Është mbledhur sot shtabi i emergjencave për Tiranën, ku janë evidentuar dëmet që janë shkaktuar në kryeqytet dhe rrethe, pas tërmetit të së shtunës.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se do të jetë një grup inxhinierësh të cilët do bëjnë vlerësimet nëpër banesa, ndërsa shtoi se do të fillojë të bëhet edhe shpërndarja e ndihmave, nëpërmjet një kalendari.
Ndërkohë, Veliaj shtoi se do të bëjë nesër edhe një inspektim nëpër shkolla, duke theksuar se do të mbyllen ato që paraqesin edhe një minimum rreziku.
“Kontakt të drejtpërdrejte me familjet e prekura. Ishte shtuar niveli i ndihmave, do të ishte mirë t’i inventarizojmë dhe t’i stokojmë, duhet bërë me një lloj kalendari sepse atyre qe do t’i ndërtohen shtëpitë do të duhet të kalojnë më shumë kohë në çadra.
Ka një vëmendje publike dhe falënderoj qytetarët. Meqë kemi nevojë për batanije se po fillojnë shirat, le ta fillojmë nga kjo, me batanije dhe rroba. Sa i përket shkollave, nëse paraqesin një rrezik minimal do të mbyllen. do të kemi një takim me inxhinierët e ndërtimit.
Sfida që kemi tani është kthimi në normalitet, rikuperimin e humbjeve, këtë kemi në dorë dhe do ta bëjmë, ndërsa tërmetin nuk e kemi ne në dorë. Do ta kthejmë normalitetin në çdo rrugë të Tiranës”, tha Veliaj.
g.kosovari











