• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj inspekton autobusët e Porcelanit: Linja zgjatet deri në Linzë

by A R
17/02/2017 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të privuar prej vitesh nga shërbimi i transportit urban, tashmë banorët e Linzës dhe zonës së Thesarit kanë mundësi që të udhëtojnë drejt qendrës së Tiranës, pa qenë nevoja të ndryshojnë autobus apo të marrin linja të tjera. Bashkia e Tiranës ka zgjatur linjën e Porcelanit deri te godina e Thesarit të Shtetit, çka u mundëson banorëve të kësaj lagjeje të re lëvizjen deri në qendër të Tiranës vetëm me anë të një linje.

Në vazhdën e inspektimeve në terren të shërbimit të transportit publik në kryeqytet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj udhëtoi me autobusët e kësaj linje, ku pa nga afër shërbimin e ofruar dhe u njoh me vlerësimin e qytetarëve, ndërsa theksoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur.

“Jam shumë i kënaqur me linjën e Porcelanit, është një linjë që vetëm emrin në fakt e ka të Porcelanit, sepse itinerari në fakt është dy herë sa emri i linjës. Pra, itinerari jo vetëm kalon Porcelanin, Kinostudion, shkon deri në Linzë dhe gjithë zonë  e Thesarit, zonën  e Freskut, ku i shërben një lagje të re që deri dje trajtohej si një lagje e komunës, e Dajtit fshat. Sot në fakt, është një pjesë e qytetit, është urbanizuar jashtë mase, me pallate e banorë të rinj, që deri dje duhej të ndërronin stacionet ose të ecnin në këmbë deri në Kinostudio për të përfituar këtë shërbim. Nga sot e përfitojnë të plotë shërbimin, me abone, dhe më vjen mirë sepse mbajtëm fjalën, ashtu siç premtuam, që autobusin do ta çojmë deri në Linzë dhe gjithë zona nga Teleferiku, te Thesari, Fresku shërbehet tani nga kjo linjë”, bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj shtoi se kjo linjë, përveç shtimit të stacioneve dhe zgjatjes së saj, ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së shërbimit dhe kjo falë shtimit të flotës me mjete të reja, ashtu edhe nëpërmjet shpeshtësisë së lëvizjes. “Kjo vjen gjithashtu me një shtim 60% të flotës së mjeteve, mjete të reja me shumë pak kilometra, me autobusë që funksionojnë me kondicionim dhe ngrohje. Më vjen mirë që i jemi përgjigjur kërkesës së qytetarëve brenda një kohe jashtëzakonisht të shkurtër për përmirësimet në këtë linjë. Me shtimin e stacioneve, me shtimin e flotës, gjykoj që kemi marrë një vendim të drejtë dhe që po na jep fryte me një numër të konsiderueshëm qytetarësh, që shprehin kënaqësinë me mënyrën se si po performon linja”, tha Veliaj.

Për të rritur edhe më tej cilësinë e shërbimit, por edhe për të respektuar kushtet dhe kërkesat e kontratës nga ana e operatorëve të transportit urban, Veliaj ka kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve për të sinjalizuar Bashkinë për çdo vonesë apo çdo problem tjetër që konstatojnë gjatë udhëtimit. “E mira nuk ka fund, ndaj ftoj qytetarët që për të gjithë problematikat e linjës, të telefonojnë 0800-0888! Ne kemi shoferë me eksperiencë, fatorino që janë trajnuar, megjithatë kjo është e përkohshme, teksa kalojmë te bileta e elektronike këtë vit dhe jemi në nisje të procedurave për biletimin elektronik, i cili do të mundësojë një sjellje akoma më korrekte dhe një modernizim të mënyrës se si menaxhohet edhe financiarisht koncepti i transportit publik në Tiranë”, theksoi Veliaj.

Next Post
FOTOT/ Liqenet më të bukura në botë, ja 10 prej tyre

FOTOT/ Liqenet më të bukura në botë, ja 10 prej tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

March 28, 2026
Papa Leoni XIV thirrje miliarderëve të ndihmojnë njerëzit në nevojë

Papa Leoni XIV thirrje miliarderëve të ndihmojnë njerëzit në nevojë

March 28, 2026
“Ligji i ri përafron vendin me standardet e BE për mallrat”, Shqipëria forcon kontrollin mbi eksportet ushtarake

“Ligji i ri përafron vendin me standardet e BE për mallrat”, Shqipëria forcon kontrollin mbi eksportet ushtarake

March 28, 2026
Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë

Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë

March 28, 2026
Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

March 28, 2026
Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

March 28, 2026
“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

March 28, 2026
Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

March 28, 2026
Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

March 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 mars 2026

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In