• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Kushte edhe për fëmijët me aftësi ndryshe

by A R
16/05/2016 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kopshti Nr. 39 në zonën e Shkollës së Bashkuar ka marrë një pamje të re. Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar plotësisht godinën ekzistuese, duke krijuar kushte dhe standarde bashkëkohore për fëmijët që e frekuentojnë atë. Punimet u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili falenderoi sipërmarrësit që iu përgjigjën thirrjes për të adoptuar kopshtet e Tiranës.

“Nuk besoj se ka bekim më të madh për ata që kanë dhuruar diçka për fëmijët se sa të marrësh uratën e gjysheve dhe gjyshërve. Në një vend si Tirana, ku jetojnë një milion banorë, ka mjaftueshëm mundësi për të bërë biznes, për të qenë të suksesshëm, por ka edhe shumë mundësi për të qenë bujarë, zemërgjerë dhe për t’i kthyer diçka mbrapsht komunitetit”, tha Veliaj. Ai bëri të ditur se kopshti Nr. 39 ofron kushte edhe për fëmijët me aftësi të veçanta, duke u krijuar atyre mundësi për të qenë të barabartë me fëmijët e tjerë.

“Për herë të parë kemi një kopsht ku fëmijët me aftësi ndryshe ose me sindromën down apo autikë trajtohen nga njerëz të specializuar. Ne besojmë se të gjithë fëmijët janë të përsosur, është vetëm çështje mundësish dhe ndihme. Duke krijuar kushte dhe grupe të veçanta për fëmijët që kanë nevojë për më shumë kujdestari dhe asistencë, kemi sjellë një model të ri në qytetin e Tiranës”, shtoi kryebashkiaku Veliaj. Ai ka rikonfirmuar edhe njëherë vendosmërinë e tij për të mbajtur premtimin e dhënë për të rikonstruktuar të gjitha kopshtet e Tiranës brenda këtij viti.

“Brenda këtij viti, 23 kopshtet e Tiranës do të jenë totalisht të rinovuara dhe më vjen mirë që në këtë kontekst jemi duke rikontruktuar gjithë bllokun e njësisë 4. Me të njëjtën cilësi që po bëjmë kopshtet, do të bëjmë edhe trotuaret, kanalizimet, rrjetin e ndriçimit në investimin e ri që kemi parashikuar në “Rrugën e Dibrës”, duke filluar nga “Farmacia 10” deri në “Kinostudio”, për t’u siguruar që gradualisht, që në vitin e parë, të ndihet dora e bashkisë në një lagje e cila ishte lënë pas dore prej vitesh”, theksoi kryetari i Bashkisë. Këto investime, theksoi ai, jo vetëm do t’i shërbejnë përmirësimit të infrastrukturës, por do të rrisin edhe vlerën e zonës dhe pronës së qytetarëve.

“Me investimin e një kopshti të mirë, e një lagjeje që ka infrastrukturë të mirë apo të një rruge kryesore, që është arterie kryesore e Tiranës, të gjitha shtëpitë dhe pallatet rrotull do të marrin një vlerë më të lartë në treg, falë investimit që çdo banor ka derdhur djersën e vet dhe kursimet e tij për familjen dhe shtëpinë”, tha kryebashkiaku Veliaj. Ndërhyrja në kopshtin nr. 39 konsiston në riparime të mureve dhe suvave, lyerje, shtrim parketi dhe pllakash, ndriçim, riparime dritaresh dhe dyersh, sistemime të jashtme, riparim i murit rrethues, si dhe vendosje këndi lojërash për fëmijët etj. (javanews.al /r.a)

Next Post

VIDEO/ Pema në QSUT i bie sipër makinave dhe kalimtarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In