• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj me veteranët e luftës: Nuk do të lejojmë vandalizimin e kujtesës, shpirtit dhe historisë tonë

by
09/06/2015 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veteranët mbështesin kandidatin e koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Në një takim me Komitetin e Veteranëve të Luftës, i shoqëruar edhe nga deputeti i PS, Pandeli Majko, kandidati Veliaj mori mbështetjen e tyre në garën për kryebashkiak dhe u kërkoi atyre që në ditët e mbetura, deri më 21 qershor, të inkurajojnë të gjithë banorët për të dalë në votime. “Duke ju falenderuar me gjithë zemër mbi kontributin për zgjedhjet e lokale që po afrojnë, nga sot kemi edhe 12 ditë, çka do të thotë që secili prej nesh duhet të inkurajojë gjithë Tiranën, edhe 13 komunat që na janë bashkuar, që të shkojmë në drejtimin e duhur. Unë ndihem sot i bekuar, i lumtur dhe mirënjohës që kam të gjithë mbështetjen tuaj”, deklaroi Veliaj.

 

Në fjalën e mbajtur në takimin e zhvilluar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, kandidati i majtë deklaroi se do të përkushtohet në krye të bashkisë së Tiranës për të mundësuar që të rikthejë në çdo lagje hapësirat publike në shërbim të veteranëve. “Do të krijojmë hapësira ku veteranët të kenë mundësi ku me një kosto të ulët të lexojnë gazetat, të pijnë një kafe, ashtu siç Edi Rama bëri deri në vitin 2011”, tha Veliaj. Ai kërkoi bashkëpunimin e këtij komuniteti për të mundësuar një bashkëveprim më të mirë me bashkinë, ku për 11 minibashkitë dhe 13 komunat që janë sot, të caktohet një përfaqësi që do të mbajë komunikimin me të, gjatë mandatit.

 

“Për të gjitha këto jam shumë i vëmendshëm dhe do të jem shumë i kujdesshëm që në secilën prej 24 njësive të kemi 24 partneritete me Komitetin e Veteranëve”, deklaroi Veliaj. Ai sqaroi se në krye të Bashkisë së Tiranës do të vendosë një zë të veçantë për investimet fizike në infrastrukturë që kanë të bëjnë me memorien tonë kolektive. “Unë besoj se është pafalshme që të lejojmë vandalizmin e asaj që është kujtesa jonë, shpirti dhe historia jonë. Ndaj do të doja shumë që të kishim një bashkëpunim për të pasur një inventar të të gjithë objekteve që kanë nevojë për restaurim”, theksoi Veliaj.

 

Ndërkaq, përfaqësuesit e Komitetit të Veteranëve të Luftës u shprehën të bindur se me Erion Veliajn si kryetar i Bashkisë së Tiranës do të realizohen të gjithë dëshirat dhe aspiratat e veteranëve dhe pjesëtarëve të familjeve të dëshmorëve. Ata vlerësuan punën e kandidatit Veliaj në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, sidomos për reformën e pensioneve, dhe dhanë mbështetjen e tyre të plotë për kandidimin e tij në garën për Bashkinë e Tiranës, si njeriu i duhur për ta çuar kryeqytetin në drejtimin e duhur.

Next Post

Dako takim me studentët, premton terrene sportive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet ish-ministri Beqaj dhe dy persona të tjerë! Reagon SPAK: Vendimi nga GJKKO për…

La në fuqi paraburgimin për Ilir Beqajn, zbardhet vendimi i Kushtetueses

March 13, 2026
Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

March 13, 2026
Kasmi: Enver Hoxha dha urdhër që asnjë gjerman të mos dalë gjallë. Luftë e vërtetë në Tiranë!

A ka ardhur koha që ambasadat perëndimore t’i kthehen diplomacisë klasike?

March 13, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

Kush po e fiton luftën e narrativës? Makineria e propagandës së Iranit përpiqet të “blejë” botën

March 13, 2026
E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

March 13, 2026
Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

March 13, 2026
Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

March 13, 2026
Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

March 13, 2026
Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

March 13, 2026
Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In