• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Lista e Bashës humbëse, nuk do e çojë krevatin e gjumit nga bashkia në kryeministri

by Java News
27/05/2017 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit, Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Veliaj si dhe deputetët e Tiranës zhvilluan një takim me banorët e njësinë 3 dhe 4 ku shpalosën vizionin për katër vitet e ardhshme të drejtimit të Shqipërisë. Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se falë mbështetjes që Edi Rama i ka dhënë Tiranës, kryeqyteti është transformuar. Veliaj u shpreh se pikërisht vendosmëria e kryeministrit Rama bëri që të miratohej vetting duke I hapur rrugë një drejtësie të re.

“Nëse ne do ishim të dobët, s’do kishim vetting, Insistimi, forca bëri që të kishim vetting. Ashtu si Rama kishte vettingun, ashtu do të luftojmë edhe për Tiranën, Shqipërinë për më shumë punë dhe për të bërë shtet”,tha ai.

Ndërkaq, Veliaj ironizoi edhe listat e kandidatëve të publikuara nga Basha, duke e cilësuar atë një listë humbëse.

“Ashtu si të gjithë ju, edhe unë e kisha një lloj kurioziteti, thashë tani që u mbyll çadra, kush do jetë ekipi që do na konkurrojë, dhe thashë, të shohim cilët janë fitimtarët e tyre. I pari Lulzim Basha, humbësi i madh i Tiranës, një njeri që e çoi Tiranën në gjumë, po aplikon që krevati i gjumit të shkoj nga bashkia në Kryeministri, do ta lejojmë ne? Jo…. Nuk na duhet një gjumash në Kryeministri, sa mirë që e hoqëm nga bashkia. Në kryeministri na duhet Edi Rama që përvesh mëngët për punë. Pastaj thashë, dakord, ky është humbës se kështu i ka rënë për hise. Kush është i dyti, burrë shumë i mirë, por jo fitues. Halim Kosova sa humbi në Tiranë, si mund t’i ofrosh njerëzve dy herë një gjellë që e kanë refuzuar?! Thashë, mirë Halim e ka bërë se ndoshta e detyron Saliu, po ndonjë fitues tjetër ka? Solli Gridën që sapo humbi në Durrës dhe i thotë Tiranës, 1 humbës, dy humbës, 3 humbësa. Thashë, po ndonjë fitues ka te kjo skuadër që di të fitojë, që ka bërë ndonjë punë? Fitues i madh ishte Fatmir Mediu, humbësi i të gjitha kohërave, ta bëjmë Tiranën si Gërdeci. Nuk e pranojmë këtë ofertë. Thashë pastaj, kush e di ndonjë fitimtar i madh historik, Saliu prapë, Republika e Re me Saliun dhe me Mediun, kjo ishte Republika e Re”, tha Veliaj teksa ftoi qytetarët që në mënyrë masive të votojnë për PS dhe për Edi Ramën kryeministër.

a.ç

Next Post
Fitorja e Trump, Robert De Niro: Më duhet të transferohem në Itali

Si i bëri rolet e famshme Robert De Niro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In