• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj me socialistët e Njësisë 4: PS forcë fituese në zgjedhjet e 2025. E vetmja parti që i përgjigjet pritshmërive të qytetarëve

by Java News
12/06/2024 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njësia 4 ishte ndalesa e radhës e drejtuesit Politik të PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj në vijim të turit e mirënjohjes me strukturat socialiste në 33-vjetorin e themelimit të saj. Në fjalën e tij, Veliaj tha se Partia Socialiste është e vetmja forcë që i përgjigjet pritshmërive të qytetarëve.

“Më vjen mirë që, me mbarimin e projektit në Kinostudio dhe lidhjen me Unazën, shpëtojmë edhe nga trafiku i rrugës ‘Xhanfize Keko’, ‘Rrugës së Dibrës’ dhe rrugës ‘Aleksandër Moisiu’. Sot kemi probleme të botës së parë, pra ku do rrinë turistët, ku do i çojmë gjithë këto makina, por dua t’ju kujtoj se kur e morëm këtë detyrë kishim probleme të botës së tretë; atëherë prisnim motin, shikonim a do përmbyste Lana gjithë ‘Siri Kodrën’. Angazhimi im është të përveshim mëngët për punë të tjera. Njerëzit kanë pritshmëri jashtëzakonisht të larta dhe na duhet që PS-ja, si e vetmja forcë që i përgjigjet pritshmërive që ka publiku, të vazhdojë të jetë luftarake dhe fituese në zgjedhjet e vitit 2025”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se PS duhet të vazhdojë të jetë një forcë e hapur për të rinjtë dhe të rejat dhe e fokusuar në transformimin e vendit. “Kush ka zgjedhur PS, ka zgjedhur të jetë pjesë e një force që nuk është perfekte, por çdo ditë është në përmirësim të vetvetes. PS është sot forca më dinjitoze, më transformuese dhe më patriotike, që shërben duke filluar nga dera e shtëpisë së secilit këtu, e deri në qendër të Tiranës e kudo tjetër ku ngrihet flamuri i Republikës së Shqipërisë. Ndaj, motra dhe vëllezër, jini krenar, vazhdojmë ta mbajmë derën hapur për djem dhe vajza të rinj. Një parti e themeluar në ’91, nuk është njësoj edhe në 2024 sepse kanë kaluar 33 vite. Kjo do të thotë se gjithmonë e më shumë do të jemi me bazë rininë, me ata që kanë transformuar realitete”, deklaroi ai.

Ai u ndal edhe te projektet e realizuara nga Bashkia e Tiranës, të cilat kanë sjellë përmirësim të realiteteve për banorët e zonës. “Më kujtohet rruga “Xhanfize Keko”, e cila ishte si një përrua i madh. Sot e kemi harruar se si ishte. Kur kujtoj ato pallatet e “Rrugës së Dibrës”, ishte për të xhiruar një film horror, gjithë suvaja e rënë përtokë. Sot i kemi harruar, se duken aq bukur me kapotën e veshur. E kemi harruar që te “Shkolla e Bashkuar”, ku sot është Ministria e Mbrojtjes, s’kishte as trotuare sepse nuk diskutohej fare për korsi biçikletash. Kemi harruar se si përmbytej Lana, kur vinte lumi deri te “Siri Kodra”. Sot diskutohet sa shumë pemë do mbjellim dhe se si ajo do të kthehet në një park linear. “Ura e Babrrusë” ishte si një shteg dhish. Sot ura e re do ta bëjë Tiranën dhe Kamzën si një energji ekonomike e përbashkët”, nënvizoi Veliaj./m.j

Next Post
VIDEO/ Shqiptari humbi jetën pas sherrit me disa të rinj në Kretë, publikohen pamjet kur 20-vjeçari rrëzohet në tokë

VIDEO/ Shqiptari humbi jetën pas sherrit me disa të rinj në Kretë, publikohen pamjet kur 20-vjeçari rrëzohet në tokë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parlamenti Evropian miraton listën e vendeve të sigurta dhe forcon rregullat për azilin

Parlamenti Evropian miraton listën e vendeve të sigurta dhe forcon rregullat për azilin

February 11, 2026
Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Si u bë Tirana kryeqytet dhe përse Kongresi i Lushnjes nuk mori vendim

February 11, 2026
Sherr mes ultrasve të Atalantës dhe Interit në Itali, vritet me thikë tifozi 26-vjeçar! Një i arrestuar

Drogë nga Shqipëria drejt Italisë, 7 persona në paraburgim, goditet grupi i trafikut

February 11, 2026
Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

Berisha: Te Trauma asnjë polic i lënduar. Këlliçi po hante bukë gjatë protestës, policia e procedon

February 11, 2026
Edhe njëherë për Dumanët, Dadot, Gërgurët dhe idiotët e dobishëm të banaqeve

Kërkesa e Veliajt kundër Dados, Gjykata Administrative vendos datën e seancës përgatitore

February 11, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

Rama, batuta me ambasadorin Gonzato: Unë jam lart, ti poshtë. Ka edhe më të rëndësishëm sesa ty

February 11, 2026
“Rama donte gjak”, Berisha: Kishte përgatitur vrasjen me snajper të protestuesve! Njërin e qëlluan në ballë…

“Rama donte gjak”, Berisha: Kishte përgatitur vrasjen me snajper të protestuesve! Njërin e qëlluan në ballë…

February 11, 2026
Shkak parakalimi i gabuar, 32-vjeçari shqiptar vdes në Itali pas përplasjes me kamionin

Shkak parakalimi i gabuar, 32-vjeçari shqiptar vdes në Itali pas përplasjes me kamionin

February 11, 2026
Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

Shtyhet seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës, shkak gjyqi për ish-krerët e UÇK-së

February 11, 2026
Kandidon për deputet në Vlorë, Ardit Bido emëron zëvendësuesin e tij tek Drejtoria e Arkivave

“Azem ti je gjallë”, deputeti i PS për Berishën: Vjen një moshë që njeriu nuk mundet ta…

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In