Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaron se nesër në sheshin “Nënë Tereza” do të zhvillohet sfida e talenteve të Tiranës mes gjimnaziste në Art Fest.
Kryetari i Bashkisë, Veliaj, nëpërmjet një postimi në statusin e tij Facebook pasditen e të martës shprehet: “Cili gjimnaz do ta fitojë nesër Tirana Art Fest?! 2 muaj, 4 trajnierë, 16 gjimnaze dhe më shumë se 600 të rinj kthyen një traditë fantastike talentesh në qytetin tonë”.
“I bindur që ndër ta është edhe Ermonela Jaho apo Saimir Pirgu i ardhshëm. Nesër në orën 18:30 tek Sheshi “Nënë Tereza”, shkruan Veliaj./a.m.