• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sociale

Veliaj: Komplekse sportive në universitete jo si garniturë

by Aalison Pearse Stevens
13/02/2016 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës do të mbështesë ndërtimin e hapësirave sportive për institucionet arsimore publike dhe private. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i pranishëm mesditën e sotme në Universitetin “Marin Barleti”, ku mori pjesë në inaugurimin e kompleksit sportiv të këtij institucioni arsimor.

Në fjalën e mbajtur gjatë këtij aktivitet, Veliaj ngriti shqetësimin për statistikat që tregojnë situatën jo të mirë për çështje të shëndetit dhe të sportit sot në qytetin e Tiranës. “Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ne jemi sot një nga qytetet më obeze në Europë. Në fakt, 20% e fëmijëve të moshës 0-5 vjeç, janë zyrtarisht obezë. Tirana është qyteti i tretë në Europë kur vjen puna te shëndeti dhe obeziteti i fëmijëve. Kjo nuk është një lloj kupe që ne dëshirojmë”, tha Veliaj.

Duke iu referuar këtyre statistikave, kryebashkiaku theksoi se një qytetar i Tiranës jeton 2 vjet më pak se i njëjti qytetar në shtet tjetër të BE, ose në një qytet tjetër të Shqipërisë vetëm për çështje të ndotjes, vetëm për çështje të trafikut dhe të përdorimit të tejskajshëm të makinave. “Nuk mjafton emancipimi atëherë kur këto statistika dhe këto kambana alarmi na detyron të gjithëve që ta shikojmë sportin jo vetëm si një mënyrë për këta që janë të angazhuar në ekipe, por edhe si një stil jetese për ne të tjerët që ndoshta nuk jemi pjesë e një ekipi profesionistësh, por që duam të kemi një jetë të shëndetshme”, theksoi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se duhet që të ndryshojë stili jetesës dhe jo detyrimisht numri i makinave. “Ne u anëtarësuam si qytet në rrjetin e metropoleve të Evropës dhe të gjithë qytetet e tjera me popullatë sa Tirana, kishin pak më shumë makina, por i përdornin më mirë. Këto qytete i përdornin vetëm për punë dhe jo për 500 metra nga kafja në kafe, jo për të shkuar për të blerë bukën me makinë, jo për të shkuar për të takuar një shok dy rrugica më poshtë me makinë”, u shpreh Veliaj.

Sipas kryebashkiakut, mënyrat për të ecur përpara është mbështetja e ngritjes së komplekseve të tilla dhe  një stil i shëndetshëm jetese. “Po mbush vitin si kryetar bashkie dhe nuk kam dhënë asnjë leje ndërtimi. Ama kur vjen puna për të dhënë leje për struktura të tilla që ofrojnë një hapësirë jo vetëm për universitetin, por edhe për shkollën, atëherë sigurisht që do të jemi të pakursyer në leje dhe në trajtimin e hapësirave të tilla. Ky është fillimi i një kapitulli të ri se si universitetet tona e kanë sportin jo si garniturë, por në fakt gjënë kryesore me të cilën ato ushqehen”, përfundoi Veliaj.

Next Post

Studimi i frikshëm / 5 milionë të vdekur në vit nga ajri i ndotur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In