• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj me banorët e Njësive 1, 2 dhe 3: Në 14 maj fitojmë bindshëm në të gjithë qarkun!”

by Java News
05/05/2023 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në takimin me banorët e Njësive 1, 2 dhe 3, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste në 14 Maj, sepse është e vetmja forcë që mendon për familjet e çdo shqiptari. Ai tha se PS do të fitojë bindshëm në të 27 Njësitë e Tiranës, por edhe në 4 bashkitë e tjera të Qarkut.

“Në 14 maj do të fitojmë bindshëm në të gjithë qarkun. Do të fitojmë në Rrogozhinë, do të fitojmë në Vorë, do të fitojmë në Kavajë, do të fitojmë në Kamzë, por posaçërisht do të fitojmë në të 27 Njësitë e Tiranës sonë. Kudo ku kalon, shikojmë punë. Ne nuk do e bënim dot këtë tubim përpara ca kohësh. Ju kujtohet, kjo hapësirë ka qenë për vite të tëra treg, ku fëmijët nuk dilnin dot jashtë për një shëtitje, të moshuarit nuk kishin një stol për t’u ulur, kurse vlera e pallateve ra sepse nuk shitej prona”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se vetëm shkollat e ndërtuara në këto njësi, të cilat kanë vendosur një standard të ri në infrastrukturën arsimore, kanë transformuar gjithë zonën. “Sot vetëm ky shesh, ky bulevard, kjo hapësirë, është një ndër shumë modelet ku dora e transformimit ka bërë ndryshimin. Ju kujtohet shkolla ‘Kosova’? Ata që flasin sot dhe kanë vërejtje për Tiranën, shkollën ‘Kosova’ e kishin nisur për pallat. Sot, shkolla ‘Kosova’ është më e mira në Republikë dhe ka vendosur standardin për 40 shkollat e reja. Buzë kësaj rruge kemi Shkollën e Baletit, të cilën e transformuam totalisht, kemi Liceun, ku shtuam një sallë koncertesh, por kemi edhe stadiumin ‘Arena Kombëtare’”, vijoi ai.

Kreu socialist i Qarkut falënderoi edhe të gjithë ata demokratë që janë bashkuar me familjen e madhe socialiste. “Kam një superfalenderim për të gjithë demokratët që na janë bashkuar në fushatën tonë për dashuri, miqësi dhe vëllazëri. Mirë se erdhët në shtëpinë tonë! Kjo është edhe shtëpia juaj! A ju kujtohet stadiumi? Se po mbushen të 40-at e stadiumit, ku demokratët e lanë Saliun vetëm në stadium. U thoshte demokratëve: ‘Mos u fusni në stadium! Është arena e krimit, arena e korrupsionit, është arena e mafies’. Pastaj, ngaqë donte të hapte fushatën në një vend të bukur, i ftoi të gjithë demokratët në stadium dhe burri 80 vjeç e ktheu pllakën, tha: ‘Është stadiumi i lirisë, i demokracisë, stadiumi i fitores’ dhe demokratët si të zgjuar e të mençur dhe shqiptarë të mirë që janë, e lanë tek pullë në stadium t’u fliste karrigeve, se demokratët janë bashkuar me ne. Kanë ardhur për të ecur përpara, duan familjet e tyre përpara partisë së plakut, që ka humbur rrugën në oborr”, theksoi Veliaj.

Ai ftoi këdo që deri dje votonte djathtas të bashkohet dhe të votojë për Partinë Socialiste, si e vetmja forcë që mendon sot për familjen e çdo shqiptari. “Pyetja që kam është: Partia më e rëndësishme është ajo me logo, me tesera, apo është familja jote? Nëse partia me rëndësishme është familja jote, atëherë pyet familjen tënde! Nëse çerdhet e lagjeve tona janë më të mira, voto për çerdhet! Nëse kopshtet e lagjes sonë janë më të mira, voto për kopshtet! Nëse shkolla ‘Kosova’ e ‘Mihal Grameno’, shkolla ‘Bashkim Fino’, ‘Çajupi’, shkolla ‘Ismail Qemali’, janë sot më të mira, voto për shkollat! Ky bulevard e shumë rrugë të tjera janë më të mira, voto për bulevardin ku ecën familja jote! Nëse këto pemë dhe ky gjelbërim prodhon më shumë oksigjen, voto për frymëmarrjen e familjes tënde! Nëse partia Partia Socialiste i çon gjërat përpara, voto Partinë Socialiste të Shqipërisë, forcën tonë dhe familjen tonë!”, e mbylli Veliaj fjalën e tij./m.j

Next Post
Pasi u argëtua me balerinat, Luizi i jep një mesazh dashurie Kiarës: Çfarë të bëj, nga halli. Ta hëngsha zemrën, vdeksha për ty

Pasi u argëtua me balerinat, Luizi i jep një mesazh dashurie Kiarës: Çfarë të bëj, nga halli. Ta hëngsha zemrën, vdeksha për ty

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 22, 2026
Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In