• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” këngëtares shqiptare Eleni Foureira: Frymëzim për të rinjtë!

by A R
27/07/2018 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas performancës së shkëlqyer mbrëmjen e dy ditëve më parë në sheshin “Skënderbej”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti dje këngëtaren e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Foureira. Pasi e falenderoi spektaklin që u ofroi qytetarëve të Tiranës me muzikën e saj, Veliaj i dorëzoi Elenit “Çelësin e Tiranës”, në shenjë mirënjohje për frymëzimin e shumë të rinjve shqiptarë.

“‘Çelësi i Tiranës’ është për njerëz shumë, shumë të veçantë, një mënyrë për të treguar se për miqtë tanë dyert e qytetit janë gjithmonë të hapura. Ti je pjesë e familjes tonë dhe ne jemi shumë krenarë për atë çka ti bën, jo vetëm si artiste e madhe, por njëkohësisht si njeri shumë i mirë”, tha Veliaj.

Këngëtarja Foureira u shpreh e lumtur për këtë vlerësim, ndërsa theksoi se ndihej krenare që ishte shqiptare. “Faleminderit shumë! Jam shumë e lumtur, pasi gjithmonë jam ndierë krenare për faktin e të qenit shqiptare dhe jam shumë e lumtur dhe krenare që ndihem kështu. Shumë faleminderit për këtë. Gjyshja ime që ndodhet tani në Vlorë, do ndihet shumë e lumtur! Edhe unë jam shumë e lumtur që ju kam bërë krenarë dhe gjithmonë do mundohem t’ju bëj ju (Shqipërinë), Greqinë dhe Qipron, të 3 vendet e mia, krenarë”, tha këngëtarja me origjinë shqiptare.

Ajo vlerësoi ndryshimin që ka pësuar Tirana, duke theksuar se i ka bërë shumë përshtypje bukuria dhe mikpritjen e kryeqytetit të shqiptarëve. “Faleminderit shumë Shqipëri. Është një vend ndryshe, Tirana është një qytet shumë i bukur. Përgëzime për çka keni bërë; njerëzit janë të mrekullueshëm. Jam tejet e impresionuar nga fakti se sa të mirë janë dhe me sa respekt të trajtojnë. Koncerti ishte i mrekullueshëm, turma ishte e jashtëzakonshme, ndaj sa herë që ju të më ftoni, unë do të jem këtu”, u shpreh Foureira.

Kryebashkiaku Veliaj shprehu edhe solidaritetin e Tiranës me popullin grek për fatkeqësinë që përfshiu Athinën me zjarret dhe informoi Elenin me vendimin më të fundit të Këshillit Bashkiak, për t’i ofruar ndihmë financiare për tejkalimin e situatës.

“Jemi shumë të lumtur sot që Këshilli Bashkiak miratoi një fond ndihme për vëllezërit e motrat tona në Greqi, sepse mendoj që është e rëndësishme që në kohë nevoje, zbulojmë se cilët janë miqtë tanë të vërtetë. Mendoj se Greqia dhe populli grek hapën dyert për ju, atëherë kur ti dhe familja jote kalonit kohë të vështira, ashtu si edhe unë, një 10-vjeçar, kalova në Greqi përmes maleve, ndaj kam një respekt të madh dhe mendoj se është mirë që të tregojmë në kohë krizash, pavarësisht se çfarë politika apo njerëzit civilë thonë, shumica kujdeset dhe duan njëri-tjetrin”, përfundoi Veliaj./a.m.

Next Post
Lorik Cana mbush 35-vjeç, presidenti Meta uron ish-kapitenin

Lorik Cana mbush 35-vjeç, presidenti Meta uron ish-kapitenin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In