• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Kemi dhjetëfishuar gjelbërimin në Sheshin “Skënderbej”

by A R
09/06/2017 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi nga Njësia 5 se brenda 10 muajve punë Sheshi “Skënderbej” është transformuar në një nga hapësirat më të mëdha të gjelbra në qytet. Pavarësisht kritikave, Veliaj deklaroi se realiteti është krejt tjetër ku numri i pemëve dhe i bimëve të mbjella është dhjetëfishuar. “Morëm një shesh i cili kishte vetëm një metër katror pemëtari me ato dardhat që të gjitha u rimbollën dhe nga 220, shkuam në 2220 pemë, 4500 shkurre, 70 mijë lule, 100 shatërvanë”, tha Veliaj.

 Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se sheshi “Skënderbej” është simboli më i mirë i përfaqësimit të shqiptarëve kudo që ata ndodhen, ku çdo vizitor do të mund të gjejë një pllakë guri nga vendlindja e tij. “Ne socialistët e dimë si funksionon kjo punë. Kur ke përballë njerëz që nuk kanë ngulur një gozhdë, ku për katër vjet nuk rregullonin dot sahatin e Tiranës dhe ku për katër vjet nuk i fusnin dot një dorë bojë murit të bashkisë, sigurisht që ne nuk presim lëvdata. Në fillim thanë, ja po e bëjnë me pllaka kineze. Në fakt nuk po e bëjmë me pllaka kineze, por po marrim nga të gjitha trevat e Shqipërisë dhe përtej, ku jetojnë shqiptarë për të treguar se ky shesh është qilim që përfaqëson të gjitha zonat dhe ku çdo vizitor do të mund të gjejë një pllakë që vjen nga vendlindja e vet. Kjo është edhe një mënyrë që shpenzimet e sheshit nuk kanë mbetur vetëm në Tiranë, por kanë shkuar dhe në ato zona ku kanë punuar mijëra njerëz për të sjellë pllakat”, u shpreh kreu i Bashkisë.

 Veliaj deklaroi se në shesh janë 28 mijë metra katror pllaka, krahasuar me 32 mijë metra katrorë sipërfaqe e mbjellë. “Thanë nuk ka gjelbërim. Vetë janë jashtë, në sheshin San Marko në Venecia ku nuk ka asnjë pemë. Është i gjithi rrasë guri, ose i shkruajnë kritikat nga Roma. Shën Pjetri në Romë, me Saliun të parin që ka shkuar disa herë te Papa, e ka parë që nuk ka asnjë pemë. Sheshi i Kuq në Moskë ka vetëm një pemë e cila është kryesisht për funksionet e Vitit të Ri. Ne kemi sot një shesh që ka 28 mijë metra katror pllakë për metaforën e 28 mijë kilometra katrorë Shqipëri dhe 32 mijë metra katrorë gjelbërim”, sqaroi kryebashkiaku.

 Duke u ndalur tek puna që është bërë në kryeqytet, Veliaj deklaroi se brenda një kohe të shkurtër janë bërë një sërë investimesh të rëndësishme të cilat janë të prekshme nga qytetarët.

“Sivjet e kemi quajtur “Tirana 2 vjet zgjuar”. Sigurisht mund të bësh më shumë gjëra zgjuar se sa bën kur je në gjumë, por e ke parasysh, kush ka qenë, ose kush i ka kujtimet e afërta të gjimnazit apo universitetit dhe e di që ka ditë provimi, e mban mend atë ankthin që si do të dalë, si do paraqitem, çfarë do më pyesin dhe unë besoj që ne të Bashkisë së Tiranës jemi më fatlumët sepse ne e kemi komplet pa ankth provimin tonë. Mund t’i shohim njerëzit në sy, mund t’i shohim qytetarët në sy dhe mund t’u themi ekzaktësisht çfarë kemi bërë dhe të presim ballëhapur notën që do na japin. Unë besoj se deri tani na kanë dhënë notën 10 dhe parimi është të vijojmë në këtë drejtim”, garantoi Veliaj. Kryebashkiaku Veliaj kërkoi dhe mbështetjen për qeverinë e Edi Ramës, si garanci për vijimin e investimeve në kryeqytet.  /b.d

Next Post
ISIS afrohet seriozisht në Ballkan:Kujdes, nuk ju kemi harruar

ISIS afrohet seriozisht në Ballkan:Kujdes, nuk ju kemi harruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

March 25, 2026
Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

March 25, 2026
KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

March 25, 2026
Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

March 25, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 25, 2026
Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

March 25, 2026
Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

March 25, 2026
Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

March 25, 2026
Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

March 25, 2026
Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In