• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj, konferencë me Dua Lipa: Mirënjohës për këdo na mbështeti pas tërmetit, falënderimet më të mëdha për ata që na u bashkuan me nisma humanitare konkrete

by Java News
23/07/2021 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka falënderuar sot gjatë konferencës për shtyp këngëtaren Dua Lipa dhe babain e saj Dukagjin Lipa, për kontributin e vyer të dhënë përmes fondacionit të tyre humanitar “Sunny Hill” për 300 fëmijë të vegjël që do ti gëzohen në shtator kopshtit të ri të rindërtuar pas tërmetit të vitit 2019. Në përmbyllje të kësaj dite, Veliaj tha se e gjithë vizita e artistes shqiptare me famë ndërkombëtare i dedikohej nismës humanitare “Adopto një kopsht”, ndërsa projektet artistike të cilat do të jenë vitin e ardhshëm kur Tirana do kthehet në kryeqytetin evropian të rinisë do të zbulohen në një moment tjetër.

“Sot kemi pasur një ditë intensive ku nuk ishte Dua si muzikante dhe si star, por Dua si brigadiere me jelekun e verdhë, sepse, mbi të gjitha, unë besoj që, përveç të qenit një artist i mirë, duke qenë edhe një njeri i mirë si në Shqipëri edhe në Kosovë, si në Britani edhe në Amerikë njerëzit ndahen në dy kategori: njerëzit që flasin dhe njerëzit që bëjnë.
Kur ishte situata e tërmetit shumë njerëz na çonin lutje dhe mendimet e tyre, – shumë mirënjohës për to, – por kishte dhe disa që thanë “unë do bëj diçka konkrete”. Filluam bisedën që atëherë për të adoptuar një kopësht në Tiranë, kopështi në qendër të Tiranës që është edhe më i populluari i cili do të mbajë emrin “Sunny Hill”. Dua bashkë me dy djemtë e tjerë me origjinë shqiptare bënë një fushatë për ngritje fondesh. Ne kemi bërë një bashkëpunim me Fondacionin e Qatarit dhe me Fondacionin Sunny Hill. Dua do të sigurohet që i gjithë mobilimi, kuzhina, të gjitha pajisjet, karriget, shtretërit e bebeve, e gjithë baza materiale, pjesa artistike, – ndoshta do dal një vip aty nga kopshti ynë “Sunny Hill”, – do të mbulohen prej saj. Kësaj here ishte një vizitë kryesisht humanitare, për t’i dhënë drejtim këtij sponsorizimi, vitin tjetër do gjejmë një moment në kalendar ku do jetë pjesa festive, por fillimisht puna dhe pastaj festa,” u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Nga ana e tij babai i këngëtares së famshme u shpreh mjaft i lumtur për këtë bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, ndërsa duke iu referuar fondacionit deklaroi se ai do të ndërmarrë në të ardhmen edhe të tjera nisma me në fokus mbështetjen e të rinjve në rrugën e tyre artistike.

“Është kënaqësi e veçantë që të jemi sot në Tiranë me ftesën e Kryetarit të Bashkisë, Erionit, të cilin e konsideroj edhe mik personal. Prej vitit 2016 kur kemi filluar bashkëpunimin tonë, së pari në shenjë falënderimi të fansave të Duas nga Kosova dhe Shqipëria, lindi rrugëtimi i bamirësisë, ku të gjitha fondet të cilat u mblodhën shkuan për bamirësi. Jemi në proçes në Prishtinë të hapjes së një objekti, i cili do të jetë një hapësirë ku artistët e rinj do të kenë mundësi që të eksplorojnë talentin e tyre, derisa ne do ta krijojmë atë platformë e cila është e nevojshme për një zhvillim të tillë. Po mendojmë që në të ardhmen të kemi “Sunny Hill Fondation” edhe në Tiranë, ndoshta do jetë në një prej projekteve të vitit 2022, kur Tirana do të jetë Youth Capital of Europe.
Sot ishte domethënës kurorëzimi i gjithë punës së bërë në vitin 2019 për gjetjen e fondeve pas tërmetit. Ishte kënaqësi të shikoje një hapësirë të cilën e kishte ndërtuar Bashkia e Tiranës me partnerët e saj dhe “Sunny hill Fondation” të jetë pjesë,” u shpreh Dukagjin Lipa.

Këngëtarja mjaft e dashur për publikun u shpreh mjaft e kënaqur për mundësinë që ajo pati për të kontribuar për komunitetin shqiptar sidomos pas një tragjedie të tillë. “Është kënaqësi që kam mundësinë të jem këtu sot dhe me “Sunny Hill Fondation” të mund të ndihmoj në çfarëdo lloj mënyre që mundemi për këtë kopësht por edhe më tej. Është një ëndërr e madhe për mua, në veçanti për një komunitet shqiptarësh,” u shpreh ajo.

Këngëtarja ka qenë e rezervuar në zbulimin e detajeve të Sunny Hill Festival i cili pritet të zgjasë për 4 ditë me radhë në kryeqytet vitin e ardhshëm dhe po ashtu ka lënë surprizë edhe datën e koncertit të saj në Tiranë.

/m.j

Next Post
‘Rilinda në moshën 102-vjeçare’, veterani rus i Luftës së Dytë Botërore mposht COVID 19

‘Rilinda në moshën 102-vjeçare’, veterani rus i Luftës së Dytë Botërore mposht COVID 19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In