• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Veliaj me të rinjtë e FRESSH: PS realizon ambiciet e çdo te riu, nuk i përdorim mish për top

by Java News
01/11/2020 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një takim me strukturat e FRESSH-it, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Partia Socialiste nuk do jetë kurrë një parti që do i përdorë njerëzit mish për top. Drejtuesi politik i PS për Qarkun, tha se ndarja mes PS dhe partive te tjera është e qartë.
“Kur dëgjoj organizime të tipit: batalioni, divizioni – me terma ushtarakë, – them: luftë me kë? Ne jemi të gjithë shqiptarë. Ti mund të kesh luftë për ide, por të thuash që jemi batalioni i Azem Hajdarit, do vishemi si të fortë e do terrorizojmë Tiranën, është turp për emrin që i kanë vënë, turp edhe për faktin se jemi në 2020 dhe muskujt shihen si epërsi. PS nuk do te jetë kurrë një parti që do i çojë njerëzit mish për top. Për çfarë? Për të bllokuar lodrat tek liqeni. U thonë: “hajde bllokojmë Astirin”, “shqyhemi me policinë”, kurse shefat janë duke ngrënë dreka e darka luksoze. Këto parti jane grupime që i përdorin kryesisht të rinjtë si mish për top,” u shpreh Veliaj.
Por, ai siguroi se ndryshe nga partitë e tjera, ku anëtarët e thjeshtë përdoren si mish për top, kurse ata që kapin majat janë fëmijët e ish-drejtorëve, ish-politikanëve dhe njerëzve të drejtësisë, Partia Socialiste nuk ka kete model.
Kryebashkiaku tha se ambiciet e Partisë Socialiste dhe të FRESSH-it dallojnë shumë nga ato të çdo forumi tjetër.
“Ti und të kesh ambicie të pish një birrë falas më një parti në Jalë, por unë besoj se njeriu duhet të ketë një ambicie shumë herë më të lartë. Patjetër, mund të jetë një ambicie, si tek ai forumi tjetër që thoshte se kjo Karta e Studentit nuk të jep një kafe falas, mund ta kesh ambicien komplet mediokre dhe të zgjohesh në mëngjes e të thuash ku do kap një kafe qyl, por kjo është shumë e vogël si ambicie. Ndërkohë, ambicia që ka ky forum është një ambicie tashmë e realizuar. Një pjesë janë deputetë, këshilltarë bashkiakë, një pjesë kanë marrë drejtimin në Njësi dhe besoj që duhet të flasim për këtë ambicie që mund të realizohet në Partinë Socialiste të Shqipërisë,” u shpreh Veliaj.
Për të gjitha këto arsye ai tha se edhe vetë anëtarët e këtyre forumeve nuk e gjejnë më veten në lidershipin e partisë së tyre.
“Me një vajzë apo me një djalë të FRPD-së kemi më shumë ngjashmëri ne, sesa Lul Basha, sepse një vajzë e thjeshtë demokrate nuk vë gjoba. Ata nuk kanë pasaporta hollandeze, as vila në Lundër e në Lalëz, ndaj duhet të flasim me ta jo si armiq, jo si kundërshtarë, por si çuna e goca të këtij qyteti të ngjashëm me ne, që i kanë hallet dhe ambiciet si tonat,” deklaroi Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se sfida për Partinë Socialiste është të thyejë rekordin e vet të 2017-ës dhe të dalë më mirë seç doli në rekordin e fundit që pati.

Next Post
FOTO/ Familja shqiptare po kthehej në Zvicër, tre prej tyre humbin jetën në aksidentin tragjik

Gjobat për parkingjet, një ‘taksë e fshehtë’ mbi banorët e Tiranës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In