• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj: Jo më furnizim dyqanesh gjatë ditës

by Java News
09/09/2015 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të fillimit të vitit të ri arsimor, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash lidhur me transportin publik, lirimin nga ndërtimet pa leje rreth shkollave dhe certifikimin e furgonëve që transportojnë fëmijët. Pas inspektimit që kreu sot në shkollën 9-vjeçare “Ali Demi”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se, në prag të vitit të ri shkollor, është ndërhyrë në rreth 60 shkolla dhe ka mbi 100 të tilla që kanë nevojë për mirëmbajtje të vazhdueshme.

 “Nga kjo javë, Bashkia e Tiranës do të nxjerrë disa urdhra për të rregulluar transportin publik. Kompanitë janë tashmë të lajmëruara për faktin se nuk do të ketë furnizim të dyqaneve apo minimarketeve, gjatë orëve të ditës”, deklaroi Veliaj. Sipas tij, çdo mëngjes shkaktohet trafik për shkak se furnizimi i marketeve bëhet në të njëjtën kohë kur familjarët nxitojnë të çojnë fëmijët në shkollë, ndaj kjo s’duhet të ndodhë më.

 Ai kërkoi mirëkuptimin e sipërmarrësve të bizneseve që shpërndajnë produkte ushqimore. “Duke nisur nga java tjetër, do të nxjerrim oraret fikse për ndalimin e furgonëve dhe makinave të furnizimit të qytetit gjatë orëve të mësimdhënies dhe masat e reja për ndërtimet pa leje dhe për të gjithë problematikën që kanë objektet arsimore”, sqaroi kryetari i Bashkisë së Tiranës.

 Lidhur me aksionin e lirimit të hapësirave publike, Veliaj tha se do të prekë edhe shkollat. “Do heqim pa asnjë njoftim paraprak të gjitha ndërtimet rreth e rrotull shkollave, që janë bërë pa leje dhe të palegalizuara. Nëse ka një ndërtim pa leje, duhet të përgatiten se shumë shpejt do të prishen sepse ne nuk mund të mbushim me çibanë çdo lloj shkolle ku shkojnë 100 mijë fëmijët e këtij qyteti”, theksoi Veliaj.

 Më tej, kryetari i Bashkisë së Tiranës njoftoi se do të ketë nisma të reja që do të prekin mjetet e transportit publik që transportojnë fëmijët në shkolla. “Do të certifikojmë furgonët që bëjnë transportin e fëmijëve në shkolla, për t’u siguruar që transporti është i sigurt dhe që bëhet vetëm nga kompani të licencuara dhe të pranuara nga Bashkia e Tiranës, si të afta për të ofruar një shërbim dinjitoz për fëmijët e qytetit tonë”, theksoi Veliaj.

Next Post

I heqin foton nga Bashkia, Shpëtim Gjika: Si në kohën e Enverit (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

March 7, 2026
Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

March 7, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk ka ardhur ende

March 7, 2026
Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

March 7, 2026
Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

March 7, 2026
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

March 7, 2026
Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

March 7, 2026
Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

March 7, 2026
SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

March 7, 2026
Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In