• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj letër nxënësve: Rruga drejt përmbushjes kalon nga shkolla

by A R
09/09/2024 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditën e parë të shkollës, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i është drejtuar me një letër nxënësve duke i uruar një vit më të mbarë shkollor.

Ai shkruan se Bashkia nuk e ka ndalur punën lidhur me shkollat e reja të Tiranës që sot janë me standarde europiane.

“Dihet tashmë, teksa ju pushonit nëpër plazhe apo male, ne të Bashkisë nuk e ndalëm punën lidhur me shkollat. E kemi kthyer prej kohësh situatën përmbys, e kemi ndryshuar faqen dhe shkollat e Tiranës sonë, tashmë, janë të standardeve evropiane. Mbi 40 shkolla të reja dhe të rikonskruktuara deri më sot dhe nuk kemi ndalur”, shkruan Veliaj.

Veliaj shprehet se janë 5 shkolla të reja që presin nxënësit të rikthehen në ambientet e tyre më moderne dhe më bashkëkohore, duke theksuar se janë edhe 37 institucione të tjera arsimore që presin të ndërtohen dhe rikonstruktohen.

“Këtë vit, jam shumë i lumtur që nxënësit e “Musine Kokalari”-t, “Xhezmi Delli”-t, “Myslym Keta”-s, “Avni Rustemi”-t dhe “Emin Duraku”-t rikthehen në shkollat e tyre më moderne, më bashkëkohore, por, mbi të gjitha, më të sigurta. E do të vijojmë edhe këtë vit dhe në vitet në vijim – janë edhe 37 shkolla të tjera që presin të ndërtohen apo të rikonstruktohen. Sepse puna jonë është të sigurojmë që çdo brez i ri të ketë mundësinë të rritet në një mjedis që i hap dyert e së ardhmes. Dhe, në fund të fundit, punët e mira nuk mbarojnë kurrë”, shkruan kryebashkiaku.

Letra e plotë

Të dashur nxënës të Tiranës, miqtë e mi të vegjël!

Gjithnjë jam ndjerë mirë tek e kam shkruar këtë letër. Me afrimin e shtatorit, madje, vit pas viti, mezi e kam pritur. Besoj se këtu ngjajmë; nuk kam dyshim që edhe ju mezi e prisni rihapjen e shkollave. E di mirë, sepse i kam kaluar të gjitha etapat: dikur atë të nxënësit teksa isha njëri prej jush, në fillim ai vogëlushi pak i trembur i klasës së parë që shkon në shkollë përdore me prindin, pastaj ai djali që çdo shtator kalon pragun e shkollës disa centimetra më i gjatë, më i mësuar dhe më i sigurt në vetvete se një shtator më parë.

Dihet tashmë, teksa ju pushonit nëpër plazhe apo male, ne të Bashkisë nuk e ndalëm punën lidhur me shkollat. E kemi kthyer prej kohësh situatën përmbys, e kemi ndryshuar faqen dhe shkollat e Tiranës sonë, tashmë, janë të standardeve evropiane.

Mbi 40 shkolla të reja dhe të rikonskruktuara deri më sot dhe nuk kemi ndalur.

Këtë vit, jam shumë i lumtur që nxënësit e “Musine Kokalari”-t, “Xhezmi Delli”-t, “Myslym Keta”-s, “Avni Rustemi”-t dhe “Emin Duraku”-t rikthehen në shkollat e tyre më moderne, më bashkëkohore, por, mbi të gjitha, më të sigurta. E do të vijojmë edhe këtë vit dhe në vitet në vijim – janë edhe 37 shkolla të tjera që presin të ndërtohen apo të rikonstruktohen. Sepse puna jonë është të sigurojmë që çdo brez i ri të ketë mundësinë të rritet në një mjedis që i hap dyert e së ardhmes. Dhe, në fund të fundit, punët e mira nuk mbarojnë kurrë.

E ka Sami Frashëri një thënie që është si ylli polar për lundërtarët: “Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër dhe grurë; nëse do të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim dhe kulturë”. Sigurisht, ne na intereson “përgjithmonë”, na intereson të shohim larg dhe, duke parë larg, ju kemi ju në fokus. Ëndrrat nuk janë thjesht dhe vetëm për t’u nanuritur.

Ëndrrat janë bërë për t’u përmbushur. Veçse rruga drejt përmbushjes kalon, padyshim, nga shkolla.

I shijofshi frytet e rrugëtimit të dritës që për disa nis e për të tjerë rinis sot!

Ju priftë e mbara!

/a.r

Next Post
Gjermania ngre alarmin për “Arinjtë e hirtë”, sulm kibernetik rus ndaj vendeve të NATO-s dhe BE-së

Gjermania ngre alarmin për “Arinjtë e hirtë”, sulm kibernetik rus ndaj vendeve të NATO-s dhe BE-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet/ Shehi: Populli është lodhur me të njëjtët personazhe, sot fushatat bëhen me LED, balerina e show!

Shehi: Reforma në drejtësi u miratua me presionin ndërkombëtar, ka trembur politikanët

April 10, 2026
“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

April 10, 2026
EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Punonjësi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori i lokalit

April 10, 2026
Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

April 10, 2026
Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In