• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj, me familjet e policëve të vrarë: S’kemi nevojë për kulturën e gjobvënies, po për heronj që punojnë me ndershmëri

by A R
22/01/2020 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë mbi 200 punonjës të Policisë së Shtetit të cilët kanë rënë në krye të detyrës në përpjekje për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Pasditen e sotme u prezantua edhe fondacioni “Gjurma”, një nismë që synon të jetë në krah e në mbështetje të familjeve të “Dëshmorëve të Atdheut”.

Kryebashkiaku Erion Veliaj shprehu gatishmërinë e Bashkisë së Tiranës për të mbështetur të gjitha familjet e dëshmorëve të atdheut për të lehtësuar jetesën. “S’më duket strategji e gabuar që vendet më të zhvilluara hero kanë policin, kanë zjarrfikësin, kanë atë që punon me ndihmën e shpejtë, me Emergjencat, në spital. Besoj që kultivimi i këtij lloj heroi që ka nevojë shoqëria jonë, është jashtëzakonisht e nevojshme. Dhe besoj shumë që një pjesë e rolit të fondacionit, do të doja që si Bashki e Tiranës të na konsideronit mbështetës. Nëse keni shtëpi në territorin e Tiranës, do të ishim shumë të lumtur që të kontribuonim, në të gjitha mënyrat”, theksoi Veliaj, teksa solli në vëmendje edhe rindërtimin në kohë të shtëpisë së një prej efektivëve të Policisë, banesa e të cilit u shkatërrua nga tërmeti.

Duke iu drejtuar Drejtorit Ekzekutiv të këtij Fondacioni, Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se shoqëria ka nevojë për heronj që me punë, talent e duke zbatuar ligjin mund të tregojnë që ky vend bëhet dhe në këtë vend mund të ecet përpara. “Unë jam vetë fëmi ushtarakësh nuk jam rritur në Bllok, jam rritur me një nënë që me shumë vështirësi arriti të na promovonte një sjellje, kulturë, notat e mira pavarësisht se mbiemri im nuk hapte asnjë derë. Gjithmonë krenohem kur shoh djem edhe vajza ku në një kulturë gjobvënie, në një kulturë të të fortit, të arrogantit , të atij që mundohet me shantazh të eci përpara, duhet një antikulturë. Duhen disa heronj që me punë, që me talent,me djersë, me ndershmëri duke zbaruar ligjin mund të tregojnë që ky vend mund të bëhet dhe në këtë vend mund të ecet përpara”, tha ai. Veliaj apeloi që njerëzit e uniformës duhen respektuar gjithmonë dhe jo vetëm në ditët e vështira kur ke nevojë për ta.

“Ndonjëherë ne mendojmë për Institucionet ligjzbatuese, për ata që janë me uniformë, për ata që mbajnë simbolet e shqiponjës dykrenore, vetëm kur jemi në hall. Në ditët e mira ne nuk mendojmë, të jemi të sinqertë. Ne mendojmë për 112-ën kur kemi aksident, kur kemi një përmbytje, kur kemi një tërmet, kur kemi një nevojë imediate, kur kemi një vjedhje, kur kemi një ndërhyrje brutale në jetën tonë. Dhe besoj që një pjesë e misionit të fondacionit, në dallim nga policia që është gjithmonë në një situatë emergjence, pra gjithmonë po të bjerë 112 për të dhënë një ndihmë diku, duhet të jetë ndoshta një kujtesë konstante. Jo vetëm kur lind nevoja dhe kur të gjithë radarët e vëmendjes tonë janë te ndihma që mund të japë Policia e Shtetit, por si një mënyrë për të kultivuar kulturën ndaj respektit të uniformës çdo ditë”, tha Veliaj.

/a.r

Next Post
Kinezi i shpëton vdekjes nga virusi, tregon simptomat që nuk duhen injoruar

Kinezi i shpëton vdekjes nga virusi, tregon simptomat që nuk duhen injoruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In