• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj inaguron kopshtin 64: 2016 do të jetë viti i fëmijëve, do rikonstruktojmë 23 të tjera

by Java News
05/05/2016 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambientet e rikonstruktura të kopshtit 64 pranë ish Fushës së Aviacionit, u inaguruan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shpreh se ky kopsht është transformuar plotësisht nga gjendja në të cilën nga koha e fushatës elektorale, një vit më parë.

“Kjo i kushtohet punës së palodhur së të gjithë atyre që iu bashkuan fushatës tonë ‘Adopto një kopësht’. Nuk do të ishte e mundur pa ndihmën që na kanë dhënë tre kompani jashtëzakonisht serioze dhe që e tregojnë seriozitetin e tyre edhe në mënyrën se çfarë i japin mbrapsht komunitetit”, tha kryetari i Bashkisë  Veliaj.

26406068010_99c73fbb5b_hAi siguroi se puna e nisur gjatë vitit të shkuar me çerdhet do vijojë gjatë këtij viti me 23 kopshtet e Tiranës, për të bërë të mundur përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurimin e kushteve më të mira për fëmijët e kryeqytetit. “Ne kemi premtuar që këtë vit do të rikonstruktojmë 23 kopshte të Tiranës, do i rehabilitojmë ato totalisht, do të heqim lagështirën, do të vendosim të gjitha mjetet higjeno-sanitare, do të ketë kënde lodrash në kopshte dhe kemi premtuar që fëmijët do t’i kemi prioritet në Bashkinë e Tiranës. Kjo është arsyeja pse vjet filluam me çerdhet dhe sivjet vazhdojmë me kopshtet”, tha Veliaj.

26075437053_8c038e735e_h

Gjithashtu, ai theksoi se Bashkia e Tiranës e ka konsideruar 2016-ën si vitin e fëmijëve dhe kjo jo vetëm duke investuar në infrastrukturën e institucioneve parashkollore dhe shkollore, por në të gjitha aspektet e tjera që ndikojnë për një jetë më të mirë për ta. “Dua të theksoj që, ky vit do të mbahet mend si viti i fëmijëve ne Tiranë. Jo vetëm se do të mbarohen të gjitha kopshtet, por sepse do të mbarojmë këndin e lodrave te Liqeni, do të mbarojmë gjithashtu këndin e lodrave në të 11 njësitë urbane të Tiranës, aty ku dhe përqendrimi i fëmijëve është më i madh. Kemi filluar tashmë te zona e ‘Mine Pezës’, do të fillojmë shumë shpejt këndin e lodrave tek Materniteti i Ri dhe mbasi të mbarojmë aty, do të vazhdojmë në të gjitha njësitë e tjera”, theksoi Veliaj.

26679505135_7ce4a3ebd1_h
Ai shtoi se gjatë këtij viti do të realizohen edhe disa ndërhyrje të tjera në kryeqytet të karakterit social, siç janë rikonstruksioni dhe hapja e bibliotekave të lagjeve, si dhe hapja e kampeve verore. Kopshti “Xixëllonjat”, edhe pse është hapur vetëm para pak vitesh, ishte në një gjendje të mjerueshme dhe për shkak të lagështirës dhe kushteve të tjera që linin për të dëshiruar ishte kthyer në një shqetësim për prindërit që çonin fëmijët e tyre në të. Tashmë, ai ka mjedise të përshtatshme për zhvillimin e mësimit, ku spikasin edhe dy mjediset si, atelie-ja dhe palestra. Të gjitha mjediset mbështetëse për kopshtin, si banjo, korridore dhe mjediset e tjera janë mjedise të sigurta për fëmijët. Gjithashtu ka sistem ngrohës si dhe ka të montuar në çdo kat pajiset kundra zjarrit. javanews./ a.k

Next Post

Shqipëria bëhet “zyrtarisht” protektorat politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In