• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Luli dhe Monika zaptuan Kopshtin Botanik, e katandisën në …

by Java News
09/10/2019 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kopshti Botanik është kthyer një landfill plehrash dhe pyll ferrash pa zot. Kështu u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me vullnetarët e Maratonës së Tiranës, duke theksuar se Universiteti i Tiranës ka qenë plotësisht i paaftë për të menaxhuar një nga hapësirat më të bukura të Tiranës.

“Kopshti Botanik siç e dini ka qenë, të paktën kur unë kam qenë mosha e disa vullnetarëve këtu, një nga hapësirat më të bukura në Tiranë, sot është kthyer në një landfill plehrash në mes të Tiranës. Mjafton vetëm të bëni një xhiro në këtë perimetër dhe të shihni se si mblidhen të gjitha plehrat në Kopshtin Botanik, ku nuk vë dorë njeri jo vetëm për të hequr plehrat, por dhe të krasisë ferrat që e kanë rrethuar. Aty Çdo ditë shihni “kaproj” që shqyejnë gardhin dhe futen si kaproj mes për mes për të çarë shtigje primitive brenda Kopshtit Botanik. Qartazi UT si dhe shumë punë të tjera është komplet i paaftë ta menaxhojë ”, tha Veliaj.

Më tej ai theksoi se ashtu si në rastin e Kartë së Studentit, të cilën Universiteti nuk arriti ta bëj realitet asnjëherë, ashtu edhe Kopshtin Botanik nuk ka qenë në gjendje ta menaxhojë siç duhet duke e lënë në një degradim total. “Ky Mynyri i famshëm e kishte, i tenderave të rojeve, pse nuk e bëri? E kishte kompetencën, por sa e mori Bashkia e Tiranës u bë. Aty ishin konviktet, ndërmarrje të lëna ndër vite, por sa e mori Bashkia e Tiranës u bë. Do të thotë që në këtë qytet jemi ndarë shumë qartë. Janë ca që e marrin një punë, e çojnë deri në fund dhe e bëjnë dhe ca që e marrin një punë mundohen ta mjelin, jo vetëm që nuk nxjerrin dot qimen nga qulli, por e shikojnë vetëm se si mund të vazhdojnë të mjelin diçka që është abuzuar ndër vite”, shtoi Veliaj.

Më tej ai solli në vëmendje se në vitin 2011 qeveria e PD-së e grabiti Kopshtin Botanik duke i marrë një pjesë të mirë të tijën dhe për të hedhur në të asfalt për rrugë. “Kjo PD që doli sot, i futi asfalt dhe beton mes për mes Kopshtit Botanik, sot thonë ta ruajmë”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Ai theksoi se vendimi i qeverisë për t’ia kaluar këtë hapësirë Bashkisë së Tiranës është mundësia më e mirë ta ruajtur dhe pasuruar atë me bimësi të tjera. “VKM e kryeministrit Rama, e qeverisë tonë, hipoteka e Bashkisë së Tiranës, garanton këtë ruajtjen, sepse këta se ruanin dot. PD që reagi sot ishte e vetmja që i ka vjedhur një copë Kopshtit Botanik. Duke qenë se fuqia më e madhe gjelbëruese, fuqia më e madhe estetike, infrastrukturore, mbjellëse, botanike, fuqia më e madhe që transformon realitete urbane në Tiranë është Bashkia”, shtoi Veliaj.

Prova më e mirë që garanton këtë theksoi Veliaj janë të gjitha punët e mira që ka bërë Bashkia e Tiranës te Parku i Madh i Liqenit dhe te kthimi i shumë hapësirave që më parë ishin zaptuar dhe kthyer në vendgrumbullimi plehrash. “Po të ishte për partinë e Lulit dhe të Monës, shihni, meqë po flasim për Maratonën, si ishte gjysma e dytë e Liqenit, tani ku është bërë itinerari i ri, këndi i lodrave të reja. Ju kujtohet. Ju kujtohet ai gjermani që e rrahën e bënë të vdekur, sepse aty digjej plastika, iste kthyer i gjithi në landfill, u çlirua sepse sot do kalojë Maratona, e kemi një kartolinë të Tiranës. Partia e Lulit dhe e Monës kur menaxhonin Farkën dhe kur menaxhonin atë interes, pjesën e Kopshtit Zoologjik, Botanik. Shihni ata e kanë pasur zonën e Farkës ku janë këto dy kopshte, këta doktorët e plagjiaturave që sot janë kryetarë dhe zëdhënësa partish, që jo vetëm ishin një dikaster si studentë me plagjiaturat e tyre, por ishin dikaster si politikanë. Ata e kishin menaxhimin, sot dalin si mbrojtës, kush hajdutët e parë. Një parti që zaptoi Liqenin dhe tjetra që i bëri autostradën mes për mes kur mund të devijohej dhe të bëhej në një hapësirë tjetër. Kështu që hipokrizia e atyre që sot ulërasin për zhvillimet urbane, janë të njëjtët, kanë 5 vjet që i dëgjojmë. I dëgjuam te Sheshi Skënderbej, te Pazari i Ri, te Kalaja. Ja ku është Kalaja sot, një nga vendet më të vizituara”, u shpreh Veliaj.

Veliaj siguroi se me investimet dhe vëmendjen që do të ketë Bashkia e Tiranës Kopshti Botanik do kthehet realisht në një hapësirë model studimore dhe shkencore për studentët dhe studiuesit e ndryshëm. “Unë di ta ndaj shumë qartë Mynyrin e korruptuar që merr 5 mijë lekëshat e nuseve nga shkencëtarët e sinqertë dhe ata që realisht duan të bëjnë shkencë. Jam takuar disa herë me Mynyrin, me dekanin, jemi përqafuar kemi shtrënguar dorën mbi një dakordësi ku jo vetëm nuk i mohohet asgjë, por me Bashkinë e Tiranës blindohet integriteti i kësaj prone. Ata do të kenë mundësi që realisht, jo me llafe e me tendera false, por realisht t’i bëjnë eksperimentet aty, të bëjnë shkencë aty, t’u japin studentëve akses aty. Realisht të prodhojë diçka që realisht të mblidhet senati dhe të thotë urra bëmë shpikje ne në Shqipëri. Dhe mos të mblidhen vetëm kur kanë punë tenderash”, shtoi kryetari i Bashkisë së Tiranës. /l.m

Next Post
FOTO/ Ibrahimoviç feston 38-vjetorin duke i dhuruar vetes një super “Ferrari” me xhama virtual 1.5 mln euro

FOTO/ Ibrahimoviç feston 38-vjetorin duke i dhuruar vetes një super "Ferrari" me xhama virtual 1.5 mln euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com