• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Na duhet një Besëlidhje e Re e shqiptarëve drejt Europës

by A R
02/03/2022 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lezha, në ditën e 578-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, ku u mblodh Unioni i Bashkive shqiptare të Rajonit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bëri thirrje për një Besëlidhje të re dhe moderne, atë për integrimin e të gjithë shqiptarëve drejt Bashkimit Europian. Takimi u mikprit nga kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, dhe mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama.

“Sot ne duam të bëjmë thirrje për një Besëlidhje të Re, për një Besëlidhje të kohëve moderne të shqiptarëve, që e kanë vendin e tyre në Europë, dhe sot janë më afër se kurrë këtij objektivi. Ndaj, edhe ftesa për secilin prej jush është ta shfrytëzojmë këtë moment sa i kemi punët mirë, se historia mesa duket ndryshon. Një ditë gjërat shkojnë siç duhet dhe një ditë tjetër ndodh ajo që ndodhi në Ukrainë”, u shpreh Veliaj.

Duke folur për situatën e rëndë që po kalon Ukraina e pushtuar nga trupat ruse prej 6 ditësh, Veliaj ftoi të gjitha bashkitë pjesëmarrëse t’i bashkohen Bashkisë së Tiranës në ndihmat humanitare në drejtim të Kievit. “Do të doja që kjo platformë të ishte edhe një ndihmë – ashtu siç e kemi filluar në Tiranë dhe në disa qytete të tjera, – për të çuar ndihma në Ukrainë, për të treguar solidaritet, kur sot i kemi punët mirë, kur sot kemi dy shtete shqiptare dhe kemi një njohje shumë herë më të madhe të të drejtave të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ishte thirrja e Veliajt.

Sot, tha ai, dielli ndrit për shqiptarët kudo në Ballkan dhe që të sigurohemi që ky diell të vazhdojë të shndrisë, është mirë ta duam, ta ndihmojmë dhe të bashkëpunojmë me njëri- tjetrin.

“Sot po lexoja një reflektim të presidentit Zelensky, i cili tha: ‘Lufta, me gjitha sfidat e jashtëzakonshme dhe vuajtjen e madhe, na mësoi ta duam njëri-tjetrin, na mësoi të heqim dallimet, të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe çuditërisht natyra njerëzore qenka gatuar që vetëm kur është keq kujtohet ta dojë tjetrin’. Unë besoj se madhështia e një kombi nuk është nëse bashkëpunon në ditë të këqija, por kur bashkëpunon edhe në ditë të mira. Ne nuk e pengojmë njëri-tjetrin, përkundrazi e fuqizojmë njëri-tjetrin. Ne nuk e përçajmë shoqërinë, përkundrazi e bashkojmë shoqërinë. Kanë kaluar qindra vite nga koha e Skënderbeut dhe nuk na lipset vetëm bashkimi për hall, na lipset edhe bashkimi për punë, na lipset edhe bashkimi për të çuar projekte të tjera përpara, na lipset një bashkim që është përtej logove të partive tona, na lipset një bashkim që është përtej stemave të komunave e bashkive tona,” e vuri theksin ai.

Në takim morën pjesë kryetarët e komunave anëtare të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon, nisëm e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e cila synon shkëmbime të rregullta në nivel ekspertësh, përvoje dhe projektesh mes bashkive të këtij rrjeti, si dhe zhvillimin e rregullt të programeve të përbashkëta kulturore dhe artistike me një kalendar të unifikuar.

/a.r

Next Post
Ministri i Jashtëm ukrainas, thirrje SHBA: Kemi nevojë për dërgesa shtesë të armëve, veçanërisht për Forcën Ajrore. Tani

Ministri i Jashtëm ukrainas, thirrje SHBA: Kemi nevojë për dërgesa shtesë të armëve, veçanërisht për Forcën Ajrore. Tani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In