• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Mbajmë premtimin për 12 kënde lojërash brenda vitit

by Java News
17/10/2016 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fëmijët e Njësisë Administrative nr. 7 në kryeqytet do të kenë shumë shpejt hapësirën e tyre të argëtimit. Bashkia e Tiranës, në përmbushje të premtimit për të ndërtuar 12 kënde lojërash, ka nisur punën për ndërtimin e këndit të tetë të lojërave për fëmijë dhe ambiente sportive për më të rriturit në rrugën “Kongresi i Lushnjes”. Fillimin e punimeve për këto hapësira të reja çlodhëse për banorët e zonës u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se kjo është një tjetër dëshmi e vendosmërisë për të punuar për të fëmijët.

“Më vjen mirë që fillojmë këndin e tetë të lodrave në qytetin e Tiranës. Ka qenë një vit fantastik, pasi debatet për këndin e madh të lodrave i hapën rrugë ndërtimit të këndit të lodrave në çdo lagje, duke mirëkuptuar që jo të gjithë qytetarët mund të shkojnë te Liqeni, sepse 90% të kohës e kalojnë në xhepa të tillë, mes pallateve, mes komunitetit, në lagjet e tyre”, tha kryebashkiaku Veliaj. Ai shtoi se fakti që gjatë këtij viti të parë fokusi ka qenë i gjithë te fëmijët, tregon edhe një herë se punët në Tiranë nuk bëhen për efekte elektorale, por për t’i shërbyer gjeneratës tjetër, e cila sot nuk është e angazhuar në politikë.

“Ky ka qenë absolutisht një vit i fokusuar te fëmijët, me çerdhet, kopshtet, shkollat, apo terrenet sportive dhe sidomos te fëmijët me më shumë kënde lojërash. Nuk jemi të interesuar për zgjedhjet e ardhshme, sa jemi të interesuar te gjenerata e ardhshme. Në një qytet me një milionë banorë, ku 300 mijë janë fëmijë, çdo investim në rritje të fëmijëve të mirë, do të thotë një investim në rritje të një Tirane me qytetarë të mirë nesër”, theksoi Veliaj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës shtoi se deri në fund të këtij viti të 12 këndet e lodrave nëpër lagjet e Tiranës do të jenë gati për fëmijët, kjo edhe si një mënyrë që ata të rriten të shëndetshëm.

“Më vjen mirë që në fund të vitit do t’i kemi përfunduar të 12 këndet e lodrave nëpër lagje, që i shtohen këndit te Liqeni i Tiranës. Është një mënyrë fantastike se si fëmijët, sidomos më të vegjlit, kanë një hapësirë për të luajtur jashtë, në natyrë; është një mënyrë sesi ne luftojmë obezitetin, se si rrisim aftësitë sociale dhe fizike te fëmijët, dhe si përgatisim një brez të ri qytetarësh që mësohet të bashkëjetojë me të tjerët, të respektojë hapësirën e tjetrit, të respektojë të gjitha rregullat e komunitetit”, shtoi Veliaj. Ai theksoi se veç punës së bërë për ndërtimin e këndeve, ashtu siç po bëhet me rrugët dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me infrastrukturën, është e nevojshme bashkëpunimi i banorëve për t’i ruajtur ato nga dëmtimi.

“I kërkoj banorëve të na ndihmojnë teksa bëjmë këto “operacione”; do na duhet të lirojmë hapësira të zaptuara. Është shumë e rëndësishme të kemi bashkëpunim; e di që në 4 vitet e fundit shumë kode qytetare kanë degjeneruar në Tiranë, megjithatë t’i rikthehemi këtyre kodeve dhe këtyre rregullave qytetare, si e vetmja mënyrë që na garanton një bashkëjetesë”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Deputetja e PS-së, Vasilika Hysi, e pranishme në nisjen e punimeve, falenderuar Bashkinë e Tiranës për vëmendjen që ka treguar gjatë këtij viti me investimet në Njësinë 7. “Këtu ka edhe shumë të moshuar, e cila prej 4 vitesh ankohet rregullisht për të pasur një kënd për t’u çlodhur, për të shoqëruar fëmijët; mua më vjen mirë dhe u bashkohem me urimet. Kjo është një zonë, e cila është rritur në këto vite dhe i ka munguar ky mjedis i kulturuar”, tha Hysi.

Sipërfaqja totale e këndit të lojërave është 1100 m2 dhe veç lodrave ai do të ketë edhe një fushë volejbolli, fushë futbolli, pemë dekorative, shtylla ndriçimi të reja etj. Për ndërtimin e këndit po përdoren materiale të certifikuara sipas standardeve të BE-së, për të rritur sigurinë e fëmijëve që luajnë dhe për të mos veçuar qendrën nga periferia në ofrimin e shërbimeve.

Next Post
Prishtinë, publikohen pamjet e vrasjes së dy të rinjve (VIDEO)

Prishtinë, publikohen pamjet e vrasjes së dy të rinjve (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com