• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj inspekton shkollën e re “Luan Hajdaraga”: Moto e Bashkisë, çdo ditë një punë konkrete. Nisim investimet në nivel kapilar nëpër lagje

by Java News
30/08/2022 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkolla e mesme “Luan Hajdaraga”, një godinë e re me infrastrukturë moderne arsimore, është zgjidhja e shumëpritur për fëmijët dhe komunitetin e zonës së Freskut, Linzës dhe Qesarakës. Pak ditë nga hapja e saj, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se shkolla do të ulë numrin e nxënësve në dy gjimnazet “Andon Zako Çajupi” dhe “Eqrem Çabej”.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Kryebashkiaku shtoi se shkolla u ndërtua në kohë rekord, për të qenë gati në shtator. “Para 8 muajsh ishte një ngrehinë, ish-repart ushtarak, por themelet u hodhën në kohë rekord dhe shkolla do të jetë gati në shtator. Erdha t’i përshëndes kolegët që kanë punuar përgjatë gjithë verës, duke bërë realitet një shkollë e cila u ndërtua në 8 muaj dhe sot është gati për t’u hapur”, tha ai.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Shkolla e mesme “Luan Hajdaraga” ka 21 klasa, 4 laboratore, terrene sportive si dhe mjedise ndihmëse. Veliaj kërkoi mirëkuptimin e prindërve për të regjistruar fëmijët në shkollën më të afërt, teksa i siguroi ata për cilësinë në mësimdhënie.

“Kjo është një shkollë ultra moderne, ndaj kërkoj mirëkuptimin e prindërve: Mos i torturoni fëmijët duke i çuar në shkolla të largëta. Moto e bashkisë është ‘çdo ditë një punë konkrete’ dhe për sa kohë tregojmë një projekt konkret që i shërben komunitetit, e kemi kryer misionin tonë. Puna konkrete për sot është kjo shkollë, një ndër më të mëdhatë dhe më të bukurat që kemi në Tiranë”, tha Veliaj.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ai nënvizoi se fokusi i Bashkisë së Tiranës këtë vit ka qenë rinia, çka tregohet edhe nga investimet e shumta që janë bërë për shkollat dhe aktivitete kulturore. “Nëse ne u japim fëmijëve arsim cilësor, ky vend do të ecë përpara. Nëse merremi me llafe dhe zihemi për çdo shkollë, atëherë do të bëjmë prapa kthehu. Kur shikoj që në vitin e rinisë kemi hapur kaq shumë shkolla në Tiranë, kemi pasur shumë aktivitete kulturore, artistike me fokus te rinia, do të thotë që politika kur do bën. Fakti që dëshirën tonë për të punuar e kthyem në projekte konkrete, do të thotë se politika e mirë ekziston, siç ekziston gazetaria e mirë, apo biznesi i mirë”, deklaroi ai.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Kryebashkiaku dha lajmin e mirë për banorët e kryeqytetit kur deklaroi se pas përmbylljes së procesit të ndërtimit të kopshteve dhe shkollave të reja, do të nisë puna për ndërhyrjet në nivel kapilar nëpër lagje. “Radha tani është të shërbejmë në hapësirat mes pallateve. Vërtet e bëmë rrugën e Dajtit, vërtet mbaruam me kopshtet, shkollat, çerdhet në këtë njësi, por tani do të duhet të fillojmë investimet kapilare në çdo pallat. Njerëzit thonë: mire, shumë e mirë shkolla, kopshti, çerdhja, rruga kryesore, tani dua edhe atë rrugën e lagjes. Kështu që, aty do të jetë fokusi tani që kemi sistemuar pjesën më të madhe të shkollave”, theksoi Veliaj.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Shkolla e re ka të instaluar dhe sistem të ngrohjes qendrore, ndërkohë që një rëndësi e veçantë i është kushtuar dhe ambientit të jashtëm që do të jetë në shërbim të komunitetit të zonës pas përfundimit të mësimit.
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
g.kosovari
Next Post
“Është një proces që do të zgjasë”/ Vuçiç: S’ka shanse që çështja e targave të zgjidhet para…

“Është një proces që do të zgjasë”/ Vuçiç: S'ka shanse që çështja e targave të zgjidhet para...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

March 30, 2026
Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

March 30, 2026
“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

March 30, 2026
Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 30, 2026
Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In