• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj merr Çelësin e Goteborgut, plan me Bashkinë e Stokholmit për 2 milionë pemë në Tiranë

by Java News
13/10/2016 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas çmimit për Inovacion që mori javën e shkuar në Ljubljanë, për drejtimin e Tiranës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ftua për një vizitë zyrtare një ditore në Suedi, ku u nderua edhe me Çelësin e Qytetit të Goteborgut. Menaxhimi qyteteve, por edhe zbatimi i projekteve që sjellin jo vetëm përmirësim të shërbimit ndaj qytetarëve, por edhe që janë paqësore ndaj ambientit, kanë qenë çështjet për të cilat ai diskutoi në një sërë takimesh me zyrtarët suedezë.

Ai u prit fillimisht në një takim nga Sekretari i Shtetit, Oscar Stenström, me të cilin diskutoi mbi mundësitë e bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe atyre suedeze në shkëmbimin e përvojave, por edhe për projekte konkrete zhvillimi. Nga ana e tij, Sekretari i Shtetit, Oscar Stenström, vlerësoi menaxhimin efikas të Tiranës nga ana e administratës së re. Ndërkohë që, u ra dakord për të përcaktuar një platformë konkrete bashkëpunimi mes bashkive suedeze dhe Tiranës në çështjen e dixhitalizimit, transportit publik dhe turizmin.

Në vijim të vizitës së tij në Suedi, kryebashkiaku Veliaj u prit në një takim të veçantë edhe nga Presidentja e Këshillit të Bashkisë së Stockholmit, Eva-Louise Erlandsson Slorach. Gjatë këtij takimi u bisedua në lidhje me mundësitë konkrete që ekzistojnë në zbatimin e përvojave dhe praktikave më të mira që Bashkia e Stockholmit ka zbatuar dhe që mund të jenë të vlefshme edhe për Tiranën. Gjithashtu, bashkëbiseduesit ranë dakord që mes dy qyteteve të planifikohen shkëmbime personeli për axhendën Green Cities dhe zbatimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Tiranës për mbjelljen e 2 milionë pemëve të Pyllit Orbital në 15 vitet e ardhshme.

Në mbyllje të vizitës së tij, Veliaj u prit edhe nga Kryetarja e Bashkisë së Goteborgut, Lena Malm, e cila i dhuroi kryebashkiakut të Tiranës edhe Çelësin e Qytetit të Goteborgut. Pjesë e këtij takimi ishte edhe komuniteti shqiptar që jeton aty. Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e zbatimit të disa nga projektet inovative që zbaton Bashkia e Goteborgut, sidomos në drejtim të përdorimit të mjeteve hibride në transportin urban.

Në Goteborg, kompania e njohur e makinave Volvo, po piloton sistemin e autobusëve hibridë dhe elektrikë, nje projekt ky që përkon edhe me angazhimin e kryebashkiakut Veliaj për të vazhduar trendin e nisur në Tiranë me mjetet e bashkisë dhe policisë.

veliaj-ne-qendren-e-volvosveliaj-me-sekretarin-e-shtetit-oscar-stenstromveliaj-me-presidenten-e-keshillit-te-bashkise-se-stokholmit-eva-louise-erlandsson-slorachveliaj-me-kryetaren-e-bashkise-goteborgut-lena-malm-3veliaj-me-kryetaren-e-bashkise-goteborgut-lena-malm-2veliaj-me-kryetaren-e-bashkise-goteborgut-lena-malm-5

Next Post
“Babagjyshët”, Krimet e Rënda: 62 vite burg për bandën e Ilir Kupës

“Babagjyshët”, Krimet e Rënda: 62 vite burg për bandën e Ilir Kupës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In