• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj mbjell një pemë për djalin e tij: Këtë vit do thyejmë rekord

by Java News
24/10/2018 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zgjodhi që fushatën e këtij viti për mbjelljen e pemëve ta nisë duke mbjellë një pemë për djalin e tij, Kajanin, i cili erdhi në jetë disa ditë më parë.

“Unë e mbolla pemën e parë për këtë vit për djalin tim, ndaj kushdo që do të mbjellë një pemë për fëmijën e tij, për djalin ose vajzën, qoftë edhe si kontribut për qytetin, për mjedisin, për kauzat ku beson, për të kujtuar diçka të bukur, mbjellja e një peme është mënyra më e mirë. Në këtë qytet jemi bërë të mirë falë bashkëpunimit dhe solidaritetit, kemi mësuar se kur njerëzit bëhen bashkë, bëjnë mrekulli”, tha ai

Nisja e fushatës për mbjelljen e pemëve përkoi edhe me Ditën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Përfaqësuesit e OKB-së në Tiranë iu bashkuan kryebashkiakut Veliaj për mbjelljen e pemëve në Parkun e Liqenit, si një mënyrë për të përmbushur misionin e saj lidhur me një mjedis të qëndrueshëm në qytete të qëndrueshme. Kryetari i Bashkisë së Tiranës u shoqërua në këtë aksion nga Kordinatori i Përhershëm i UNDP-së në Tiranë, Brian J. Williams.

Veliaj tha se objektivi i Bashkisë së Tiranës për këtë vit është jo vetëm të thyejë rekordin e vendosur sezonin e shkuar të mbjelljeve, por të arrijë të mbjellë 150 mijë pemë. “Sot kemi mbjellë serinë e parë të atyre që do të jenë 150 mijë pemë për fushatën e këtij viti. Besoj se do ta thyejmë rekordin e vitit të kaluar, që ishte 126-127 mijë pemë. Është një ditë fantastike për ta nisur me këmbë të mbarë me kolegët e agjencive të OKB-së në Tiranë, për ta festuar në mënyrë konkrete, jo me seminare, jo me konferenca, jo me fjalime, por duke i dhënë qytetit një kontribut që në thelb flet mijëra fjalë për misionin e Kombeve të Bashkuara. Mezi pres që këtë vit, qytetarët të na përgjigjen duke mbjellë pemë; mund të jetë poshtë pallatit, këtu te Liqeni siç po bëjmë sot, apo në një territor tjetër që do të përcaktohet nga Bashkia e Tiranës”, shtoi Velia

Duke uruar Ditën e OKB-së, kryebashkiaku falenderoi përfaqësuesit e UNDP-së në vendin tonë, që u bënë pjesë e këtij fillimi të ri për gjelbërimin e Tiranës. “Gëzuar të gjithëve Ditën e Kombeve të Bashkuara, edhe si një vend dhe qytet që i ka marrë objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm shumë seriozisht, si një qytet që ka gjithashtu selitë e të gjitha agjencive të Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë në shtëpinë e tij, jam shumë i lumtur që sot e kremtojmë këtë ditë të shënuar, duke zbatuar një nga misionet e OKB”, u shpreh Veliaj.

Kordinatori i Përhershëm i UNDP-së në Tiranë, Brian J. Ëilliams, shprehu mirënjohjen e tij që Bashkia e Tiranës këtë aksion vendosi ta nisë pikërisht në Ditën e OKB-së, ndërsa vlerësoi kujdesin e Bashkisë së Tiranës për mjedisin.

“Familja e Kombeve të Bashkuara është shumë krenare që kryebashkiaku dhe qyteti i Tiranës, zgjodhën që sot të nisin fushatën e tyre. Është Dita e Kombeve të Bashkuara dhe mendojmë seriozisht që kjo përpjekje për pemët është një kontribut për një nevojë globale, siç është kujdesi për mjedisin. Kështu që, ky event sot, në ditën e Kombeve të Bashkuara, tregon edhe njëherë se lidershipi i Tiranës po demonstron vullnet, jo vetëm në Tiranë, por në fakt në të gjithë Shqipërinë. Jemi shumë krenarë dhe të lumtur që po festojmë ditëlindjen tonë, me zotin Veliaj dhe Bashkinë e Tiranës, APR dhe shumë të tjerë që po tregojnë një lidership kaq të mrekullueshëm këtu në Shqipëri”, tha Brian J. Williams.

a.ç

Next Post
Mali i Zi dhe Kroacia i thonë ‘PO’ Merkelit, do ndalojnë shitjen e armëve për sauditët

Mali i Zi dhe Kroacia i thonë 'PO' Merkelit, do ndalojnë shitjen e armëve për sauditët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Devijoi për të shmangur përplasjen me automjetin tjetër, makina përfundon në kanal në Fier

Devijoi për të shmangur përplasjen me automjetin tjetër, makina përfundon në kanal në Fier

January 21, 2026
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Apeli rrëzon kërkesën për liri të Gjon Shkambit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Gjon Shkambit pas kërkesës për lirimin nga burgu

January 21, 2026
Vrasja e ish-policit Santiago Malko, gjykata jep vendimin: Dënohet me 30 vjet burg Leonard Duka

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, gjykata jep vendimin: Dënohet me 30 vjet burg Leonard Duka

January 21, 2026
Kush është “i forti” i Yzberishtit i arrestuar për trafik armësh në Tufinë, i dënuar më parë për vrasje

Kush është “i forti” i Yzberishtit i arrestuar për trafik armësh në Tufinë, i dënuar më parë për vrasje

January 21, 2026
21 Janari, Erion Veliaj: Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi

21 Janari, Erion Veliaj: Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi

January 21, 2026
Goditet grupi i trafikut të armëve në kryeqytet/ Ja zonat ku bëhej shpërndarja, tre të arrestuar

Goditet grupi i trafikut të armëve në kryeqytet/ Ja zonat ku bëhej shpërndarja, tre të arrestuar

January 21, 2026
Kryeministri i Kanadasë paralajmëron: Ky nuk është një tranizcion, është çarje e rendit botëror

Kryeministri i Kanadasë paralajmëron: Ky nuk është një tranizcion, është çarje e rendit botëror

January 21, 2026
VIDEO/ Jared Kushner dhe Ivanka Trump, pas takimit në Vlorë vizitojnë zonën e Akernisë

VIDEO/ Jared Kushner dhe Ivanka Trump, pas takimit në Vlorë vizitojnë zonën e Akernisë

January 21, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

21 janari, një turp kombëtar

January 21, 2026
Dosja e 21 janarit, del nga SPAK Mark Nika: Të shpejtohen hetimet, prokurori më tha se…

Dosja e 21 janarit, del nga SPAK Mark Nika: Të shpejtohen hetimet, prokurori më tha se…

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In