• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj inspekton tregjet dhe këshillon qytetarët: Do hapen sërish të hënën, ndaj s’ka nevojë të dyndemi nesër

by Java News
10/04/2020 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas suksesit në tregun e Kombinatit me vendosjen e kabinës së dezinfektimit në hyrje të tij, kjo nismë e Bashkisë së Tiranës është shtrirë edhe në tregjet e tjera publike në kryeqytet.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot pasdite tre nga tregjet më të mëdhenj të fruta-perimeve: në Kombinat, Njësinë 2 dhe Pazarin e Ri, ku janë marrë të gjitha masat që çdo gjë të jetë në përputhje me masat për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

“Te Pazari i Ri është mbajtur higjiena, ka psur administrim që në fillim, ndaj është një nga tregjet që është sjellë më mirë; nuk kemi pasur nevojë të shtojmë më shumë forca policore e dezinfektantë. Ndërkohë, te tregu i Kombinatit dhe tregu i Shkollës së Baletit, ku ka qenë edhe fluksi më i madh, janë vendosur dezinfektantë. Duhet të kuptojmë një gjë: dezinfektanti është për atë përqindje të vogël të rrezikut që vjen kur virusi është në rroba ose në hapësirat e ngurta, siç mund të jenë banaqet apo toka. Por, siç kemi thënë edhe për dezinfektimin e qytetit, nuk e zëvendëson higjienën personale”, tha Veliaj.

Ai kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve që të respektojnë masat e marra edhe në fundjavë. “Dezinfektimi është një masë paraprake, por secili duhet të shfrytëzojë orën e vet për të bërë pazar dhe të vazhdojë për në shtëpi. Dua t’ju kujtoj të gjithë qytetarëve, vërtet është një javë feste, kemi Pashkët, por kjo nuk është një asye për të blerë dhe për të konsumuar sikur do të bëhet qameti. Të hënën, pavarësisht se është ditë pushimi, tregjet do të hapen prapë. Kryeministri njoftoi se do të jenë hapur që në orën 5, kjo do të thotë se do të ketë sërish ushqime”, u shpreh Veliaj.

Ai nënvizoi se çelësi i suksesit në ketë betejë është bashkëpunimi i qytetarëve me autoritetet për të qenë sa më të kujdesshëm.

“Do të bëjmë maksimumin tonë, dua që secili prej tyre të bëjë maksimumin e tyre. Nëse secili bën maksimumin për higjienë maksimale e për të qenë efiçent gjatë orës së pazarit, do vijë e hëna, edhe oraret do të zgjaten deri në orën 17:00, por edhe lejet për të bërë pazar do të jenë 90 minuta. Do kemi një bashkëpunim të shkëlqyer mes policisë bashkiake dhe policisë së shtetit e ushtrisë, por unë shpresoj shumë që bashkëpunimin më të madh ta kemi me qytetarët, ku një mentalitet më i kujdesshëm dhe më bashkëpunues do të jetë çelësi i fitores sonë”, tha ai.

Ndërkaq, pas përfundimit të orarit të tregtimit, janë punonjësit e pastrimit ata që merren me largimin e mbetjeve si dhe larjen me dezinfektant të tezgave dhe të ambientit përreth. Paralelisht, nëpër tregje vijon puna e Polisë Bashkiake për zbatimin nga ana e qytetarëve të distancimit fizik nga njëri-tjetri dhe të radhëve.

Next Post
Bilanci i Covid-19/ Janë 64.732 të vdekur dhe 1.202.546 të prekur në gjithë Botën

Rikthim i COVID-it pas verës? Kreu i OBSH: S'kemi prova, por kujdes nga një valë e dytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koloneli amerikan: Tërheqja e papritur e trupave do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

Koloneli amerikan: Tërheqja e papritur e trupave do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

February 21, 2026
“Kanë kryer një test sekret në vitin 2020”, inteligjenca amerikane: Kina po zhvillon një arsenal të ri bërthamor

“Kanë kryer një test sekret në vitin 2020”, inteligjenca amerikane: Kina po zhvillon një arsenal të ri bërthamor

February 21, 2026
Fondi prej 300 milionë lekësh/ Rekord aplikimesh në ‘Grant 2024’, Ibrahimaj: 539 kërkesa për financim u paraqitën nga startup-et

Ibrahimaj: 300 milionë lekë mbështetje për startup-et dhe inovacionin

February 21, 2026
Bllokohet plotësisht aksi Librazhd–Pogradec, Policia e Elbasanit jep udhëzime: Ja mjetet që do të lejohen

Bllokohet plotësisht aksi Librazhd–Pogradec, Policia e Elbasanit jep udhëzime: Ja mjetet që do të lejohen

February 21, 2026
Miratohet amnistia për të burgosurit, ministri i Drejtësisë: Përfitojnë 600 të dënuar, për ta votuar me shumicë të cilësuar…!

Skema e drogës në burgje: 200 mijë lekë për dozë, dyshime për implikim të stafit të brendshëm

February 21, 2026
I dënuar me 12 vite burg në Itali për drogë, arrestohet në Durrës 43-vjeçari

I dënuar me 12 vite burg në Itali për drogë, arrestohet në Durrës 43-vjeçari

February 21, 2026
Kujtesa e një 20-vjeçari dhe kujtesa ime

Kujtesa e një 20-vjeçari dhe kujtesa ime

February 21, 2026
Në pritje të familjes së vëllait/ Vlorë, i moshuari: Ikën në Siri para 13 vitesh, ndoshta fëmijët janë gjallë

Në pritje të familjes së vëllait/ Vlorë, i moshuari: Ikën në Siri para 13 vitesh, ndoshta fëmijët janë gjallë

February 21, 2026
Dy tropojanë, truri i grabitjes të 53 milion paundëve, si sot 20 vite më parë, 32 milion nuk u gjetën kurrë

Dy tropojanë, truri i grabitjes të 53 milion paundëve, si sot 20 vite më parë, 32 milion nuk u gjetën kurrë

February 21, 2026
“Paralizohet” lëvizja drejt juglindjes/ ARRSH: Ja rruga alternative që duhet të përdorni!

“Paralizohet” lëvizja drejt juglindjes/ ARRSH: Ja rruga alternative që duhet të përdorni!

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In