Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ka dhënë një mesazh pak ditë pas miratimit të projektligjit që i hap rrugën teatrit të ri.
Ai thotë se kemi nevojë për teatër të ri.
“Çmimin për Pazarin e Ri, e festuam të gjithë bashkë te Festivali Artizan. Siç kemi nevojë për Pazarin e Ri, për Bulevardin e ri, për sheshin “Skënderbej”, kemi nevojë edhe për një teatër të ri.
Po t’i bëjmë gjërat me dashuri, jo duke penguar njëri-tjetrin, por duke i dhënë fuqi transformimit të Tiranës, atëherë ky është vetëm fillimi dhe më e mira është përpara”, thotë ai.