• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Mandatin tjetër do kemi një stadium të mbyllur për atletikën

by A R
10/04/2022 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Presidentin e Federatës Europiane të Atletikës, Dobromir Karamarinov, me të cilin biseduan për investimet në sportin e atletikës dhe disiplina të tjera. Veliaj tha se sporti bashkon njerëzit, pavarësisht se me çfarë merren ose nga cili vend vijnë.

“Sporti i bashkon njerëzit! Për shkak të luftës në Ukrainë, një pjesë e skuadrës së atletikës së Ukrainës është strehuar në Shqipëri. Atë që kemi bërë me hebrenjtë, me vëllezërit tanë nga Kosova, atë që bëmë me afganët, atë që bëmë me iranianët, po e bëjmë tani edhe me qytetarët e Ukrainës. Për nënat me fëmijë sidomos”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi faktin se Bashkia e Tiranës ka vendosur një standard, duke dhënë mesazhin se i kushton rëndësi sportit, nuk lejon federatat të vjedhin zgjedhjet.

“Përveç Parkut Olimpik, kemi në dispozicion edhe fushën mbas Universitetit. Është një hapësirë ku duam që Izmiri, Luiza, që janë më të mirët tanë, të kenë një hapësirë shumë dinjitoze për t’u stërvitur. Ky është mesazhi që ka dhënë Bashkia e Tiranës me federatat që nuk i vjedhin zgjedhjet, që nuk i shesin ndeshjet, që nuk vënë baste jashtë për të shitur idealin dhe talentin e të rinjve tanë. Me Federatën e Futbollit nuk lejuam që të vidheshin zgjedhjet në Tiranë. Këtu kemi vendosur një standard”, vijoi më tej Veliaj.

Duke folur për investimet në Tiranë, ai shtoi se mandatin tjetër do të investohet për një stadium të mbyllur të atletikës, teksa përmendi edhe disa investime të tjera dinjitoze për sportin.

“Mandatin tjetër duam të bëjmë një stadium të mbyllur të atletikës, ashtu siç duam të rinovojmë dhe të rikonceptojmë stadiumin “Selman Stërmasi” dhe pallatin e sporteve “Asllan Rusi” – pra, janë tre projekte madhore në sport. Muajin tjetër do të marrim në dorëzim pishinat e Tiranës; edhe Federatës së Notit t’i japim atë që meriton, pasi ka mbaruar kontrata 20 vjeçare atje. Pra, gjëra po vijnë aty ku duhet, në vendin e tyre, ku federatave, sportit, talenteve, u japim asetet që të zhvillojnë aktivitetin e tyre”, përfundoi ai.

Presidenti i Federatës Europiane të Atletikës, Dobromir Karamarinov tha se është i lumtur që Tirana po i kushton një vëmendje e veçantë atletikës.

“Ju jeni gati të bëni një pistë të re atletike dhe mendoj se do të gjejmë zgjidhjen më të mirë për atletikën, zgjidhjen më të mirë për të gjithë të rinjtë në Tiranë, që të kenë mundësinë të ushtrojnë sportin tonë të bukur. Kjo do t’i japë mundësinë Tiranës të presë një tjetër konkurs jo vetëm në rrugë, por edhe në pistë”, u shpreh Karamarinov.

/a.r

Next Post
Horoskopi 5 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 11 Prill 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

March 28, 2026
13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In