• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Kashari me këndin e dytë më të madh të lojërave në Tiranë; në 13 Nëntor aksion masiv pastrimi

by A R
05/11/2016 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jo vetëm në qytet, por edhe në zonat periferike-rurale, po ndërtohen hapësira të posaçme argëtimi për fëmijët dhe çlodhëse për qytetarët. Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit kanë nisur punën për krijimin e një tjetër sheshi pushimi dhe këndi lojërash për fëmijë, këtë herë në Yzberisht, pjesë e Njësisë Administrative Kashar. Në nisjen e punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se pavarësisht pengesave, bashkia do të vijojë punën për të çliruar hapësirat e uzurpuara dhe për të krijuar ambientet e duhura për fëmijët. Ai shtoi se këndi i lojërave të Kasharit do jetë i dyti më i madhi në kryeqytet, pas atij të ndërtuar te Kodrat e Liqenit, dhe se ai do u shpërbëjë të gjithë fëmijëve të kësaj zone.

“Sapo kemi nisur punën për këndin e dytë më të madh të lojërave, pas atij te Liqeni, me shpresë se këtu do të na lejojnë të punojmë, për të pasur një hapësirë të mrekullueshme për fëmijët, por edhe për gjyshet, gjyshërit dhe prindërit. Sigurisht, ky investim, përveç se është një investim direkt për fëmijët, me këndin e lodrave dhe hapësirat sportive, por vjen edhe si një sinjalizim i investimeve që do të vijojmë në Yzberisht”, theksoi Veliaj. Kryebashkiaku i Tiranës tha se investimet në këtë zonë kanë nisur fillimisht me sigurimin e ujit të pijshëm, i cili ka qenë një nga problemet madhore të zonës për vite me radhë, për të vijuar me tej me investimet në urbanistikë.

“Filluam me ujin sepse ai është jetik. Furnizimi me ujë të pijshëm ishte një problem për disa vite, por që tashmë është zgjidhur. Tani kalojmë në investime urbane. Kjo zonë ka patur një filozofi në të kaluarën: pallate, pallate, pallate, zhurmë, pis, plehra. Kjo filozofi duhet të ndryshojë. Nuk mund të ketë vetëm pallate, duhet të ketë edhe hapësira çlodhëse, pastërti, hapësira sportive, më shumë fokus te fëmijët. Jeta është më shumë sesa beton! Pra, fokusi i bashkisë do të jetë investime në sheshe dhe hapësira publike, çlirimi i shesheve të caktuara dhe sigurisht, investim në urbanistikë, në sinjalistikë, në rrjetin ujësjellës-kanalizimeve dhe në një pastërti më të mirë, që e meriton zona e Yzberishtit”, theksoi ai.

Veliaj u kërkoi banorëve që të kujdesen për këto hapësira, të cilat janë në shërbim të gjithë komunitetit. “Të jesh në Tiranë nuk mjafton të kesh adresë në Tiranë, por do të thotë edhe të sillesh si në Tiranë, ndaj ju kërkoj qytetarëve t’i respektojmë hapësirat publike në zonën e Yzberishtit, Kasharit dhe në të gjitha zonat peri-urbane të Tiranës. U kërkoj qytetarëve që t’i mirëmbajnë ato dhe të bashkëpunojnë me bashkinë. Një pjesë e madhe e kontributit ka ardhur nga investitorët privatë, të cilët kanë pranuar që hapësira e tyre të bashkohet me tokën publike dhe e gjitha bashkë të na krijojë një terren shumë më të madh”, u shpreh Veliaj, ndërsa theksoi se edhe në këtë rast, ashtu si në çdo investim tjetër të bashkisë, i shtohet vlera e pronës përreth.

Kryebashkiaku Veliaj ftoi qytetarët që t’i bashkohen nismës së 13 nëntorit për pastrimin e kryeqytetit. “Dua të ftoj qytetarët e Kasharit, Yzberishtit dhe të gjithë Tiranës, që të na bashkohen në datën 13 nëntor për aksionin e pastrimit të qytetit. Është bukur të protestojmë për gjithçka, por është akoma më bukur që të japim me shembullin tonë mesazhin që besojmë tek ato që themi. Pra, nuk jemi këtu vetëm për të kërkuar pastërti, por që të pastrojmë të parët. U kërkoj të gjithë qytetarëve që të na bashkohen, sidomos këtu në Kashar dhe në Yzberisht, ku ka shumë nevojë, por edhe në të gjitha zonat e Tiranës ku bashkia po bën një punë cilësore. Është e rëndësishme që të gjithë të japim një dorë”, deklaroi ai.

Drejtori i APR-së, Blendi Gonxhe, sqaroi se ky është sheshi i dytë më i madh në Tiranë me një hapësirë rreth 2300 metra katrorë. “Rregullohen shkarkimet, kabina elektrike që ka zënë rrugën, të gjitha rrugë-kalimet e makinave dhe të këmbësorëve, duke përfituar një shesh. Vazhdon përpjekja jonë që të bëjmë të mundur që jo më larg se 500 metra nga çdo shtëpi, çdo familje, çdo fëmijë, të ketë një mundësi për të luajtur apo çlodhur”, theksoi ai. Projekti për sheshin e ri rekreativ përfshin shtrimin e plotë të sheshit me pllaka, ndërtimin e një minifushe basketbolli, vendosjen e stolave, koshave, por edhe ndriçimit e gjelbërimit në të gjithë hapësirën e tij./a.m.

Next Post
Daçiç: “ Vuçiçit iu dërgua mesazhi se ka në rrezik jetën, Xhinxhiçi u vra me të njëjtin mesazh”

Daçiç: “ Vuçiçit iu dërgua mesazhi se ka në rrezik jetën, Xhinxhiçi u vra me të njëjtin mesazh”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Administrata Trump nën presion, gjithçka dihet për vrasjen në Minneapolis

Administrata Trump nën presion, gjithçka dihet për vrasjen në Minneapolis

January 25, 2026
“35 mijë € për të shkuar në SHBA e Kanada”, zbulohet rrjeti i dokumenteve false

“35 mijë € për të shkuar në SHBA e Kanada”, zbulohet rrjeti i dokumenteve false

January 25, 2026
Prizreni, ‘epiqendra’ e manipulimit/ Çfarë po tregon rinumërimi i votave në Kosovë

Prizreni, ‘epiqendra’ e manipulimit/ Çfarë po tregon rinumërimi i votave në Kosovë

January 25, 2026
“Trump si perandor i botës”, a po kthehen SHBA-të në një vend lufte?

“Trump si perandor i botës”, a po kthehen SHBA-të në një vend lufte?

January 25, 2026
Rrugët nga Shqipëria drejt Malit të Zi të kufizuara për kamionët, lejohen vetëm automjetet e vogla dhe autobusët

Rrugët nga Shqipëria drejt Malit të Zi të kufizuara për kamionët, lejohen vetëm automjetet e vogla dhe autobusët

January 25, 2026
Spiropali takohet me Presidentin turk Erdoğan: Bashkëpunim dinamik i orientuar drejt së ardhmes

Spiropali takohet me Presidentin turk Erdoğan: Bashkëpunim dinamik i orientuar drejt së ardhmes

January 25, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Ligësi që i dha jetë disa përrallave”, Rama i përgjigjet PD-së për Bordin e Paqes: E votuan, edhe pse nuk lanë gjë pa thënë

January 25, 2026
FOTOLAJM / Berisha si Neroni: Zjarr e flakë, veç të kthehem edhe një herë…

FOTOLAJM / Berisha si Neroni: Zjarr e flakë, veç të kthehem edhe një herë…

January 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Arrestimin e ka pas qafe”, Beqiri: Sali Berisha po sillet si “kali në lëmë”, vendin e ka tek “313”-a

January 25, 2026
Kokalari shpërthen ndaj militantëve të PD: Ai është Sali Berisha për ju o budallenj! Babai im i ka dhënë mësim, por ai adhuronte kushëririn tonë diktator

Kokalari sulmon Berishën pas protestës me molotovë: Dhunë katundarësh dhe akt turpërues!

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In