• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj inspekton punimet në bllokun “Enver Preza”, rikonstruktohen 7 rrugë

by A R
22/05/2020 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër bllok në zonën e Saukut i është nënshtruar rehabilitimit të plotë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po realizohen në këtë projekt, ku përfshihet rikonstruksioni i shtatë rrugëve: “Enver Preza”, “Abaz Fejzo”, “Andon Lufi”-1, “Andon Lufi-2”, “Besim Baxhaku”, “Lame Kreco” dhe “Ethem Gjinushi”.

Veliaj tha se ky është një tjetër xhevahir që del në dritë në këtë zonë, ndërkohë që siguroi se investimet do të vijojnë edhe me blloqet e tjera.

“Ka qenë një punë e jashtëzakonshme, kemi filluar parvjet me Rr. “Hermann Gmeinner”, vazhduam vjet me Rr. “Danish Jukniu” dhe rikthehemi sivjet me bllokun “Enver Preza”, i cili ka filluar me sheshin para xhamisë, ku është bërë një kënd lodrash. Një tjetër xhevahir. Më vjen mirë që xhamia, e cila dikur ishte rrethuar me dhera dhe plehra, në këtë muaj të Ramazanit ka dalë në dritë. Fëmijët luajnë te sheshi përpara, teksa besimtarët do të kryejnë ritet e tyre pas pandemisë”, tha Veliaj.

Ndonëse shumë pranë qytetit, kjo do të jetë vera e parë për banorët e këtij blloku banimi në Sauk, që nuk do të kenë më rrugë me pluhur, ndërkohë që merr zgjidhje edhe çështja e kanalizimeve për ujërat e bardha dhe të zeza. “Jam i lumtur që një prej blloqeve të vendosura në Tiranë që në fillim të viteve ’90, me një miks familjesh autoktone dhe familjeve që i janë bashkuar më vonë, ka dalë sot në dritë. Besoj për 4-5 javë do të fillojmë me asfaltin dhe do jetë vera e parë pas 30 vitesh ku s’do ketë më pluhur në këtë lagje”, u shpreh kryetari i Bashkisë.

Veliaj kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për mirëmbajtjen e këtij investimi, në mënyrë që puna të shtrihet edhe në blloqet e tjera. Ndërkaq, në këtë zonë do të vendosen edhe koshat e rinj për mbetjet.

“Kërkesat për banorët janë këto: Nëse do i përgjigjemi siç i jemi përgjigjur me kanalizime, ujëra të bardha, ujëra të zeza, me trotuar, me gjelbërim, me asfalt, me ndriçimin LED, ata duhet të na përgjigjen vetëm për një gjë: ta mirëmbajnë! Do vendosim edhe koshat e rinj. Një qytet i cili është zgjedhur Qyteti Europian i Rinisë në 2022 dhe që po del në lajme ndërkombëtare për risitë që sjell, qoftë për korsitë e biçikletave, qoftë si qytet miqësor ndaj fëmijëve, për shkollat e reja, ndërtimet pas tërmetit, por për ndërtimet ikonë siç do të jetë Teatri i Ri apo Piramida, duhet të jetë edhe një qytet i pastër. Nuk mund të jetë qytet i pastër vetëm në qendër, ndaj duhet të jetë qytet i pastër edhe në periferi”, theksoi kryebashkiaku.

Bashkia e Tiranës po vijon me një sërë investimesh të rëndësishme në kryeqytet, ku një vëmendje të posaçme ka edhe projekti i “100 lagjeve”.

Next Post
Meta përshëndet me video nga Çepani i Skraparit: “Nga vendlindja ime”

Ilir Meta, si Fidel Kastro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In