllitë dhe muret e tyre. Tërheqja e murit vërtet liron 1 metër trotuar, por i shton shumë herë më shumë vlerën asaj shtëpie dhe lagjes”, tha Veliaj. Ai vlerësoi vendimin e qeverisë për të legalizuar ndërtimet pa leje, por theksoi se edhe qytetarët duhet të përgjigjen me të njëjtën bujari. “Shumë mirë që kjo qeveri i ka legalizuar ndërtesat pa leje, por tani është e rëndësishme që me të njëjtën monedhë, qytetarët që sapo kanë legalizuar ndërtesat e tyre, t’i përgjigjen bujarisht qytetit duke lejuar që të kemi së paku 1-2 metër trotuare në funksion të hapësirës së përbashkët. Kështu, përfitojmë të gjithë, sidomos ata që për hir të trotuarit u del prona në pah dhe kanë një hapësirë më të këndshme përpara shtëpisë së tyre”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës do të vazhdojë punën gjatë gjithë verës me projektet e saj, në mënyrë që kur qytetarët të kthehen nga pushimet të gjejnë institucione dhe ambiente më të mira. “Dua t’i falenderoj qytetarët për durimin dhe i garantoj që kur të kthehen nga pushimet, në fund të gushtit dhe në fillim të shtatorit, jo vetëm që do të gjejnë të gjithë institucionet sociale dhe arsimore gati për fillimin e vitit të ri shkollor, por do të gjejnë edhe një pjesë të rëndësishme të Tiranës nën një administrim të ri të kompanisë publike të pastrimit; një Tiranë më të pastër, me më shumë sinjalistikë dhe më shumë investime”, deklaroi ai.

Ndërsa deputetja e PS, Vasilika Hysi, solli në vëmendje rëndësinë e ndërhyrjes së bashkisë për të siguruar rrugë me standarde. “Këtu për 20 vite, banorët kanë jetuar mes baltës, mungesës së ndriçimit, rrugëve të prishura. Ka qenë një rrugë e vështirë, me rrezikshmëri të lartë, jo vetëm për shkak të mungesës së ndriçimit, por edhe të gropave. Sot ju shihni një rrugë komplet ndryshe dhe shpresoj e uroj që kjo punë që po bëhet këtu, të vijojë në pjesët e tjera të kësaj njësie”, tha ajo.

Ky bllok banimi përfshin banesa kryesisht informale dhe shtrihet midis rrugës së Durrësit, Unazës së Madhe të Tiranës, Lumit të Lanës dhe parkut tek ish Fusha e Aviacionit. Ky Bllok ka një sipërfaqe sipërfaqe rreth 14.7 ha dhe ndërtimet e kësaj zone janë 1-3 kate të ndërtuara pas viteve 1990. Ndërhyrjet po realizohen në 18 akse rrugore, ndërsa për zgjerimin e rrugëve në bashkëpunim me banorët  janë prishur rreth 85% e mureve.

Next Post

VIDEO / Erdogan nuk kërkoi azil, ja se ku fluturoi avioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In