• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Kinostudio, zonë me interes të veçantë, plani projekton Tiranën e gjeneratës tjetër

by A R
18/07/2016 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njësia 4 në Tiranë ishte ndalesa e radhës për diskutimin e Planit të Përgjithshëm Vendor me qytetarët. Në takimin me banorët e Kinostudios, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi rëndësinë e Planit të Përgjithshëm Vendor për të gjithë qytetin, por në mënyrë të veçantë për Kinostudion, e cila pritet të jetë një nga 7 qendrat e ardhshme të Tiranës policentrike. Veliaj përmendi një sërë investimesh të bëra deri tani nga bashkia, si dhe theksoi se këto kanë qenë ndërhyrje të domosdoshme në vitin e parë të punës.

“Plani që prezantojmë sot merr vendime afatgjata dhe më vjen mirë që përkon me periudhën një vit pas betimit, në datën 30 korrik, kur thamë se do ta çojmë Tiranën në drejtimin e duhur. Sigurisht, Tirana sot është 30% më e ndriçuar, ka 40% më shumë puseta. Por, në vitin tonë të dytë nuk do të merremi veç me pusetat dhe ndriçimin, sepse këto janë pjesë e punëve të përditshme që s’duhet të ndalojë kurrë, por me investime afatgjata. Tirana duhet të mendojë për gjeneratën e ardhshme”, theksoi Veliaj. Sipas tij, Plani i Përgjithshëm Vendor, i cili e kthen Kinostudion në një nga shtatë qendrat e reja të Tiranës, është një vendim për të ardhmen sepse në bazë të tij do të përcaktohen edhe investimet në çdo zonë.

“Pasi të miratojmë planin e ri, Kinostudio, Kombinati, Lapraka dhe qendrat e tjera do të trajtohen me statusin e një qendre të një qyteti policentrik; që do të thotë se edhe investimet do të ndahen sipas këtij plani”, tha ai. Kryebashkiaku pohoi se Kinostudio mund të kthehet lehtësisht në një qendër të tillë, për sa kohë aty janë zhvendosur disa institucione të rëndësishme, si ministri, televizone apo edhe afërsia me qendrën spitalore. “Kemi vendosur që Kinostudion do ta bëjmë një zonë me interes të veçantë. Kjo do të thotë se kur të ndajmë buxhetin në fund të vitit, do të duhet që shumicën e tij ta alokojmë në shtatë qendrat e Tiranës. Por, duke përfshirë edhe dy qendrat klasike, sheshin “Skënderbej”, që do të marrë një pjesë të vëmendjes, duke u kthyer në pedonale, dhe Bulevardin e Ri, ku parashikojmë një zgjerim të qytetit në drejtim të Lumit të Tiranës”, deklaroi kreu i bashkisë.

Por, ndërsa përmendi disa nga nismat e bashkisë si ndërtimi i 20 shkollave të reja, rikonceptimi tërësor i sistemin të transportit publik, Veliaj tha se si për këto projekte dhe për çdo tjetër është i nevojshëm kontributi i çdo qytetari. Kryebashkiaku vuri theksin tek projektet konkrete që prekin Kinostudion, si ai i Unazës së Madhe. Veliaj solli në vëmendje se përtej Unazës së Madhe të Tiranës, Plani i Përgjithshëm Vendor parashikon edhe krijimin e pyllit orbital, pra planit që në 15 vitet e ardhshme të mbillen 2 milionë pemë në Tiranë. Një tjetër propozim, pjesë e Planit, janë 5 unazat në kryeqytet për të krijuar kështu mundësi lëvizje jo vetëm për makinat, por edhe për njerëzit.

Veliaj tha se kjo “kushtetutë” e re vendore për qytetin synon të fuqizojë më tej edhe zonat rurale dhe kjo është arsyeja që pse që vitin e parë, një pjesë e madhe e investimeve ka shkuar për të bërë rrugën e Dajtit. Momentalisht në këtë zonë, shpjegoi Veliaj, po instalohet rrjeti i ujësjellësit, por duke sjellë më pas edhe stacionin e autobusit, pikat e mbledhjes së mbeturinave, e gjithë gjithë zona do të urbanizohet./a.m.

Next Post

Kush është Natalyia Apostolova, shefja e re e BE’së në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

April 11, 2026
Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

April 11, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 11, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Vrau kunatin për parkimin e makinës, arrestohet autori

April 11, 2026
“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In