• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjashtë vite pas vdekjes, një rrugë në Tiranë merr emrin e regjisorit të njohur, Artan Minarolli, Veliaj: “La pas një pasuri të jashtëzakonshme, burim frymëzimi”

by Ardit Rada
02/03/2021 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga rrugët e Tiranës do të mbajë emrin e skenaristit dhe regjisorit të njohur, Artan Minarolli. Kryebashkiaku Erion Veliaj ia dorëzoi tabelën simbolike me emrin e artistit, djalit të tij, Genc Minarollit, i cili shoqërohej edhe nga aktori Ndriçim Xhepa, shok dhe koleg i Artanit.

“Është ambicia jonë që rrugët e Tiranës të jenë jo vetëm më estetike, por emrat e tyre të përkujtojnë njerëz të rëndësishëm të qytetit. Emri i Artan Minarollit i bën nder Tiranës”, tha Veliaj. Ai vlerësoi kontributin e regjisorit në kinematografinë shqiptare, pasi la gjurmë të pashlyera në fushën e artit, si dhe ishte burim frymëzimi për kineastët e rinj.

Në emër të familjes, Genc Minarolli i shprehu mirënjohjen kryebashkiakut Veliaj për këtë vlerësim që iu bë babait të tij. Edhe aktori i njohur, Ndriçim Xhepa, i cili ka qenë një nga bashkëpunëtorët, por dhe miqtë më të ngushtë të regjisorit Minarolli, falenderoi kryebashkiakun Veliaj për nderimin.

“Më vjen mirë që jam i pranishëm në përkujtimin e mikut tim, me të cilin jam rritur, por që u nda nga jeta shumë shpejt. Ne jemi rritur bashkë, në një pallat, ndaj kam kënaqësinë që në prezencë të bashkëshortes Etlevës, por edhe Gencit, kryetari i Bashkisë respekton emrin e Artan Minarollit për kontributin, për vlerat që ai la në kinemanë shqiptare”, tha Ndriçim Xhepa.

Minarolli, i cili për një kohë shërbeu edhe si Drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare, teksa kishte plot projekte kinematografike që prisnin të shihnin dritën e realizimit.

Next Post
Aksident në rrugën e Kavajës, makina përplas motorin

Aksident në rrugën e Kavajës, makina përplas motorin

Comments 1

  1. Marta says:
    5 years ago

    Bravo!Artan Minarolli mbetet figura e njeriut te thjeshte dhe krijues i kinematografise kontemporane shqiptare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arratisja e të burgosurit të rrezikshëm, shoqërohen policët që po e mbikëqyrnin në spital

Arratisja e të burgosurit të rrezikshëm, shoqërohen policët që po e mbikëqyrnin në spital

January 13, 2026
Hidhet shorti, derbi i kryeqytetit në Kupë. Zbulohen duelet

Hidhet shorti, derbi i kryeqytetit në Kupë. Zbulohen duelet

January 13, 2026
Dosja “Buka” përplas SPAK me mbrojtjen e Ahmetajt, debate të forta në sallë

Dosja “Buka” përplas SPAK me mbrojtjen e Ahmetajt, debate të forta në sallë

January 13, 2026
“Të gatshëm për luftë”, Ministri i Jashtëm iranian: Elementë terroristë kanë infiltruar turmat e protestuesve

“Të gatshëm për luftë”, Ministri i Jashtëm iranian: Elementë terroristë kanë infiltruar turmat e protestuesve

January 13, 2026
E dënuar për përvetësim fondesh, jeta politike e Marine Le Pen varet nga vendimi i gjykatës

E dënuar për përvetësim fondesh, jeta politike e Marine Le Pen varet nga vendimi i gjykatës

January 13, 2026
Të bllokuar prej orësh në zonën e përmbytur, ngrihet droni për lokalizimin e dy barinjve në Fier

Të bllokuar prej orësh në zonën e përmbytur, ngrihet droni për lokalizimin e dy barinjve në Fier

January 13, 2026
“Dua të shkoj pak në tualet”, kurthi që i bëri i burgosuri policit për t’u arratisur

“Dua të shkoj pak në tualet”, kurthi që i bëri i burgosuri policit për t’u arratisur

January 13, 2026
Konfirmohet arratisja e Ndocit, “Burgjet”: Na rrahu policin, la analizat përgjysmë dhe iku!

Konfirmohet arratisja e Ndocit, “Burgjet”: Na rrahu policin, la analizat përgjysmë dhe iku!

January 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Të pafajshmit fëmijë!

January 13, 2026
Aeroportet e Vjenës dhe Budapestit mbyllen për shkak të ngricës, probleme edhe në Pragë

Aeroportet e Vjenës dhe Budapestit mbyllen për shkak të ngricës, probleme edhe në Pragë

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In