• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Veliaj i përgjigjet deputetit kosovar: Tirana nuk shantazhohet! Interesi publik, mbi atë privat

by A R
11/02/2019 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti ndërtues nga Kosova, Ramiz Kelmendi, ka publikuar dje një letër të hapur kundër Bashkisë së Tiranës, lidhur me ndërtimin e një qendre tregtare të projektuar në zonën ku pritet të ngrihet terminali i autobusëve, pranë kthesës së Kamzës.

Në atë letër, deputeti milioner i LDK-së ankohet pse tokën ku pretendon të ndërtojë një qendër tregtare duhet t’ia japë Bashkisë së Tiranës, e cila më pas do t’ia kthejë atë qytetarëve të saj në formën e një terminali modern multimodal.

Por, menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i Bashkisë së Tiranës, por edhe vetë kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili deklaroi sot se prona do të shpronësohet sipas ligjeve në fuqi dhe terminali i autobusëve, një nevojë e domosdoshme për Tiranën, do të ndërtohet në shërbim të qytetarëve të saj.

“Kemi kërkuar nga Ministria e Transporteve që të përshijmë në terminal edhe Stacionin e Trenit, duke qenë se edhe treni do të rikthhet në Tiranë me një stacion kryesor, tek terminali i autobusëve tek Kthesa e Kamzës, dhe pastaj me një stacion qytetas.

Pra jo mallrash, dhe jo parkim vagonash, por qytetas, aty ku është fillimi i Bulevardit të Ri. Për të gjithë ata privatë që një tokë shteti, siç ishte zona e Kthesës së Kamzës në librat e Bashkisë së Tiranës, e kanë tjetërsuar me lloj-lloj marifetesh për të ndërtuar qendra tregtare, dua t’iu them sot publikisht se nuk më intereson fare sa deputet i pushtetshëm apo milioner i madh mund të jesh, interesi publik është mbi interesin privat. Në zonën e Kthesës së Kamzës, pavarësisht çudirave, poshtërsive dhe falsifikimeve që janë bërë me tokat, do të jetë terminali i autobusëve të Tiranës, dhe stacioni i trenit i qytetit të Tiranës.

Duke thënë këtë, dua t’i garantoj edhe deputetët, edhe milionerët, kush ka letra prone, sigurisht do të shpronësohet sipas ligjeve që ka Republika e Shqipërisë dhe vendimeve të Bashkisë së Tiranës, ama Tirana nuk ka më kohë për të humbur, Tirana nuk mund të shantazhohet, dhe Tirana do të respektojë çdo pronësi kundrejt pagesës, sepse Tirana nuk mund të rrijë pa terminal autobusësh e pa stacion treni, teksa hyn në 100-vjetorin e dytë të saj”, deklaroi sot kryebashkiaku Veliaj, gjatë ceremonisë së 99 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë.

Ndërkaq, më poshtë edhe deklarata sqaruese e Bashkisë së Tiranës:

Bashkia e Tiranës, mbështetur në politikat e saj dhe në strategjinë e zhvillimit të qëndrueshëm të transportit në qytetin e Tiranës, në bashkëpunim me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH), ka identifikuar nevojshmërinë e krijimit të një terminali multimodal për transportin publik në Bashkinë e Tiranës.

Për këtë qëllim, Këshilli i Ministrave ka miratuar disa akte nënligjore, në funksion të vijimit të procedurave për realizimin e këtij projekti. Me vendimin nr. 770, datë 10.11.2011, Këshilli i Ministrave ka vendosur kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës, të truallit me sipërfaqe 85.000 m2, me qëllim përdorimin e saj për ndërtimin e Terminalit Multimodal të Pasagjerëve.

Me anë të vendimit nr. 445, datë 22.05.2013, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar Bashkinë e Tiranës, si autoritetin kontraktues për dhënien me koncesion vendor të projektimit të ndërtimit, financimit, operimit dhe transferimit të terminalit të transportit publik në qytetin e Tiranës.

Së fundmi, nga disa takime të përbashkëta ndërinstitucionale, jemi bërë me dije se Qeveria Qendrore, nëpërmjet shoqërisë Hekurudha Shqiptare sha, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, po punojnë për zhvillimin e projektit të linjës hekurudhore Durrës-Tiranë -Rinas dhe ndërtimit të stacionit të Terminalit Hekurudhor. Ky terminal hekurudhor, synohet që të integrohet në terminalin multimodal për transportin publik në Bashkinë e Tiranës, projekt i cili po finalizohet nga ana e Bashkisë së Tiranës.

Në lidhje me ndërtimin e Terminalit Hekurudhor, tashmë shoqëria Hekurudha Shqiptare sha i është drejtuar zyrtarisht Bashkisë së Tiranës mbi bashkëpunimin për zhvillimin e këtyre dy projekteve madhore në fushën e transportit publik. Në dispozicion të këtyre dy projekteve, përveç pronës në pronësi të Bashkisë së Tiranës, duhet të vendosen dhe disa prona private, vendosja e të cilave do të realizohet nëpërmjet procedurave ligjore të shpronësimit publik.

Për sa më sipër, ku interesi publik dhe ai i qytetarëve mbizotëron mbi çdo projekt tjetër, Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të bashkëpunojnë për të siguruar funksionalitetin optimal dhe zhvillimin e këtyre dy projekteve, në shërbim dhe funksion të qytetarëve të vendit tonë.

/a.rada

Next Post
Balla vijon replikat: Shkëlzen! Pse ti dhe motra nuk shkoni dot në Amerikë?

Balla vijon replikat: Shkëlzen! Pse ti dhe motra nuk shkoni dot në Amerikë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Karburant më i lirë? Shpenzimet po “rrëshqasin” jashtë vendit

March 26, 2026
“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

March 26, 2026
“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

March 26, 2026
Shitblerja e votave: Ja si reagon politika në vendet demokratike

Liberalizimi i shpifjes? Ja si standardet e BE-së përgënjeshtrojnë Gonzaton

March 26, 2026
“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

March 26, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Nisin shirat në vendin tonë, temperaturat ulen lehtë, reshje bore në disa zona

March 26, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

March 26, 2026
“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”. Rama flet për Trump, NATO-n dhe muxhahedinët

“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”. Rama flet për Trump, NATO-n dhe muxhahedinët

March 26, 2026
Trageti i linjës Vlorë-Brindisi del në det për të shmangur përplasjet në kalatën e portit

Moti i keq, anulohet nisja e tragetit Vlorë-Brindisi. Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

March 26, 2026
Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

Klevis Balliu thirrje intelektualëve: Keni detyrë të bashkoheni me ne, ndryshe mos u ankoni!

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In