• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj mirëpret në Tiranë homologët e Bashkive të Rajonit: Së shpejti nisim turin ‘Eja në shtëpinë tënde’

by
10/06/2021 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj mirëpriti sot në Tiranë homologët e Bashkive të Rajonit. Ku diskutuan për hapjen e vendit pas pandemisë së Covid 19 dhe bashkëpunimin për t’i ardhur në ndihmë njëri-tjetrit.

“Ndonjëherë krizat janë edhe në mundësi, mundësi për të na bashkuar, për të bashkëpunuar, mundësi për t’u bërë pak më të mirë, mundësi për të vlerësuar gatishmërinë e kalitjen e organizatave tona, kështu që patjetër një sfidë por edhe një mundësi”, u shpreh Veliaj gjatë fjalës së tij.

Kryebashkiaku pohoi se është i lumtur që kjo mbledhje përkon edhe me hapjen e Shqipërisë pas pandemisë.

“Kemi pasur disa ditë rresht ku i kemi pasur një shifrore numrat e të infektuarve e nëse vazhdojmë me këtë trend Shqipëria do të shkojë drejt një hapje përfundimtare. Në sheshin “Skënderbej” janë dy hapësira, një ku shkon e vaksinohesh dhe tjetra ku do të shohim Kampionatin Evropian të Futbollit. Kjo është një metaforë e adaptimit. Do duhet të jetojmë edhe me sëmundjen edhe me këtë betejë, do duhet të jetojmë edhe me rutinën e përditshme e të japim sinjale të një jete që vazhdon”, tha Veliaj.

Temat e takimit u fokusuan te rimëkëmbja ekonomike, kryesisht nëpërmjet turizmit pas pandemisë. “Duhet të sigurohemi që mbijeton ekonomia e vendeve tona që bazohen te turizmi, ndaj edhe turi “Eja në shtëpinë tënde” ka rëndësi. Kemi idenë e skemës së kufijve të hapur për të siguruar që paratë e turizmit të mbeten në xhepat e shqiptarëve, të mbeten në strukturat turistike të qyteteve tona”, përfundoi Kryetari i Bashkisë. Mbledhja e sotme përkoi me ditën kur përkujtohet Lidhja e Prizrenit.

/b.h

Next Post
VIDEO/ Në Skënderaj, Albin Kurtin e presin me vezë dhe me brohorima për UÇK-në dhe Thaçin

Samiti i Ballkanit, Kurti: Nismat rajonale ngecin nga mosnjohja e Kosovës nga Serbia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

April 3, 2026
Avion luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

Avion luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

April 3, 2026
Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

April 3, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

April 3, 2026
Tragjedi në Durrës! Humb jetën në shkollë 17-vjeçari, dyshohet arrest kardiak

Tragjedi në Durrës! Humb jetën në shkollë 17-vjeçari, dyshohet arrest kardiak

April 3, 2026
Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

April 3, 2026
Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In