• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Kush ka bërë 100 punë, bën edhe 100 të tjera. Berisha e ka Bashkinë e Shkodrës, pse nuk i ka bërë atje gjërat falas?

by Java News
17/04/2023 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Njësia 1, ku u takua me banorët e zonës, Erion Veliaj tha se kush ka bërë 40 shkolla, mund të bëjë edhe 40 të tjera. Ai nënvizoi se kush ka treguar se di të punojë për Qytetin, mund të bëjë edhe pak më shumë.

“E di që ka ende shumë gjëra për të bërë por, kush i ka bërë 100 rrugë, bën edhe 100 të tjera; kush i ka bërë 19 çerdhe, bën edhe 29 të tjera; ata që kanë treguar se dinë të punojnë, mund të bëjnë edhe pak më shumë punë; por, ata [opozita] që s’kanë ndërtuar asnjë shkollë, që s’kanë prekur lopatë me dorë, ata që edhe pemët i kanë prej plastike, se i zë alergjia nga bishti i lopatës, nuk kanë asnjë shpresë”, tha Veliaj.

Për Berishën dhe premtimet e tij për gjëra falas, ai tha se janë vetëm gënjeshtra, sepse ata e kanë Bashkinë e Shkodrës ku mund të zbatojnë premtimet që bëjnë, ndërkohë faktet flasin vetë që nuk është bërë asgjë.

“Kur dëgjoj këto muhabete, që do bëjmë falas këtë e falas atë, të duket sikur ajo parti ka dy programe: një program e ka për ata që i ka gënjyer dhe një program tjetër për ata që do të gënjejë. Ata që i ka gënjyer i ka në Shkodër, se aty e kanë Shkodrën dhe ju them: takova ca shkodranë rrugës, pse s’e bëjnë autobusin falas në Shkodër, pse s’e bëjnë çdo gjë falas në Shkodër? Na trego si e bën në një bashki që e ke, që ta kopjojmë edhe ne të tjerët. Duke qenë se ata i kanë gënjyer një herë, nuk i thotë dot dy herë. Kurse në Tiranë, ngaqë s’e ka konsumuar gënjeshtrën, e nis nga e para. M’u dhimb Saliu kur e pashë në stadium, ishte një pikëllim i madh, një burrë 80 vjeç i fliste sediljeve bosh. Se militantët kishin ardhur për të parë stadiumin, sa e panë stadiumin ikën, s’pyet njeri për Saliun. Ata i ka marrë lumi”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se Berisha ka hall se nuk kalon dot Rinasin. “Këtej flasin për fukarallëkun, e këtej nuk kanë mbjellë asnjë pemë, nuk dhuruan asnjë shtëpi për tërmetin, se një parti që ka 100 mijë euro për stadiumin, atëherë duhet ta kesh një gjë për qytetin. Mjafton të shohësh makinat e tyre, të shohësh luksin e tyre dhe ti thua: ‘Një parti me kaq shumë të ardhura, një gjë do ta bënte’. Ata nuk thonë dot nga iu vijnë lekët. Ju vijnë nga Rusia, janë rusët ata që u thonë silluni kështu. Dhe sa herë që Shqipërisë i shkojnë punët mbarë, rusët i çojnë fjalën në vesh, llogari tek konto Monikës dhe fillon sherri. Dhe ti thua ore nga lindi ky sherr. Ditën që Shqipëria bën një hap përpara ata çirren. Kështu që, ne duhet të vazhdojmë përpara”, tha Veliaj.

Veliaj ecje dhe takime me banorët e Njësisë 1: Vlerësimet tuaja më japin kurajo për punë edhe më të mira përpara

Në vijim të rrugëtimit të gjelbër drejt 14 Majit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mbolli disa pemë me banorët e Njësisë 1 në kryeqytet. Pas përfundimit të bulevardit “Taulantia”, i cili ka rritur ndjeshëm vlerën pronës në këtë zonë, Veliaj tha se puna e bashkisë do vijojë në çdo degëzim të lagjeve.

Ai shtrëngoi duart me banorët e zonës, të cilët e vlerësuan për punën e bërë dhe standardin e vendosur. “Rrugët i ke bërë, ndaj e kemi këtë respekt për ty”, u shpreh një nga banorët.

Veliaj i falenderoi për të gjitha vlerësimet. “Më japin kurajo, më japin ide se si mund të shkojmë përpara, por gjithashtu jam i ndërgjegjshëm që kemi ende punë për të bërë. Jo gjithçka ka mbaruar. Kemi mbaruar bulevardin këtu, por na u desh të arsyetonim me ata që shisnin në rrugë. Edhe ata u bindën, tani janë më mirë, por edhe lagja fitoi një bulevard. Tani që kemi mbaruar segmentet kryesore, duhet të futemi me degëzimet në çdo xhep”, u shpreh Veliaj./m.j

Next Post
E ‘infektoi’ Këlliçi/ Luçiano Boçi hap “thesin” e premtimeve: 3 mijë vende punë dhe “Disney” në Elbasan

E 'infektoi' Këlliçi/ Luçiano Boçi hap “thesin” e premtimeve: 3 mijë vende punë dhe “Disney” në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In