• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Kemi ndërtuar 40 shkolla të reja në Tiranë, 12 i hapim këtë vit shkollor; rekord që i jep fund mësimit me dy turne

by
09/08/2022 15:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, uroi sot Ditën e Hashures për të gjithë besimtarët bektashianë pas një vizite në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve. Pas saj, në një dalje për mediat, Veliaj deklaroi se këtë muaj, bashkia po punon për mbylljen e detajeve të fundit në 12 shkolla të reja, të cilat do të hapen në shtator, duke i dhënë fund mësimit me dy turne. Kryebashkiaku shtoi se në Tiranë deri tani janë ndërtuar 40 shkolla të reja, një rekord për qytetin.

“Sot kemi një grup të madh kolegësh që po merren me përgatitjen e vitit të ri shkollor. Në Tiranë do të hapim 12 shkolla të reja. Infrastruktura ndihmon, por është dija ajo që na bën njerëz, që na europianizon, që sjell progres. Një pjesë e shkollave me dy turne ndodh edhe për shkak të një manie që kemi trashëguar nga gjenerata e prindërve tanë, por sot, Tirana ka kaluar nga 42 km katrorë në 1250 km katrorë; së dyti, kemi ndërtuar 40 shkolla të reja; së treti, kemi një sistem ku mësuesit nuk përqendrohen më vetëm në disa shkolla, por ata shpërndahen në çdo shkollë përmes portalit. Me hapjen e 12 shkollave të reja dhe një duzinë me kopshte e çerdhe, këtë vit ulim ndjeshëm mësimin me dy turne dhe nuk besoj se ka një shkollë në Tiranë që të jetë e gjitha me dy turne. Do kemi shumë debate për Tiranën në zgjedhjet që do vijnë, por të paktën nuk do kemi më debat për mësimin me dy turne,” u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, Veliaj bëri thirrje që t’i jepet fund zjarreve të qëllimshme në Tiranë. Ai tha se është e pakuptimtë që ka njerëz, të cilët i vënë zjarrin një fondi pyjor vetëm sepse kërkon të hapë tokë truall, duke zaptuar kështu pasurinë shtetërore. “Kjo nuk ka për t’u lejuar, por është edhe mëkat. Ndaj, i lutem të gjithë qytetarëve – disa gjëra vërtetë nuk i kemi në dorë, si pandemia apo tërmeti, por zjarret që i vëmë vetë nëpër fshatra janë kriminale, aspak njerëzore. Për të gjitha këto arsye, u bëj thirrje që, në këto ditë kur të gjitha përpjekjet i kemi fokusuar te hapja e shkollave të reja dhe mbajtjen nën kontroll të vatrave të zjarrit që shfaqen për shkak të temperaturave të larta, të sillemi si europianë sepse të tillë na bën vetëm sjellja”, tha Veliaj.

Ai shtoi se për emergjencat që mund të shfaqen nga zjarret, bashkia është në gatishmëri me tre turne.

/e.d

Next Post
Martohet Rita Ora! Ceremoni martesore të fshehtë në Londër, ndryshon dhe mbiemrin

Martohet Rita Ora! Ceremoni martesore të fshehtë në Londër, ndryshon dhe mbiemrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In