• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj jep lajmin për bizneset: Falet taksa e hapësirës publike për marsin dhe prillin. Shtyhen afati për kreditë e buta

by A R
23/03/2020 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për 10 mijë biznese që janë në Tiranë, Bashkia nuk do të marrë taksën e hapësirës publike për të gjithë periudhën e marsit dhe të prillit. Në një intervistë për TCH, kryebashkiaku Erion Veliaj dha lajmin e mirë për të gjitha ato biznese që operojnë në kryeqytet se taksa e hapësirës publike nuk do të merret, ndërkohë për të lehtësuar sa më shumë ato, çdo detyrim tjetër do të shtyhet për në Qershor.

“Për çështjen e taksave, më kanë pyetur shumë qytetarë. Për 10 mijë biznese që janë në Tiranë dhe që përdorin hapësirën publike ne do të falim taksën e hapësirës publike për të gjithë periudhën e marsit dhe do t’i paraprijmë edhe prillit. Pra për mars dhe prill, bëhet 0 taksa për bizneset që përdorin hapësirën publike në Tiranë. Ndërkohë që për çdo detyrim tjetër do të shtyhet për në Qershor. Kështu që askush nuk duhet të ketë ankthin se do të ketë kamatvonesë ose penalizime. Duke e shtyrë për në qershor i japim një hapësirë kujtdo që të bëjmë edhe ne reduktimin e muajve që nuk ka pasur punë”, thekson Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës sqaroi edhe ccështjen e kredive të buta, duke nënvizuar se afati për aplikimet do të shtyhet dhe askush nuk do të privohet.

“Për rreth mbi 1 mijë aplikantë që ne kemi për banesat me kredi të butë, ne e kemi shtyrë aplikimin deri në maj. Prapë nuk ka asnjë ngut për një familje të re që kërkon të adresojë strehimin e vet, do të ketë kohë deri në maj që të përfitojë nga skema e Bashkisë. Kështu që nuk ka asnjë arsye që të jenë në ankth apo të paduruar për të kapur orët e punës, që ne në fakt i kemi dedikuar vetëm për emergjencat, nga ora 8 e mëngjesit deri në 13”, deklaroi Veliaj.

Next Post
“Fund korrupsionit!”, ambasadorja e SHBA thirrje prokurorëve: Fajtori nuk duhet të shpëtojë

"Rri në shtëpi", Yuri Kim mesazh shqiptarëve: U takova me Ramën dhe Metën... (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën, ja çfarë e shqetëson

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

April 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

April 3, 2026
Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

April 3, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime

April 3, 2026
Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

April 3, 2026
Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

April 3, 2026
Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

April 3, 2026
VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In