• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj i jep Çelësin e Tiranës Prokurorit të Antimafias Francesco Mandoi

by
31/10/2021 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një aktiviteti të posaçëm Bashkia e Tiranës ka nderuar sot Francesco Mandoin, një prej figurave historike të luftës kundër krimit të organizuar në Itali. Atij i është dorëzuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj ‘Çelësin e Tiranës’, i cili ka vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të ish-zv/kryeprokurorit të Prokurorisë Kombëtare t0ë Antimafias italiane, Francesco Mandoi, i cili gjatë 3 viteve të fundit shërbeu edhe si prokuror ndërlidhës mes Italisë dhe Shqipërisë.

“Francesco ka bërë pafund miq, ka lënë një hapësirë të çmuar në vendin tonë, ka qenë një prezencë konstante maturie, pjekurie, këshillimi dhe mentorimi për të gjithë ata që kanë punuar me të në institucionet e drejtësisë, apo të qeverisë. Ndaj jam shumë i lumtur që jemi sot këtu për të respektuar mikun tonë të vyer teksa përfundon një fazë të karrierës së vet për të marrë stafetën e një faze tjetër të misionit të tij si një njeri i drejtësisë dhe të së drejtës,” u shpreh ndër të tjera Veliaj.

Kreu i Bashkisë e ka quajtur Mandoin një hero të ditëve të sotme në luftën e paepur me të keqen dhe padrejtësinë.

“Në betejën e përditshme të të mirës dhe të keqes, të mafies dhe antimafies, të të ligës dhe të urtës ne na duhet që gjithmonë të lartësojmë heronjtë tanë, heronjtë e të mirës, heronjtë e të drejtës, heronjtë e të urtës. Ndaj dhe sot është një ceremoni për të lartësuar një hero të shteteve tona të përbashkëta, Italisë dhe Shqipërisë, një hero që kaloi 30 vitet e fundit duke kontribuar, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut e kudo ku është thirrur në mision për të shërbyer,” tha ai.

Ndërsa ambasadori i Italisë Fabrizio Bucci e vuri theksin te kontributi i vyer i Mandoit në Reformën në Drejtësi në vendin tonë.

“Italia dhe Shqipëria bashkëndajnë një fat të përbashkët. Jemi vende speciale njëri për tjetrin. Mes shumë të tjerash qëndron mbështetja për Reformën në Drejtësi, një reformë thelbësore, sidomos në një fazë kur në muajt e ardhshëm do fillojnë më në fund negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Fakti që BE më në fund i ka dhënë rrugë të lirë Shqipërisë dëshmon pikërisht këtë aksion të madh të zhvilluar nga Shqipëria së bashku me Italinë. Kemi bërë hapa të mëdha përpara, kemi shënuar dhe mjaft suksese dhe këto falë edhe rolit që ka luajtur Francesko Mandoi në këto vite,” u shpreh Bucci.

Ndërsa ish numri dy i Antimafias italiane Francesco Mandoi, tregoi mësimin më të madh të marrë nga simboli i luftëtarit pakompromis kundër mafies. “Një nga gjërat që Giovanni Falcone na mësoi ne prokurorëve, – unë pata rastin ta njoh personalisht edhe në cilësinë e dekanit të Shkollës së Prokurorisë, – ishte: Mafia luftohet me kultin e ligjshmërisë dhe këtu ka të drejtë edhe kryebashkiaku Veliaj, kulti i ligjshmërisë është një detyrë e komuniteteve, bashkive, shkollave dhe të gjithëve ne që të bëjmë të mundur që një shoqëri të ketë mundësi të rritet me vlera,” u shpreh Mandoi.

Ai ka nënvizuar edhe faktin se këto vlera i ka gjetur të ngulitura në Shqipëri. “Ndër shumë gjëra që ky vend më ka mësuar është që të mos besoj tek stereotipet. Ky është një vend që të ndryshon, të ndryshon perspektivën, stereotipet. Është një vend tek i cili nëse vjen me disa paragjykime, më pas do kuptosh se nuk ke pasur të drejtë. Pikërisht këtë krenari të veçantë, që nuk është vetëm krenaria e të qenit shqiptar, por dhe krenaria e faktit që i përket një kulture antike tek e cila disa vlera janë absolute dhe të panegociueshme më ka mësuar Shqipëria. Ndaj ka qenë e lehtë të përshtatem me të parin prej këtyre mësimeve të Giovanni Falcones,” shtoi ai.

Në fund, teksa po i dorëzonte celësin simbolik të kryeqytetit shqiptar, Tiranës, Veliaj zbuloi se pas përfundimit të misionit 3-vjecar në Shqipëri, Mandoi do të vijojë të jetë aktiv dhe prezent në jetën politike shqiptare. “Miku ynë Francesco Mandoi ka pasur një propozim nga kryeministri Edi Rama për të qenë këshilltar i tij për çështjet e krimit të organizuar,” tha Veliaj.

Në prill të këtij viti, magjistratit Francesco Mandoi iu dha nderi “Akademik Papnor” në “Pontificia Accademia Mariana Internationalis”, një nga shtatë akademitë pontifikale të koordinuara nga Këshilli i Vatikanit për Kulturën.

/b.h

Next Post
Mori pjesë në grabitjen e shekullit në Angli/ Martohet Jetmir Buçpapa! Mediat britanike: Shqiptari bëri një dasmë luksoze!

Mori pjesë në grabitjen e shekullit në Angli/ Martohet Jetmir Buçpapa! Mediat britanike: Shqiptari bëri një dasmë luksoze!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In