• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj me banorët e Liqenit të Thatë: Nga një ferrishte, sot ndër lagjet me rritjen më të madhe të vlerës së pronës

by A R
23/04/2023 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vijuar ditën e sotme takimet me banorët e Liqenit të Thatë të cilët iu bashkuan edhe në mbjelljen e pemëve të reja që iu shtuan kësaj zone të gjelbëruar në kryeqytet. Gjatë bisedave me qytetarët që e kanë ndërtuar jetën në këtë lagje të re, por të urbanizuar e transformuar rrënjësisht vetëm në pak vite, Veliaj u kujtoi se si nga një ferrishte ku kundërmonte era e djegies së plehrave e plastikës, e pa asnjë shërbim, sot Njësia 13 ka vlerën më të lartë të pronës në kryeqytet.

“Mbaj mend ditën e parë të punës, ku pjesa këtej e liqenit që e kapte Farka ishte e gjitha me ato kioskat dhe ato kasollet që digjnin plastikë e mblidhnin plehra dhe kur mendoj që sot konsiderohet një ndër lagjet që ka më shumë rritje të vlerës së pronës, është vërtetë një mrekulli. Ishim tek një nga ato agjencitë imobliare dhe na tha se është zona që ka rritjen më të madhe të vlerës së pronës. Edhe ai që është sharësi më i madh e më profesionist, vetëm duke qëndruar, duke sharë, është bërë më i pasur. Unë besoj që punët e mira duhet t’i kemi përpara patjetër,” deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se dëshmia më e mirë për të provuar se si me punë arrihet gjithçka, është Kopshti Zoologjik, teksa tha se e njëjtë me të do të bëhet gjatë këtij mandati të ardhshëm edhe Kopshti Botanik.

“Siç bëmë Kopshtin Zoologjik, e dhamë një provë, duhet të bëjmë edhe Kopshtin Botanik. Kopshti Botanik sot është kthyer në një ferrishte të madhe dhe ndërkohë kemi një super plan, siç bëmë Zoologjikun, me provë, fitoi Bashkia, pra fitoi gjithë qyteti, por fitoi edhe komuniteti këtu, se ka një parkim nëntokësor që s’e kishte përpara. A mjafton? Jo, nuk mjafton, por po të lejohemi të punojmë edhe atje, nëntokë e bëjmë parking, sipër lule, kështu që në njësinë tonë kemi edhe florën, edhe faunën, pra edhe kafshët, edhe lulet,” u shpreh më tej ai.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ndau me banorët e kësaj njësie edhe disa lajme të mira: “Loti i fundit i shkollave, veç dy shkollave në Astir dhe dy të tjerave në anën tjetër të Lanës, dy shkolla të reja janë planifikuar edhe në këtë njësi. E para është tek xhepi i Kopshtit Botanik, aty ku mbaron gardhi, jo brenda në Kopshtin Botanik, por në një tokë të Bashkisë, aty do jetë shkolla e re 9-vjeçare. Ndërkohë, sa në dalje të Parkut Olimpik, i gjithë ai sheshi që është liruar do jetë gjimnazi tashmë i quajtur “Dritëro Agolli”, në kujtim të poetit dhe të patriotit të madh. Besoj që me këto dy investime, plus edhe me gjithë rrjetin e rrugëve që jemi duke punuar, do të rritet ende më shumë vlera e pronës,” nënvizoi Veliaj.

Në fund ai e kishte një mesazh edhe për kandidatët e opozitës që garojnë në 14 Maj për Bashkinë e Tiranës. “Në kohë fushate, thonë amerikanët, është pak si cirku në fshat. Në cirkun në fshat dalin gjithë kllounët që na përshëndesin. Do dëgjoni lloj – lloj çudirash. Këta e kishin Kopshtin Zoologjik. Në atë kohë hante luani patate. Gjëra të tilla që duken si përralla nga e kaluara nuk duken më. Qyteti është komplet një realitet tjetër. Kur vijnë këta dhe thonë çudirat, duhet t’ju kujtojmë që e kishin. Këtu ishte një xhep i Farkës, sot është kthyer njësia në shërbim të qytetarëve dhe qytetarët e kësaj zonë nuk do shkojnë më në Farkë për shërbime. Unë besoj se kush ka bërë 9 punë, bën dhe 10. Kush ka bërë 40 shkolla, bën dhe 44. Kush ka bërë 99 ndërhyrje dhe investime, bën dhe 101. Në këtë sens, propozimi që kam për njësinë tuaj është: Të ecim përpara, të vazhdojmë me punë pavarësisht gjithë sharjeve e gjithë çudirave”, përfundoi Veliaj.

Next Post
Fillon fushata në Greqi, më 21 maj zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme

Fillon fushata në Greqi, më 21 maj zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U përfshinë nga flakët ndërsa flinin në dhomat e tyre, 16 viktima nga zjarri në një azil pleqsh

U përfshinë nga flakët ndërsa flinin në dhomat e tyre, 16 viktima nga zjarri në një azil pleqsh

December 29, 2025
Kurti flet pas fitores: Triumfoi populli i Kosovës, të ecim përpara pa vonesë

Kurti flet pas fitores: Triumfoi populli i Kosovës, të ecim përpara pa vonesë

December 29, 2025
Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com