• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj me të rinjtë në Kavajë: Ejani në shtëpinë e fitimtarëve, lërini të lodhurit e PD-LSI të pushojnë!

by Ardit Rada
16/02/2021 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i PS për Tiranën, Erion Veliaj, zhvilloi një takim me të rinj në Kavajë, ku nivelin e kandidatëve të propozuar nga PD-LSI për qytetin i quajti fyerje, figura të konsumuara dhe që nuk kanë bërë asnjë punë kur ishin në qeveri.

“I kemi parë çfarë kanë pasur në dorë dhe nuk kanë bërë asnjë punë. E quajmë fyerje për Kavajën kur na sjellin më të lodhurin e partisë më të lodhur sot në Shqipëri, Petrit Vasilin. Nuk ka njeri që të mbajë mend një punë që të ketë bërë. U mundën në Tiranë dhe thonë, të paktën e çojmë në Kavajë se ata nuk e njohin. Shikoni palën tjetër! Gridën e mundi Durrësi, pastaj edhe Tirana e nxorri me rezultatin më të dobët, tani e kanë sjellë në Kavajë. Ata sjellin më të dobëtit, ne sjellim më të mirët. Ata sjellin më të lodhurit, ne sjellim më të shkathëtit. Ata sjellin më të konsumuarit, ne sjellim ata që kanë energji për të dhënë për Kavajën, për Tiranën dhe për gjithë Shqipërinë. Kjo është diferenca,” vuri në dukje Veliaj.

Arsyeja kryesore që sipas Veliajt nuk duhet besuar te ndryshimi që PD-LSI trumbetojnë gjatë kësaj fushate, është fakti i thjeshtë se ata nuk besojnë te Shqipëria.

“Kanë hapur gardërobën e politikës së vjetër dhe të gjitha rraqet e 30 viteve të fundit na i sjellin si ndryshim. Unë kam jetuar në Amerikë, padyshim mund të kisha qëndruar atje, por e kam pasur pasion të punoj këtu dhe vendosa të kthehem e të shërbej këtu. Etjeni mbaroi Harvardin, mund të kishte qëndruar në Amerikë, por u kthye këtu sepse njeriu beson te gjëja që shërben. Kurse Lulzim Basha e ka familjen me shtetësi holandeze. Ilir Metën e ka të tijin, që po jep pasaportat shqiptare 5 lekë tufa, si majdanoz, e ka shumë kollaj që për një ditë, me një firmë, ta bëjë gruan me nënshtetësi shqiptare. Por ata nuk besojnë te Shqipëria. Kur ty nuk të beson familja jote, fëmijët e tu dhe gruaja jote, çfarë pret nga fëmijët e shqiptarëve?”, deklaroi Veliaj.

“Sot kriza më e madhe në Shqipëri është rindërtimi dhe vaksina, – shtoi Veliaj – por ata nuk thonë asnjë rresht për tërmetin dhe pandeminë. Për sa kohë që as ata vetë nuk e besojnë që do fitojnë, na lind e drejta që edhe çunave dhe gocave demokratë t’u themi, “ejani te shtëpia e fitimtarëve, ejani te ata që i çojnë punët deri në fund”, shtoi Veliaj.

Next Post
13-Vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ Mbretëresha Elizabeth II, Steinmeier, Macron e Mattarella urojnë Osmanin

13-Vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ Mbretëresha Elizabeth II, Steinmeier, Macron e Mattarella urojnë Osmanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In