• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” kreut të Guardia di Finanza

by A R
28/09/2018 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
“Qyteti dhe vendi juaj i bukur është shumë më i sigurt se kurrë më parë”. Kështu u shpreh Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza, Giorgio Toschi, i cili u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Komandanti Toschi dhe kryebashkiaku Veliaj vlerësuan bashkëpunimin e shkëlqyer në këto vite mes policisë shqiptare dhe asaj italiane në fushën e sigurisë, ku tashmë vendi ynë është partner i besueshëm në luftën ndaj kriminalitetit.
Në shenjë miqësie, Veliaj i dorëzoi Komandantit të Përgjithshëm të Guardia di Finanza edhe “Çelësin e Qytetit”. “Po jua dorëzoj Çelësin e qytetit të Tiranës sepse ju konsiderojmë pjesë të shtëpisë sonë, dhe me një miqësi të vërtetë dhe vlerësim për “Guardia di Finanza”, për vullnetin për të ecur përpara së bashku, jo si inferiorë, por si partnerë. Ju falenderoj vërtet! Tani kemi një qytet që është edhe më i sigurt dhe besoj se kjo është edhe meritë e juaja, sepse ka gjëra që mund t’i bësh i vetëm, por ka edhe gjëra, si krimi ndërkombëtar, që nuk mund t’i bësh ballë i vetëm, nëse nuk ke miq të vërtetë. Ju jeni një mik i vërtetë, ju vlerësoj shumë”, tha Veliaj.
Giorgio Toschi e cilësoi domethënës nderimit që i bëhet atij dhe “Guardia di Finanza”-s nga Bashkia e Tiranës. Ai theksoi se të dy vendet janë të impenjuara maksimalisht për të bashkëpunuar, ndërsa theksoi se gjithnjë e më shumë e vlerëson dhe e adhuron Tiranën.
“Jam jo vetëm krenar për marrjen e këtij çelësi, pasi ndër të tjera është edhe bukur, por edhe për domethënien dhe vlerën që përfaqëson ky çelës. E përsëris se kam fatin që të jem Komandant i Përgjithshëm në një moment të tillë, ku gjendemi në maksimumin e impenjimit tonë, edhe sa i takon aspektit të bashkëpunimit, por edhe konstatimeve, pasi qyteti dhe vendi juaj i bukur është shumë më i sigurt se kurrë më parë. Ndihem shumë i lidhur, pasi prej 22 vitesh ndjek këto misione. Ndaj është edhe një kënaqësi e madhe personale sepse me këtë çelës do të hap figurativisht portat e këtij qyteti që vlerësoj dhe adhuroj gjithnjë e më shumë”, u shpreh Toschi.
Next Post
‘Viktator’, ‘The Revenant’, ‘Mutti’, pseudonimet e liderëve europianë

'Viktator', 'The Revenant', 'Mutti', pseudonimet e liderëve europianë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në kërkim në Gjermani për trafik droge, shqiptarit i sekuestrohen apartamentet në Durrës dhe Tiranë

Në kërkim në Gjermani për trafik droge, shqiptarit i sekuestrohen apartamentet në Durrës dhe Tiranë

March 2, 2026
Nis gjykimi për kryebashkiakun e Tropojës dhe zëvendësin e tij, Biberaj: Në 35 vite punë s’kam marrë një vërejte

Nis gjykimi për kryebashkiakun e Tropojës dhe zëvendësin e tij, Biberaj: Në 35 vite punë s’kam marrë një vërejte

March 2, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kuvendi i Lezhës, model i racionalitetit politik

March 2, 2026
Dita e tretë e sulmeve/ Lufta në Lindjen e Mesme, nga Izraeli në Kuvajt, sa viktima janë shënuar deri më tani

Dita e tretë e sulmeve/ Lufta në Lindjen e Mesme, nga Izraeli në Kuvajt, sa viktima janë shënuar deri më tani

March 2, 2026
Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Durrës, disa të arrestuar, mes tyre dy vajza!

Ushtronin prostitucionin në një apartament me qira, arrestohen dy vietnameze në Tiranë

March 2, 2026
Nga B-2 e Tomahawk, te Patriot e THAAD/ Lista e armëve të përdorura nga Uashingtoni në sulmet ndaj Iranit

Nga B-2 e Tomahawk, te Patriot e THAAD/ Lista e armëve të përdorura nga Uashingtoni në sulmet ndaj Iranit

March 2, 2026
Zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës, Albin Kurti takohet sot me kreun e LDK-së

Zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës, Albin Kurti takohet sot me kreun e LDK-së

March 2, 2026
Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave për t’u takuar me Presidentin, pritet dekretimi i ndryshimeve në qeveri

Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave për t’u takuar me Presidentin, pritet dekretimi i ndryshimeve në qeveri

March 2, 2026
“Kam dy vjet pa bërë se*s”, Monika Kryemadhi rrëfen jetën personale pas ndarjes me Ilir Metën (VIDEO)

“Kam dy vjet pa bërë se*s”, Monika Kryemadhi rrëfen jetën personale pas ndarjes me Ilir Metën (VIDEO)

March 2, 2026
Elisa e Çudirave

Gazidede dhe Horoskopa

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In