• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Veliaj: Kemi një vijë të madhe ndarëse, PD mendon për listat e zgjedhjeve, ne për hallet e qytetarëve

by Java News
06/10/2020 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj, njëherësh edhe drejtues politik për Tiranën shprehet i bindur se PS do të fitojë bindshëm në zgjedhjet e 25 prillit. Veliaj nënvizoi se shqiptarët e kanë të qartë dallimin mes dy alternativave, asaj të PD që shqetësohet veç për emrin në listat e kandidatëve për deputetë dhe PS që ka fokus si të përmirësojë dhe t’u vijë në ndihmë atyre që kanë nevojë.

“Ajo që po shohim është që kampet po flasin për tema të ndryshme. Ne po shohim opozitën që flet për listën elektorale, pra listën e 25 prillit dhe shqetësime të tipit “ku jam në listë; ku do jem në listë; sa është pragu”. Ne nuk po flasim për këtë listë. Unë po flas për një tjetër listë, për listën e shkollave që po ndërtojmë, për listën e shtëpive që po u japim çelësa dhe unë besoj që ne këtu kemi një vijë të madhe ndarëse. Të dyja palët po flasin për lista, por njëra për listën e interesit të vet dhe një tjetër për listën e qytetarëve të cilët e kanë mandatuar të zgjidhi këto shqetësime siç janë tërmeti që ju me të drejtë e përmendët, që do jetë një temë e kësaj fushate.

Pyetja për një njeri, cilido socialist, demokrat, burrë, grua do jetë në orën 4 të mëngjesit kur bie tërmeti, kush e ftillon këtë punë? Kush i merr frenat në dorë? Kush i jep dum një emergjence të tillë? Ai që në orën 4 kthehet dhe fle gjumë në anën tjetër, që e provuam 4 vite në Bashkinë e Tiranës, apo ai që në orën 4 të mëngjesit të thotë – Lali ku je?

Ku janë zjarrfikëset, ku janë vinçat?

Ku do t’ u japim shtëpi këtyre që humbën familjet? Pastaj si do fillojë rindërtimi i të tjerëve?

Kemi kaq muaj ku ata po flasin për listën me pyetjen – Ku jam unë te lista e partisë? Ne jemi duke folur – ku është kjo lista e problemeve dhe si mund të shkurtohet duke zgjidhur çdo ditë nga një hall. Ka një diferencë shumë të madhe botëkuptimesh”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se një votë për opozitën s’ka asnjë garanci sot pasi i kanë dhënë provat që kur merr pushtetin vetëm fle gjumë. “Një votë për opozitën s’ka asnjë garanci sot pasi i kanë dhënë provat që ose kur e marrin me dhunë flenë gjumë ose e lenë lojën në gjysmë. Unë vij nga Farka ku e gjithë Partia Demokratike u bashkua me PS, vij nga Zall Bastari ku e gjithë Partia Demokratike është bashkuar me PS, bij nga njësia 1 dhe 2 ku shumë prej këtyre partiçkave të vogla janë bashkuar me PS, pse? Sepse kanë kuptuar që është e vetmja forcë që kur të prishet shtëpia, kur të bie zjarri, kur ke nevojë për ndihmë, kur ke nevojë për asistencë në çdo orë të ditës dhe të natës të bie tërmeti ka një shtet në këmbë”, deklaroi Veliaj

Next Post
Soreca: E ardhmja e Shqipërisë në duart tuaja, të gjitha palët duhet të bashkëpunojnë drejt një objektivi të përbashkët

Soreca: “Shqipëria është afër përmbushjes së kushteve, duhet Gjykata Kushtetuese”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me Iranin

March 14, 2026
“Marule” për të blerë dokumente greke? Ardit Bido zbulon faktet kundër Belerit

Një debat përtej një rasti: momenti për të rishikuar politikën penale

March 14, 2026
Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

March 14, 2026
Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

March 14, 2026
Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

March 14, 2026
Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

March 14, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

March 14, 2026
Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

March 14, 2026
Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

March 14, 2026
Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In