• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj i jep “Çelësin e qytetit” Emeli Sande, këngëtares që elektrizoi Tiranën

by Java News
30/11/2017 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emeli Sande, këngëtarja britanike me famë botërore, elektrizoi dje në mbrëmje me hitet e saj mijëra qytetarët e mbledhur në sheshin “Skënderbej”, të cilët e kishin mbushur atë si kurrë më parë. Një spektakël i vërtetë, i cili erdhi si qershia mbi tortë për festimet e Natës së Bardhë. Por, pasditen e djeshme kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i dorëzoi këngëtares britanike edhe “Çelësin e Qytetit”. Në një pritje të organizuar në Bashkinë e Tiranës, Veliaj i shprehu mirënjohjen këngëtares së njohur dhe i dorëzoi simbolin e miqve të qytetit.

Duke vlerësuar vizitën në vendin tonë dhe muzikën e saj, kryebashkiaku tha se Emeli Sande është kthyer në frymëzim për shumë të rinj dhe të reja, për t’ia dalë mbanë e për të ecur përpara. “Ju e dini se dikur prindërit tanë mbanin kopje çelësash në shtëpi sepse prona private nuk lejohej dhe e vetmja gjë që njerëzit quanin pronë ishte shtëpia e tyre. Prandaj, duke bërë një kopje çelësash dhe duke ua dhënë ato miqve, ishte njësoj sikur prindërit thoshin: “Po japim gjithçka kemi”. Ndaj për ne, dhënia e çelësave të shtëpisë, është një moment shumë i rëndësishëm. Në emër të qyteti të Tiranës, unë ju jap “Çelësin e Qytetit”, si një kujtesë për t’u rikthyer sërish dhe gjithmonë do të gjeni një derë të hapur. E vlerësojmë shumë vizitën tuaj, e duam muzikën tuaj dhe mendoj që jeni një frymëzim për shumë të rinj të cilët thonë: Ajo ia doli, edhe unë mund t’ia dal”, theksoi Veliaj.

Këngëtarja britanike Emeli Sande, vlerësoi ftesën për të marrë pjesë në festimet e organizuara me rastin e “Natës së Bardhë”, në një qytet të bukur si Tirana. “Është një nder i madh të jem këtu si një performuese në një event të tillë. Vetëm në kaq pak kohë pashë që ishte shumë bukur dhe u ndjeva e mirëseardhur nga mikpritja”, tha ajo.

Me rastin e “Natës së Bardhë”, Emeli Sande, e cila është një nga këngëtaret më të mira të momentit dhe hitet e saj renditen në krye të klasifikimeve botërore, performoi disa prej hiteve të saj më të mira, duke elektrizuar publikun e shumtë të pranishëm në koncertin e zhvilluar mbrëmë në sheshin “Skënderbej”.

a.ç

Next Post
“Ta tërheqim zvarrë Taulant Ballën”, deputetja e PD kritikon gjuhën e deputetit të PS me shembullin e dhunës

Ish deputetja e PD letër Lu e Metës: Po hakmerren politikisht, më lanë mlënë pa punë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In