• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj i dorëzon ‘Çelësin e Qytetit’ Presidentit të Bordit të bankës Intesa Sanpaolo, Gian Maria Gros-Pietro

by
07/07/2022 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi “Çelësin e Qytetit” Presidentit të Bordit të bankës Intesa Sanpaolo, Gian Maria Gros-Pietro. Veliaj vlerësoi kontributin e bankës Intesa Sanpaolo, në vitet e vështira të tranzicionit shqiptar dhe rolin e saj në edukimin financiar të qytetarëve.

“Është një kënaqësi e veçantë që Presidenti i Bordit të Intesa Sanpaolo është këtu në Tiranë. Ai përfaqëson një investim të jashtëzakonshëm të një banke, e cila ishte banka e parë, nga e cila mësuam çfarë ishte banka e kreditit, si përdorej një makinë ATM etj. Shqipëria ka ndryshuar shumë, sigurisht që është rritur bashkë me bankat e tjera dhe teksa kemi një histori suksesi të bankës, kemi edhe një histori suksesi të Shqipërisë dhe sidomos të Tiranës, e cila ka 50% të ekonomisë së vendit”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se Shqipëria dhe Italia kanë një marrëdhënie të veçantë, ku shumë qytetarë nga të dyja vendet kanë krijuar histori suksesi.

“Sot jemi në një situatë ku kemi shqiptarë që kanë një histori suksesi në Itali, por kemi edhe italianë që kanë një histori suksesi këtu në Shqipëri. Besoj që raporti më special është raporti mes njerëzve. Urat që krijojnë njerëzit janë të paçmueshme. Filozofia juaj, ku patjetër bilanci i bankës duhet të jetë pozitiv, po edhe bilanci human i qytetit tonë të jetë pozitiv dhe që këto bilance shkojnë krah për krah është ndoshta filozofia më e mirë e të bërit biznes”, theksoi Veliaj. Duke vlerësuar kryebashkiakun për këtë vlerësim, Presidenti i Bordit të bankës Intesa Sanpaolo, Gian Maria Gros-Pietro u shpreh se e admiron Shqipërinë për atë që është dhe për progresin e saj të vazhdueshëm.

“Faleminderit z. Kryebashkiak. Të marrësh çelësat e një qyteti është një nder i madh. Është diçka që i takon zemrës. Shqipëria është një vend që unë e dua dhe e admiroj për atë që është, për atë që ka qenë përgjatë historisë së saj, për atë që është sot dhe për progresin e vazhdueshëm”, nënvizoi Gian Maria Gros-Pietro.

/e.d

Next Post
Eno Peçi ‘vallëzon’ në Tiranë/ Balerini i njohur ndez skenën në sheshin “Skënderbej”. I pari në skenën e operas së Vjenës

Eno Peçi 'vallëzon' në Tiranë/ Balerini i njohur ndez skenën në sheshin “Skënderbej”. I pari në skenën e operas së Vjenës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In