• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj me mësuesit: Ndërtojmë 20 shkolla të reja në 2017-n

by Java News
22/12/2016 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për vitin 2017, Bashkia e Tiranës do të fillojë projektin për ndërtimin e 20 shkollave të reja. I pranishëm në pritjet e organizuara me rastin e festave të fundvitit me mësuesit e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” dhe të shkollës 9-vjeçare, “Fan Noli”, Kryetari i Bashkisë theksoi se investimet do të rrisin cilësinë në të gjitha shkollat e tjera të kryeqytetit.

“Mezi pres në fakt që të fillojmë me projektin tonë të 20 shkollave të cilat do të ndërtohen në vitin 2017. Lajm i mirë për ju sepse ulet pak stresi dhe presioni që të gjithë duan të shkojnë në një shkollë. Qëllimi ynë është që të mos kemi vetëm një ose dy shkolla që janë si ishuj ekselence, por të krijojmë kushte që në të gjitha shkollat e Tiranës, ne të shkëlqejmë si qytet dhe fëmijët që na besohen çdo ditë në shkolla, në kopshte, në çerdhet tona, ne të bëjmë më të mirën që ata t’ia dalin në jetë dhe t’ia dalin me sukses”, tha ai. Veliaj theksoi se situata më emergjente për infrastrukturën ka kaluar, ku fokusi vitin e parë ka qenë kryesisht në ndërtimin e kopshteve dhe të çerdheve.

“Vitin i parë ka qenë emergjencë. Fokusin më të madh e kemi pasur tek çerdhet, tek kopshtet duke qenë se aty janë edhe më të ndjeshëm, më të pambrojtur, me më shumë nevojë për kujdes dhe gjendje më katastrofale. Fëmijët janë gjëja më e çmuar e këtij qyteti. Ndaj dhe ne u morëm pikërisht me ata që s’votojnë, për të treguar që duhet të punojmë për gjeneratën tjetër sesa për zgjedhjet e ardhshme. Ndaj dhe unë besoj që secili e ka këtë mision, të fillojmë të punojmë për gjeneratën tjetër”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë i cilësoi tepër pozitive rezultatet e arritura nga shkollat e kryeqytetit në testimin që u bë nga Programi Ndërkombëtar për Vlerësimin e Njohurive të Nxënësve (PISA).

“Jam ndjerë shumë i inkurajuar nga rezultatet e fundit të PISA që bënë për nxënësit e gjimnazeve. ‘Petro Nini’ ka qenë gjithashtu një nga shkollat ku nxënësit janë testuar. Është një kompliment kur nxënësit kanë dalë me rezultate kaq të mira. Për Shqipërinë nuk kishte ndodhur ndonjëherë që të kishte kapërcyer 21 vende vetëm në 1 vit. Do të thotë që po punohet me zemër, do të thotë që njerëzit po investojnë fort, do të thotë që ka shpresë për Tiranën sepse një rezultat i mirë i një gjimnazisti sot, do të thotë një e ardhme shumë më e mirë për qytetin nesër”, tha ai.

Ndërkohë, në pritjen e organizuar me mësuesit e shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, ku e pranishme ishte dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, Veliaj shprehu besimin se falë punës së Bashkisë, Tirana do të jetë një qytet edhe më i mirë për të jetuar.

“Kur vjen puna për menaxhimin e qytetit, ka vetëm një parti: një parti për pastërtinë, rregullin, bashkëjetesën, njerëzillëkun, solidaritetin që kemi mes njëri-tjetrit. Ndaj dhe besoj se përtej çdo ndasie, kur vjen puna tek qyteti, kush është qytetar mendon njësoj, do të shohë që gjërat ecin përpara dhe ky të jetë një vend dhe qytet shumë më dinjitoz, se ai që gjetëm kur erdhëm fillimisht këtu”, tha ai.

Veliaj falenderoi stafin e mësuesve të shkollës “Fan Noli”, për angazhimin e tyre të përditshëm për miredukimin e brezit të ri. Kryebashkiaku deklaroi se aleati më i madh për një kryetar bashkie janë pikërisht mësuesit të cilët kujdesen për të ardhmen e qytetit. Në këtë kuadër, ai u shpreh optimist edhe për suksesin e projektit për diferencimin e mbetjeve, i cili ka gjetur një mbështetje të madhe tek nxënësit, të cilët janë bërë mesazherët më të mirë.

ma.me
Next Post
Luftime të ashpra mes rebelëve dhe forcave qeveritare në Aleppo

Forcat qeveritare të Asadit, pas 5 vitesh, vënë nën kontroll Aleppon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In