• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: “Na u bashkoni nesër për festimet e Ditës së Verës, Tirana nuk i përulet zjarrit”

by Java News
16/03/2019 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E diela e nesërme do të rezervojë shumë surpriza për qytetarët e Tiranës. Me rastin e Ditës së Verës, Bashkia e Tiranës ka organizuar më shumë se 50 aktivitete, lojëra, dhe muzikë, që do të shoqërojë qytetarët gjatë gjithë ditës.

Por, një ditë para festimeve, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim sportistët e njohur të “3 Red Bull Freestyle Motocross Professional Athletes”, Aleš Liemann, Martin Koren, Julian Vanstippen, të cilët do të dhurojnë një performancë të bukur nesër në orën 12:00 në sheshin “Nënë Tereza”, për të gjithë të apasionuarit pas motorrave dhe sporteve ekstreme.

“Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës që të na bashkohen nesër, por edhe qytetarët nga qytetet përreth dhe të gjithë Shqipërisë, apo edhe ata që po na ndjekin nga Maqedonia, Kosova e Mali i Zi, që  e shohin Tiranën si epiqendrën e çdo gjëje ‘cool’, me art, kulturë, sport. Dita e Verës u la enkas të dielën që të kishim një ditë me diell, një ditë pushimi, ku miqtë tanë që do jenë në 50 skena të ndryshme në gjithë qytetin gjatë 24 orëve, të ishin me ne prezent. Jam shumë i lumtur që do të kemi një të diel fantastike”, tha ai.

Veliaj ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që t’i bashkohen festimeve të organizuara nga Bashkia e Tiranës duke premtuar një ditë të paharruar. Teksa e cilësoi një shfaqje të turpshme dhunën e përdorur në protestën e sotme ndaj pronës publike, ai theksoi se shumica në këtë qytet nuk e do dhunën, përkundrazi do që gjërat të shkojnë përpara.

“S’mund ta mohoj; sot patëm një ditë të shëmtuar. Fatmirësisht s’pashë asnjë qytetar nga Tirana dhe unë besoj se ata njerëz që vërtet e duan qytetin, jo vetëm që nuk këpusin një lule, por nuk përqafojnë dhunën, pavarësisht nëse janë të majtë apo të djathtë, duan që gjërat të shkojnë përpara, duan që partia kryesore të jetë familja e tyre, mirëqenie  e familjes së tyre, gëzimi i fëmijëve të tyre”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku tha se përtej bindjeve politike, detyra e qytetarëve në 17 mars është që të tregojnë se ky qytet nuk e pranon bullizmin. Ai shprehu bindjen se nesër do të kemi një shprehje qytetarie për të treguar se Tirana nuk i përulet dhunës. “Një qytet që është i pastër, një qytet që është i drejtë, i përqafon dhe i pranon të gjithë. Ndaj, dua t’i ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës, s’ka rëndësi nëse jemi të majtë ose të djathë, por nesër kemi një detyrë qytetare që të tregojmë se ky qytet nuk e pranon bullizmin dhe ky qytet qëndron për disa vlera për të cilat nuk ka dhunë që mund t’i mohojë. Jam i bindur se nesër do të kemi një shprehje qytetarie për të treguar se Tirana nuk i përulet bullizmit, që Tirana nuk i përulet dhunës, që Tirana nuk i përulet zjarrit, hurit dhe litarit, edhe që Tirana në fakt është një qytet që e do jetën, e do kulturën, e do artin, e do sportin, që është i hapur për të gjithë”, tha Veliaj.

Aktivitetet do të jenë të shtrira në zona të ndryshme të kryeqytetit, për t’iu mundësuar qytetarëve sa më shumë lojëra, argëtim, dhe hapësira festive. Muzika do t’i shoqërojë kryeqytetasit edhe në zonën e ish-Bllokut, ndërkohë që për të gjithë ata që do t’i drejtohen kodrave të Liqenit Artificial, Bashkia e Tiranës ka organizuar koncerte, panaire dhe kampionate të ndryshme.

“Me të gjithë miqtë që na janë bashkuar në 50 skena, duke filluar nga “Blv. i Ri”, te Sheshi “Skënderbej” që është epiqendra e festimeve, te Parku “Rinia”, ku fokusi do jetë te fëmijët, te sportet ekstreme që i kemi te Sheshi “Nënë Tereza” dhe pastaj përfundojnë të gjitha aktivitetet te liqeni, ku edhe aty kemi një larmi aktivitetesh; duke filluar nga një skenë mbi ujë te Liqeni, e deri te aktivitetet e mëdha te Amfiteatri. E gjithë dita e nesërme është projektuar si një xhiro e madhe nëpër Tiranë, ku secili kap secilin prej 50 stacioneve, për ta mbyllur ditën te Liqeni i Tiranës, edhe për të thënë që Tirana jonë nuk përulet kurrë dhe është padyshim qyteti më i mirë në rajon”, deklaroi ai.

Aleš Liemann, një prej motoristëve të “3 Red Bull Freestyle Motocross Professional Athletes”,  premtoi nesër një super shfaqje, ndërsa vlerësoi Tiranën duke shtuar se do të rikthehet sërish.

/a.meta

Next Post
I rrezikohet mandati, Ylli Shehu shfaqet në Londër tek Partia Laburiste

I rrezikohet mandati, Ylli Shehu shfaqet në Londër tek Partia Laburiste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Marsi mbyllet me mot të paqëndrueshëm! Sinoptikanët parashikojnë reshje shiu gjatë kësaj jave

March 23, 2026
The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

March 23, 2026
“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

March 23, 2026
Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

March 23, 2026
Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

Reagimi i Ambasadës, Braçe: Dekori i zjarrit paska qenë me flamuj gjermanë, por Gjermania qenka kundër

March 23, 2026
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

March 23, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

March 23, 2026
Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

March 23, 2026
Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

March 23, 2026
Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In