• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj me familjet e reja: Do vijojë projekti i kredive të buta, çdo muaj nga një kënd të ri lojërash

by Java News
23/06/2019 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projekti i kredive të buta për çiftet dhe familjet e reja do të vijojë edhe në mandatin e dytë të kryebashkiakut Veliaj. Në takimin me disa familje të reja, kandidati i i PS për Bashkinë e Tiranës siguroi se pas suksesit të katër viteve të para, Bashkia e Tiranës do ta vijojë programin, si dhe paketën mbështetëse edhe për 4 vitet e ardhshme.

“Bashkia e Tiranës ka paketën më të madhe të strehimit social që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.  Japim çdo muaj mijëra bonuse sociale për ata që janë në nevojë dhe ndoshta nuk janë në nevojë ekstreme për banesë sociale, por janë në nevojë që dikush t’i ndihmojë me qiranë, dhe bonusi i qirasë është ndoshta një nga gjërat më të mirat që kemi bërë. Filluam me kredinë e butë, ku çdo vit kemi pasur 1 mijë çifte të reja që e kanë përfituar. Mosha e të dyve në çift duhet të jetë nën 70 vjeç, pra nga 35 vjeç mesatarisht secili ose më poshtë, që mund të kenë ardhur nga qytete të tjera, që sapo e kanë filluar jetën në Tiranë, që sapo janë bërë me fëmijë, që nuk iu del edhe për qiranë, edhe për fëmijën, edhe për pajisjet elektroshtëpiake, edhe për të jetuar. Kredia e butë, ku bashkia paguan interesin dhe çdo familje paguan vetëm këstin e principalit në vend që çdo muaj të paguajë qira, praktikisht çdo muaj blen një metër katror të shtëpisë që do ta ketë gjithë jetën për të fituar dhe për të filluar një jetë dinjitoze në Tiranë. Duam që t’i vazhdojmë këto projekte dhe duam që t’i forcojmë”, deklaroi Veliaj.

Një vëmendje të madhe, Bashkia e Tiranës i ka kushtuar edhe krijimit të ambienteve edukuese dhe argëtuese për fëmijët e vegjël, duke përgatitur një brez të artë për vitet e ardhshme. Kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se pas ndërtimit të 45 këndeve të lojërave, projekti do të vijojë edhe në mandatin e dytë, duke ndërtuar çdo muaj një kënd të ri lojërash.

“Në këtë qytet, në çdo punë që do bëjmë do ketë gjithmonë një grup të vogël, një minorancë të dhunshme dhe të zhurmshme që do të jetë kundër çdo gjëje të mirë. Pse? Se çdo gjë që bëhet mirë nxjerr keq dikë tjetër. Ama, ajo që është jashtëzakonisht e rëndësishme është se nga ajo dallëndyshe e parë, siç ishte këndi i lojërave të Liqeni, filloi ideja fantastike për të bërë edhe 45 kënde të tjera, duke çuar në rekord nga një kënd lodrash çdo muaj në Tiranë. Mezi pres që në 4 vitet e ardhshme të vazhdojmë me të njëjtin ritëm, çdo muaj nga një kënd lodrash, për t’u siguruar që edhe fëmijët në Dajt, në Vaqarr, në Ndroq, në Pezë, në Kashar, në Krrabë, në Petrelë, në Bërzhitë, në Ibë, në Pëllumbas, në çdo cep të Tiranës që ka fëmijë, të ketë edhe një hapësirë të dedikuar”, deklaroi Veliaj, teksa theksoi se fëmijët kanë qenë gjatë këtyre 4 viteve avokatët më të mirë të këtij ndryshimi./l.m

Next Post
Rama paralajmëron Universitetet: Nëse nuk plotësoni kërkesat e studentëve, do të ndërhyjmë në ligj

Kryeministri bën postimin “pikant” në Instagram! Macja e kujt është frikësuar?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

April 8, 2026
I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

April 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 9 Prill 2026

April 8, 2026
Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

April 8, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

April 8, 2026
Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

April 8, 2026
Nëse Irani do të vendosë taksa në Hormuz, çfarë do të ndodhë me Flotën e 5-të të Marinës Amerikane?

Nëse Irani do të vendosë taksa në Hormuz, çfarë do të ndodhë me Flotën e 5-të të Marinës Amerikane?

April 8, 2026
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

April 8, 2026
Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

April 8, 2026
Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In