• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Investimet në Tiranë do vazhdojnë gjatë gjithë verës

by Java News
18/07/2019 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, inspektuan përfundimin e punimeve që kanë sjellë përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit të zonës, si dhe kanë krijuar akses të lëvizjes me rrugët e tjera të qytetit.

“Jam shumë krenar për skuadrën që ka punuar këtu. Kishte a s’kishte fushatë, ishte shi apo piku i vapës, është punuar me shumë dinjitet, në një nga komunitetet më të mira të Tiranës, që njihet si “Misto Mame”. Janë komunitete që kanë ardhur nga çdo cep i Shqipërisë, njerëz me halle, që në vitet 90-të e shihnin Tiranën si shpresën e vetme për të rifilluar jetën nga e para, që morën një risk e më në fund po shohin që risku i tyre për një jetë më të mirë dhe për fëmijë që kanë një të ardhme, u shpërblye”, tha Veliaj.

Ai vlerësoi bashkëpunimin e komunitetit për të lëshuar hapësirë nga prona e tyre për ndërtimin e trotuareve dhe bëri thirrje që ky shembull të ndiqet edhe në projekte të tjera që janë shtrirë në gjithë kryeqytetin. Por, investimet e Bashkisë së Tiranës në këtë zonë nuk do të ndalen me kaq. Krahas një kopshti dhe një çerdheje të re, në Kombinat po vijon puna edhe për ndërtimin e një shkolle të re në zonën e Astirit. Veliaj siguroi qytetarët se puna do të vijojë edhe në Unazë.

“Po përgatisim kopshtin dhe çerdhen e re në Kombinat, pastaj do të fillojmë shkollën e re tek zona e ‘Astirit’. Nuk ka asnjë dyshim që do të bëhet autostrada e ‘Astirit’ dhe nuk ka asnjë dyshim që ajo autostradë do t’i nxjerrë të gjithë fitues. Disa do t’i nxjerrë fitues, duke u shpronësuar dhe duke i marrë paratë ‘kesh’ në dorë, disa do t’i nxjerrë fitues, duke qenë në kufi të asaj prone do të ketë zhvillime dhe secili do të marrë përqindjen e tij të zhvillimit”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se kjo është fuqia e votës dhe e zgjedhjeve. Ai theksoi se pavarësisht se një minorancë u përpoq t’i impononte qytetit hallet e veta, ajo që njerëzit duan realisht janë rrugë, kopshte e shkolla të reja. “Për të gjithë ata që ngritën një gurgule gjatë fushatës, ka apo s’ka zgjedhje, do të ketë bojkot, do të bëhet kataklizmoja, në fund të ditës treguam që këto zgjedhje për këto punë janë: janë për të bërë kopshtet, çerdhet, shkollat, janë për të mbjellë pemë, për të shtruar trotuare, për të rregulluar këto avlli me mure dekorative. Kush mendoi të ngatërronte revolucionet imagjinare me punën konkrete të halleve të njerëzve dhe kush u mundua t’i impononte qytetit hallet e veta, sikur të ishin hallet e secilit, e kish gabim. Na rezulton se hallet e njerëzve janë këto: rruga ku do ecim, shkolla ku do të çojmë fëmijët, pema që do iu bëjë hije, një kënd lodrash ku do të luajnë të vegjlit”, tha ai.

Veliaj shtoi se puna do të vijojë gjatë gjithë verës, në mënyrë që qytetarët, kur të kthehen nga pushimet, të gjejnë një infrastrukturë më të mirë. “Ka fushatë, s’ka fushatë, mbaruam zgjedhjet në datën 30 qershor, dhe nga 1 korriku e deri më sot do vazhdojmë kështu përditë, edhe gjatë pushimeve të verës, për të rikuperuar kohën e shirave, por sigurisht për të shfrytëzuar faktin që banorët janë me pushime”, deklaroi ai.

Ai theksoi se 99% e njerëzve janë mirëkuptues e duan drejtësi e shtet funksional. “Duan rend, duan që Tirana të eci përpara. Ka gjithmonë një përqindje të vogël që, për ideal të partisë, janë kail të bllokojnë gjithçka. Mos ma prek Liqenin, mos ma prek Teatrin, mos ma prek Pazarin, mos m’i prek lodrat, mos ma prek Sheshin, mos ma prek Bulevardin: eksperienca na ka treguar që ata që prekin, që vënë dorë dhe që rregullojnë gjëra, janë ata që i sjellin të mira qytetit. Ndak, ne do të vazhdojmë përpara, do respektojmë çdo minorancë, ama në fund fare vendimet do t’i marrim për shumicën që na ka votuar dhe që do që Tirana të ecë përpara”, tha Veliaj.

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti tha se falë këtij investimi prona e qytetarëve ka marrë një tjetër vlerë. “Rreth 25 mijë banorë sot shikojnë që u ka ndryshuar tërësisht jeta, për nga infrastruktura që është zhvilluar, për nga shtëpitë kanë marrë vlerë tjetër, por mbi të gjitha, për çfarë i përket asaj që sot ka një komunitet, i cili mund të jetojë shumë më mirë dhe mos të ketë atë që ka pasur më përpara”, shtoi ajo./l.m

Next Post
Kutitë që hedhim disa i kthejnë në vepra arti

Kutitë që hedhim disa i kthejnë në vepra arti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

April 9, 2026
Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In