• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj inspekton punimet në shkollën 9-vjeçare “Musine Kokalari”: Shtojmë kapacitetin dhe një palestër të re. Partiçkat nuk i pengojnë dot punët e qytetit

by Java News
25/02/2023 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për shkollën 9-vjeçare “Musine Kokalari”, e cila do të përforcohet pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit, për ta bërë dy herë më të madhe për nxënësit.

“Na është dhënë një mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë shkollën thuajse dy herë më të madhe e më të fortë, e të kalojmë nga 790-800 nxënës në 1200 nxënës. Një pjesë e shkollës do të përforcohet, që i rezistoi tërmetit. Përveç kësaj, do të bëjmë edhe një shtesë, si në kate, ashtu edhe me një palestër me standarde olimpike. Të gjithë ndërtimet po bëhen me ‘Eurokod 9’, duke u siguruar që, çfarë mësimesh nxorëm nga historia e tërmetit, të kthehen në praktika më të mira për ndërtimet. Bashkia e Tiranës është e para që po aplikon trarët antisizmikë dhe sigurisht, do kthehet më pas në normë edhe për gjithë qytetin”, sqaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se me shkollat e reja dhe me lagjen e re, Kombinati po shndërrohet në një hapësirë të rëndësishme për qytetin. “Në Kombinat vijmë me kokën lart. Çfarë beteje bëmë për shkollën “Betim Muço”, që ishte nisur të bëhej pallat. Shumë njerëz e harrojnë, por shkolla “Kosova”, shkolla “Betim Muço”, ishin terrene që ishin nisur për pallate. Tani po ndërtohet “Musine Kokalari 2”, mbaruam “Lasgush Poradecin” me miqtë e Katarit, ka dalë një ndër shkollat më të bukura në Republikë. Fillojmë edhe me “Myslym Ketën” dhe besoj se Kombinati nuk i ka parë 4 shkolla të reja brenda një mandati, që nga koha e Çlirimit”, u shpreh Veliaj.

Duke folur për lagjen e re në Kombinat, kryebashkiaku tha se një pjesë e karabinave të pallateve tashmë kanë mbaruar dhe në pranvera pritet të jenë gati, kur të hidhet shorti për familjet e para që do të hyjnë në shtëpitë e tyre të reja.

“Për një pjesë të madhe të pallateve ka mbaruar karabinaja, por sa më vjen mirë për këtë, aq edhe më vjen keq për kohën që kemi humbur. Futet një parti e vogël, i hedh trutë e gomarit dikujt, fillojnë gjyqet, masat e bllokimit etj. Na u desh fillimisht të fitonim betejat ligjore, më pas të fitonim betejën e llaçit dhe tullave. Mëkat i madh! Humbasim kohë. Dua të falënderoj banorët sepse 99% e tyre nuk u ngatërruan me politikën, por ai 1% që prish gjithmonë punë dhe që e ka shoqëruar gjithmonë historinë e vendit për një stërkëmbësh dhe një pengesë, nuk mungoi edhe kësaj here. Megjithatë, të shkuara e të harruara, kur thotë populli! Fakti që sot janë liruar të gjitha kantieret në Kombinat dhe po mbarojnë ndërtesat e para, do të thotë se jemi gati për të hedhur shortin. Më vjen mirë që në pranverë do të futen familjet e para në shtëpi dhe ambicia jonë është që, brenda këtij viti, ta mbyllim 100% historinë e tërmetit, edhe te ‘5 Maji’, edhe këtu në Kombinat, me shpresën që partiçkat nuk do të na pengojnë prapë”, përfundoi Veliaj./m.j

Next Post
BE me ‘dorë të hekurt”, miraton paketën e re të sanksioneve: Fut në ‘listën e zezë’ 121 individë e kufizon lëvizjet tregtare në Rusi

BE me 'dorë të hekurt", miraton paketën e re të sanksioneve: Fut në ‘listën e zezë’ 121 individë e kufizon lëvizjet tregtare në Rusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In