• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj me banorët e Kombinatit: Sot qielli është blu e qyteti është më i pastër, reja me kancerin nga Sharra s’endet më mbi Tiranë

by Java News
20/04/2023 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndalesa elektorale e radhës e drejtuesit të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ishte Kombinati. Gjatë takimit me banorët e kësaj njësie, Veliaj kujtoi se si ishte vetëm pak vite më parë e pamundur të jetoje në Kombinat, për shkak të erës së keqe që kundërmonte nga plehrat që digjeshin në Sharrë.

“Kombinati është një nga vendet ku filozofia jonë, mendësia jonë, se si bëhet shteti, si bëhet qyteti, ka marrë trajtën e vet më të dukshme. Kam qenë në Kombinat shumë herë dhe ai diell që shohim sot nuk dukej para ca vitesh, sepse përpara se të vinte rrezja e diellit, vinte shtëllunga e resë nga Sharra. Ajo shtëllunga e verdhë kancerogjene e gjithë plastikës që digjej, ku fillimisht kontaminoheshin mushkëritë e Kombinatit, dhe përfundonte deri në Dajt. Sot qielli është blu, reja është e bardhë, dielli shkëlqen dhe reja me kancerin nga Sharra, nuk vjen më mbi Tiranë,” tha Veliaj.

Ai foli edhe për çështjen e inceneratorëve. “Nëse dikush ecën me 200 km/h në autostradë, çfarë duhet të bëjmë ne, të mbyllim autostradat, apo të heqim njeriun e papërgjegjshëm, që të mos ecë me 200 km/h dhe të marrë njerëzit në qafë? Ndaj, nëse në Sharrë, dikush ka bërë gabime, të mbajë përgjegjësinë e vet. Por sot Kombinati është më i pastër. Sot Tirana është më e pastër. Sot ajo reja kancerogjene nuk është aty. Sot pastrimi ndodh me 1/3-ën më pak. Fatura që unë gjeta aty mbi tavolinës, ditën e parë të punës, ishte 37 euro/ton, sot paguhet 29 euro/ton. Ajo që ne kemi mundësuar është me 1/3 e pagesës më pak se në 2011, Tirana është më e pastër, Kombinati është më i pastër dhe sot ajo reja kancerogjene nuk është më mbi kokat tona,” deklaroi ai.

Veliaj tha se edhe në lidhje me trafikun në Tiranë flasin pikërisht ata që bllokuan Astirin 3 vie me radhë.

“Flasin këta për trafikun në Tiranë. Po pse e bllokuan tre vjet Astirin? Nëse ti do të mos ketë trafik në Tiranë, lejoje unazën që të qarkullojë, të mos vijnë të gjithë në qendër për të shkuar në Farkë apo në Kinostudio. Ti duke marrë unazën shkon edhe në Tufinë, shkon edhe në Surrel, shkon edhe në Dajt, shkon edhe në Lundër. Duke marrë Unazën ke një mundësi të mos hysh në trafik. Me gishtat përpjetë tre vjet, mban njeri përgjegjësi? Është shumë kollaj të thuash pse nuk e bëre. Po ti që pengove a ke një përgjegjësi? Është shumë kollaj të thuash pastro, por ti që e bën pis a ke përgjegjësi? Fundjavën që kaloi ua lashë Tiranën katër orë. A e patë Tiranën? Autobusi mbi bar, makinat në zonën pedonale te sheshi Italia, plehrat mullar dhe udhëheqësi që fliste vetëm me 20 mijë karrige bosh: “Ju jeni arena e demokracisë, arena e lirisë”. Kjo që ishte deri dje arena korrupsionit, arena e betonit, u bë krejt papritur arena e lirisë,” ironizoi Veliaj./m.j

Next Post
VIDEO/ E akuzoi si mosmirënjohës, Luizi sherr me Efin: Vazhdo ha m*t, ik pirdhu! Banorja: Të bëftë mirë ore, haje vetë

VIDEO/ E akuzoi si mosmirënjohës, Luizi sherr me Efin: Vazhdo ha m*t, ik pirdhu! Banorja: Të bëftë mirë ore, haje vetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In