• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj me motoçiklistët: I shërbejnë promovimit të Shqipërisë (FOTO)

by Aalison Pearse Stevens
19/06/2016 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është bërë tashmë traditë që “MotoFest Steelwings MC Albania” zhvillohet çdo vit duke mbledhur të gjithë dashamirësit e Harley Davidson, aventurave me motorra dhe sigurisht muzikës rrok. Ky është viti i tetë që ky takim realizohet dhe vazhdon të pritet me shumë kënaqësi nga publiku.

Sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i pranishëm në Sheshin “Italia” për të përshëndetur nga afër motorristët e “Steelwings Motorcycle Club Albania” për atmosferën e krijuar në kryeqytet për tre ditë me radhë. Veliaj tha se ky është një projekt bashkëpunimi mes Bashkisë së Tiranës dhe Fondacioni EDS me qëllim kryesor argëtimin e publikut.

Sipas kreut të bashkisë ky aktivitet është mjaft i rëndësishëm pasi i shërben promovimit të turizmit në Shqipëri. “Tirana po promovohet sot si një nga ato qytetet evropiane turistike edhe sa i takon kulturës së transportit rrugor. Transporti në Tiranë kryhet me makina, ndërkohë që lëvizjet e qytetarëve mund të kryhen edhe me motorë ose me biçikletë duke qenë se infrastruktura është e ndërtuar për vetëm 200 mijë banorë në kushtet kur sot kryeqyteti ynë numëron 1 milionë banorë”, tha kreu i bashkisë.

Ai falenderoi “Steelwings Motorcycle Club Albania” për promovimin e një transporti tjetër që është edhe më ekonomik, ai me motorr ose biçikletë. “Në këto kushte ku ndodhet qyteti i Tiranës, ku kemi hapur shumë kantiere ndërtimi, duhet të investojmë shumë, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në kulturë, dhe ky aktivitet i sotëm është një investim i mirë në kulturën se si mund të përdorim një transport më ekonomik dhe se si mund të jemi më të përgjegjshëm në rrugët e Shqipërisë”, tha Veliaj.

Gjithashtu, tha Veliaj, “Steelwings Motorcycle Club Albania” promovon faktin se kur konsumohet alkool nuk përdoret motorri apo makina. Sipas Veliajt, “Steelwings Motorcycle Club Albania”, të gjithë këta elementë të kulturës i ka promovuar në mënyrë fantastike. “Këto tre ditë, tha ai, i kanë dhënë hare dhe gjallëri Kryeqytetit, ndërsa ftoi që në edicionin tjetër të marrin pjesë më shumë dashamirësit e Harley Davidson.

Veliaj informoi se falë punës së bërë, Tirana ka ndryshuar totalisht kulturën e ecjes në rrugë. Statistikat na kanë treguar, shtoi si, se në vitin e fundit është trefishuar numri i qytetarëve që përdorin motorr. Ky, sipas tij, është një lajm shumë i mirë.

“Nëse vazhdojmë me këtë trend, atëherë do të ketë ditë të mira për Tiranën, pasi ashtu si çdo qytet do të ketë shumëllojshmëri të përdorimit të mjeteve të transportit për distanca të ndryshme”, nënvizoi kreu i Bashkisë së Tiranës. Të gjithë, tha ai, duam një Tiranë aktive dhe të shëndetshme dhe sa më shumë aktivitete të tilla, aq më mirë do të jetë për kryeqytetin që e duam shumë.

D.I.

13466003_10154285061581926_2579341503905582044_n113442655_10154285063246926_4329342790384099276_o13443110_10154285061901926_6754944001682970791_o13458535_10154285061306926_7158949467252193470_o13483392_10154285061396926_8300187085618797984_o13443176_10154285062096926_4353563205228190927_o13482963_10154285061791926_442108410682655172_o13490808_10154285061996926_6435894144418794395_o13494787_10154285060946926_5583275535417123520_n13502767_10154285062486926_1420062452605741783_o13490688_10154285061056926_2537107879638662980_o13490789_10154285062176926_478427163182124000_o13497862_10154285060901926_8178458310112486123_o13495439_10154285060336926_1649422696959092752_o13498117_10154285060956926_4662157731540023343_o13502666_10154285061156926_8491755891375699757_o

Next Post

Basha pa kulturë historike, me Metën e Berishën përgatisin grusht shteti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

April 12, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

April 12, 2026
Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

April 12, 2026
Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

April 12, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

Trump flet pas dështimit të negociatave: Bllokadë detare ndaj Iranit nëse…

April 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 13 Prill 2026

April 12, 2026
Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

April 12, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Vdekja e demokracisë së brendshme te partitë politike

April 12, 2026
Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

April 12, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

A mund të dalin SHBA-të nga NATO?

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In